PERBERESIT
Per 4-5 persona
900 gr oktapod
1 filxhan kafeje me vaj ulliri
2-3 luge gjelle me uthull
kripe
rigon
2-3 kokrra piper te zi
PREGATITJA
Lajme mire oktapodin me uje te bollshem. Ne nje tenxhere vendosim oktapodin pa uje dhe shtojme 2 gjethe dafine. Mbyllim tenxheren me kapak dhe e leme te zieje te temperature shume te ulet per 60 - 70 minuta.
Provojme oktapodin me nje pirun duke e ngulur mbi te dhe ne qofte se eshte i bute e heqim nga tenxherja dhe e vendosim ne nje pjate.
Presim oktapodin ne pjese te vogla ne madhesine e nje kafshate. Shtojme vaj ulliri, uthull, pak kripe, e sperkasim me rigon dhe e sherbejme te ngrohte. Gatim te mbare. Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte tuaj.
No comments:
Post a Comment