5/04/2014

Tave me karkaleca deti



PERBERESIT

1 kg karkaleca deti
1 qepe te grire
1 spec te kuq te grire
4 thelbinj hudhre te grira
1 filxhan caji me salce domate
1/2 filxhan caji me vere te bardhe
kripe - piper te zi pluhur - rigon
200 gr djathe te bardhe
2-3 gjethe dafine
1 filxhan kafeje me vaj ulliri






PREGATITJA

Lajme mire me uje te bollshem karkalecat e detit dhe i leme te kullojne. Ne nje tenxhere ngrohim vajin e ullirit, kavurdisim pak qepen dhe specin e kuq.






Shtojme karkalecat e detit, hudhren dhe i kavurdisim deri sa karkalecat te marrin nje ngjyre te kuqerremte. Shuajme me  vere te bardhe garidhet, deri sa te avulloje pak alkoli i veres. Shtojme salcen e domates dhe i kavurdisim perperesit deri sa te mpikset pak salca.





Shtojme 2 filxhana kafeje me uje, rregullojme shijen me kripe, piper te zi pluhur, rigon dhe dafine. I leme te gjithe perberesit te marrin nje vale, grijme me dore djathin e bardhe dhe i hedhim te gjithe perberesit ne nje tepsi. Fusim tepsine ne furre te nxehur per 30 - 40 minuta ne temperaturen 190 - 200 grade dhe sherbejme taven te ngrohte.



No comments: