5/15/2014

Tave me patllixhan dhe mish vici te grire







PERBERESIT

1,5 filxhan caji me salce domateje (ose 3 domate te fresketa)
1/2 patllixhani
200 gr mish vici te grire
60 gr djathe te bardhe
3 feta domateje
2 kokrra ullinj
kripe - piper te zi pluhur
2 gjethe dafine
2 thelbinj hudhre te grira imet
1 filxhan kafeje me vaj ulliri







PREGATITJA

Ne nje tenxhere pregatisim salcen e domates. Hedhim ne tenxhere 1/2 luge gjelle me gjalp (ose i luge gjelle me vaj ulliri). Shtojme 3 kokrra domate (te qeruara nga lekura) te grira ne rende te imet, 1 gjethe dafine, rregullojme shijen me kripe dhe piper. Leme salcen te marri nje vale per 5-6 minuta dhe e leme menjane. Ne nje tigan hedhim 1 luge gjelle me vaj ulliri, shtojme mishin e grire dhe e kavurdisim. Shtojme 1/2 luge gjelle me salce domateje (pelte), kripe, piper te zi pluhur, pak rigon, 1 gjethe dafine, 1 filxhan kafeje me uje te ngrohte, i leme te ziejne per 2-3 minuta dhe e heqim tiganin nga zjarri.






Skuqim patllixhanin ne tigan deri sa te marri nje ngjyre te kuqerremte dhe e leme te kulloje vajrat e teperta. Ne nje tave hedhim salcen e pregatitur te domates, patllixhanin, hudhren e grire mbi patllixhan, mishin e grire te pregatitur, djathin e bardhe, fetat e domates dhe ullinjte. Sperkasim me pak rigon dhe vendosim taven ne furre te nxehur ne temperaturen 200- 210 grade per 25-30 minuta. Shoqerojme taven e ngrohte me patate te skuqura, zarzavate te ziera ose me sallate te deshires tuaj. Gatim te mbare. Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte tuaj.



No comments: