PERBERESIT
700 gr miell gruri (mulliri)
300 gr miell gruri te bute nr 80
20 gr maja te fresket
1.5 filxhan caji me hirre
7 gr sheqer
5 gr kripe
4 luge supe vaj ulliri
1 luge gjelle me fara luledielli te qeruara
PREGATITJA
Tresim majane, sheqerin, kripen ne nje filxan caji me pak uje te vaket. Ne nje ene plastike hedhim miellin dhe i hapim nje grope te vogel ne mes, shtojme majane e tretur, vajin e ullirit, farat e lulediellit dhe e perziejme avash avash me miellin. Hedhim sa hirre te nevojitet qe te behet brum i bute dhe jo te na ngjitet neper duar.
E vendosim brumin ne nje vend te ngrohte qe te fryhet per 1 ore ose deri sa te dyfishohet volumi i tije.
Pasi te fryhet e perpunojme perseri dhe e ndajme ne pjese te vogla dhe ju japim formen e bukeve sipas deshires te cilat do ti vendosim ne tepsi te lyer me yndyre. E leme per 20-30 minuta te tjera qe te fryhen brumrat ne tepsi dhe i pjekim ne furre te nxehte ne 200-220 grade per 30-40 minuta deri sa te marre ngjyre floririnjte te erret.
No comments:
Post a Comment