Me nje thike te mprehte heqim bishtat e domateve.
Presim lehte lekuren e domates ne forme kryqi ne bazen e saje.
Zhysim domatet ne uje te zier per 12-15 sekonda dhe menjehere i heqim dhe i vendosim ne tenxheren me ujin e ftohte me akull si ne foton e meposhteme per 12-15 sekonda te tjera.
Uje i ftohte dhe akull.
Perfundimisht kemi domate te qeruar pothuajse pa ndihmen tone sepse lekura e saje hiqet pothuajse vete. Domatet e qeruara munt ti perdorim per antipasta, sallata, salca, gjellera te ndryshme etj.
Ne qofte se ndonje recete kerkon te hiqen farat e domateve, i presim ne mes dhe me nje luge kafeje i heqim ato.
No comments:
Post a Comment