Showing posts with label Pije. Show all posts
Showing posts with label Pije. Show all posts

6/26/2014

Pije me mjalte dhe alkol





PERBERESIT

10 gr mjalte (ose 2 luge caji)
10 karafila gozhde
1 shkop kanelle
2 fara anise (yll)
90 ml wiski Cardhu
240 ml uje te zier
2 feta limoni








PREGATITJA

Vendosim erezat dhe mjaltin ne nje gote caji.
Shtojme ujin e zier dhe wiskin.
Shtrydhim limonin, e hedhim ne perzierjen e pregatitur dhe e perziejme deri sa te tretet mjalti.
Kullojme pijen me nje site te vogel dhe e sherbejme te ngrohte ne nje gote konjaku.
Gatim te mbare. Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte tuaj.

4/27/2014

Caj sherebele






Acidet lyrore qe gjenden te sherebela kane veti antiseptike, antivirale dhe antimykotike. Gjithashtu sherebela ka veti anti-hidrotike duke ulur perspirimin nepermjet djerses. Ajo ka edhe veti antioksiduese dhe anti-inflamatore. Caji I sherebeles me mjalte dhe leng limoni mbetet nje solucion shume I mire per gargar per bajamet e inlamuara dhe gryket e skuqura. Madje perdoret nga tenore te ndryshem per te permiresuar performancen vokale. Nder shekuj caji I sherebeles eshte perdorur per te kthjelluar mendjen dhe per te stimuluar funksionin e trurit. Sipas studimeve duket se sherebela mund te kete efekt pozitiv per pacientet qe vuajne nga semundja e Alzheimer-it.

4/20/2014

Leng molle






PERBERESIT

Per 10-12 persona
 
1 kilogram mollë 
3 litra ujë
1 filxhan caji me sheqer
lëng nga 1 limon





PREGATITJA

Lahen mollët dhe ju heqim bishtat. Nuk heqim thelbin me farat e molleve dhe as i qerojme. Presim ne feta mollet dhe i vendosim ne nje tenxhere per ti zier. Shtojme ujin, mbulojme tenxheren dhe i leme te ziejne deri sa mollët te zbuten mirë ose pothuajse tetreten.
Shtojme sheqerin dhe lëngun e limonit dhe trazojme për të shpërndarë dhe tretur sheqerin  lëngun e nxehtë. Largojme tenxheren nga zjarri qe te na ftohet dhe e kullojme lengun e molles  një kullesë plastike te ciles e shtrojme nje nape te trashe per ta kulluar sa me mire. Lengu i molles duhet te kete nje ngjyre te verdhë të qartë. Pime lengun e molles te ngrohte ose te ftohtë duke e mbajtur atë në frigorifer në një enë plastike ose qelqi. Teorikisht ne nuk duhet të përdorin diçka metalike ne ruajtjen e lengut te molles (mundesisht ene qelqi), për të shmangur ndryshimin e ngjyrës ne pije. Gatim te mbare. 
 Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte e juaj. 

4/16/2014

Vera pije alkolike

 

Vera është një pije alkoolike që prodhohet nga fermentimi i rrushit ose lëngut të rrushit. Fjala vjen nga gjuha Greke për Fοινος dhe nga Gjuha Latine përvinum.

Pije të ngjashme me verën mund të bëhen edhe nga fruta të tjera. Në këtë kuptim emri verë perdoret si kualifikues, për shëmbull, verë e kuqe. Vetë fjala verë ka kuptimin verë rrushi.




Kjo terminologji shpesh caktohet nga ligji.Vera është interesante për disa arsye: perdorimi i saj ne ceremonite fetare të shumë kulturave; rëndësia historike e tregut te verës ne lashtësi. Ndryshe nga produkte të tjera, vera reflekton tek ai që e shijon veritetin e terrenit, klimës dhe konditave në të cilat rrushi është rritur, duke e bërë verën të ketë një shumëllojshmëri shijesh.

Duke shtuar këtu edhe përmirsimin e verës me kalimin e kohës variteti i shijes së verës është gati i pafundmë. Shumë fabrika moderne vere mundohen ta fshehin këtë varjetet duke prodhuar verë me të njëjtën shije çdo vit me anë të shkrirjes, adiksioneve kimike etj. duke krijuar kështu shije vere që nuk ndryshojnë nga viti në vit. 

Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte e juaj
.

Efektet e veres ne organizmin tone








Të pish alkool, do të thotë t’u hapësh dyert sëmundjeve të zemrës. Të gjitha pijet alkolike sjellin probleme, përveç verës së kuqe, e cila është vënë në qendër të studimeve. Vera e kuqe përmban resveratol, një substancë e cila, pas studimeve të bëra te kafshët, tregoi se mund të aktivizojë gjene që ngadalësojnë plakjen e qelizave.









Efektet mjekësore të verës janë subjekt i studimeve dhe debateve të vazhdueshme. Ne SHBA, një rritje e madhe e konsumit të verës së kuqe u pa në 1990.
Tashmë është ë qartë se konsumi i rregullt i 1 ose 2 pijeve në dite (1 pije e barabartë afërsisht me 125ml verë me 13% alkool) ul vdekshmërinë sepse ul 10%-40% mundësinë e sëmundjeve të zëmrës për njerzit mbi moshën 35 vjeç


Një gotë verë ka më shumë vlera se ç’mund të mendojmë. Zhvillon trurin, mbron kujtesën, lufton qelizat kanceroze apo forcon imunitetin. Për më tepër, një gotë verë mund të konsumohet kurdo, në kohë dimri dhe vere

Ushqen trurin

Një nga vlerat më pozitive të verës ka të bëjë me zhvillimin e kujtesës. Një gotë verë bën gjithmonë mirë sepse jo vetëm e ushqen trurin, zhvillon kujtesën por dhe e mbron atë. Një sondazh bërë grave të moshës 70 vjeçe rezultoi më i suksesshëm për ato që konsumonin verë në krahasim me ato që nuk e pinin fare. Vera parandalon mpiksjen e gjakut dhe redukton inflamacionin e enëve të gjakut, ku secila prej tyre është e lidhur me sëmundjen e zemrës. Kështu ka shpjeguar Tedd Goldfinger, një nga studiuesit e universitetit të mjekësisë në Arizona. Alkooli gjithashtu duket se rrit edhe hdl-në, kolesterolin e mirë, që i duhet trupit.

Tretë kalori

Studimet kanë treguar se njerëzit që pinë verë çdo ditë kanë një peshë trupore më të vogël, ( më të lehtë) se sa ata që e pijnë me raste. Pijësit e moderuar kanë më pak yndyrë në trup, se ata që konsumojnë më pak pije. Alkooli mund të nxisë trupin tuaj për të djegur kalori ekstra. Kjo vlen sidomos pas 90 minutave pasi keni konsumuar një gotë të tillë. Birra duket se ka efekt të ngjashëm.

Forcon imunitetin e trupit

Sipas një studimi britanik, ata që pinin afërsisht një gotë verë në ditë ishin më pak të prekshëm ndaj baktereve ‘Helicobacter pylori’, i cili shkakton gastrit dhe ulcerë të stomakut. Nëse konsumohet qoftë edhe një gjysmë gote do të kishte shumë rëndësi pasi trupi juaj mbrohet ndaj mikrobeve të salmonelës sidomos kur njerëzit janë të ekspozuar ndaj ushqimit të ndotur.

Lufton qelizat kanceroze

Një studim tjetër ka treguar se një gotë verë ndihmon në zhdukjen e qelizave kanceroze. Konkretisht kjo iu bë grave të cilat nuk kishin kancer. Pikërisht një gotë verë në ditë i ndihmonte ato që të luftonin qeliza të tilla kanceroze të paktën deri në 50 për qind. Studime të tjera në universitete të tjera të botës prodhuan rezultate të ngjashme. Ekspertët dyshojnë se kjo mund të jetë për shkak të antioksidantëve, të cilët kanë përhapje të lartë të substancave antikanceroze që gjenden në verë.

Stimulon ndërtimin e kockave

Një tjetër arsye se pse duhet pirë vera është sepse ajo ndihmon në mënyrë të ndjeshme zhvillimin dhe ndërtimin e kockave. Ata që konsumojnë më tepër verë, sidomos gratë, kanë kocka më të forta se ata që nuk pijnë. Alkooli rrit nivelet e estrogjenit, hormone që ndihmojnë në prodhimin e kockave të reja dhe mbrojtjen e të tjerave.

Parandalon diabetin

Gratë të cilat janë në fazën e para menopauzës e që konsumojnë një ose dy gota verë në ditë kanë 40 për qind më pak gjasa se sa gratë që nuk pijnë të zhvillojnë diabetin e llojit Ndërkohë nga ana tjetër studimet kanë treguar se për arsye ende të paqarta vera zvogëlon rezistencën e insulinës te pacientët diabetikë. 

Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte e juaj
  .

4/13/2014

Pranvere!! sezoni i luleshtydheve!! le te bejme nje liker te fresket aromatik!! dhe per 2 dite eshte gati!!








PERBERESIT

600 gr luleshtrydhe
250 gr sheqer
250 ml konjak
2 karafila



 PREGATITJA

Pastrojme dhe lajme mire luleshtrydhet dhe i leme te kullojne. Ne nje vazo te sterilizuar vendosim shtresa luleshtrydhesh - sheqeri dhe karafilat. Hedhim konjakun dhe mbyllim hermetikisht. Vendosim vazon ne vend me drite (jo ne diell) dhe te fresket per 2 dite. Perziejme vazhdimisht gjate 2 diteve vazon per tu tretur sheqeri dhe per te leshuar shijen e luleshtrydheve. Pas 2 diteve heqim luleshtrydhet dhe kullojme shume mire me nape te dyfishte lengun (likerin). Vendosim likerin ne shishe qelqi dhe e ruajme ne frigorifer ose ne vend te fresket. E sherbejme me akull ose me nje fete limon te fresket.
Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte e juaj.

 

4/12/2014

Cokollate me qumesht (milkshake coklat)







PERBERESIT

1.5 luge supe me kakao pluhur pa sheqer
1 banana te vogel te grire ne feta
1/2 filxhan caji me qumesht te fresket
1/2 luge kafe me vanilie
1.5 luge kafe me sheqer
1/2 filxhani kafe me akull









PREGATITJA

Vendosim të gjithë përbërësit në nje robot shtepiak perzieres dhe i punojme deri sa te kemi nje leng te trashe te cokollates me qumesht (milkshake coklat) homogjen. E shërbejme në një gotë dhe e konsumojme menjëherë. Sipas deshires tuaj mund ta zbukurojme cokollaten me qumesht dhe me pak shllak mbi te. Qumeshtin me cokollate mund ta sherbejme dhe me nje top akullore cokollate brenda ne gote  (akullore te shijeve te ndryshme).


4/09/2014

Pershtypjet me te mira per perzgjedhjen dhe pirjen e veres se kuqe ne vere






Pavarësisht nga të nxehtit dhe lagështia disa prej nesh ende pëlqen të pijnë verë të kuqe gjatë gjithë verës. Lexoni më tepë për disa këshilla të dobishme në zgjedhjen e verërave të kuqe të përsosura freskuese verore.Si mund të shërbehet një verë e kuqe në verë!!
Një nga aspektet më të rëndësishme të çdo vere të kuqe është mezja që do ta shoqërojë. Kjo është veçanërisht e rëndësishme kur temperaturat rriten. Vendosni shishen tuaj më të preferuar të verës së kuqe në frigorifer për rreth 20 deri në 30 minuta para se ta shërbeni. Ju do të jeni të habitur se si ajo do të ketë një shije të vecantë freskuese. Zgjidhni verëra të lehta me tanine te ulëta. Mundohuni të zgjidhni verërat e 13% alkol dhe më poshtë. Verërat Light të kuqe janë më të lehta në qiellëz dhe janë shumë më tepër freskuese se sa verërat me përqindje të larta alkoli. 


 

 

 

 

Disa nga verërat favorite freskuese verës janë:


Valpolicello - Nga rajoni i Venetos në Italinë veriore. 

Harrojeni Ripasso ose Amarone. Në vend të këtyre të zgjidhni për të thjeshtë dhe Normale verën Valpolicello. 
Gamay - Beaujolais, ose verëra të tjera të bëra nga rrushi Gamay 
Franc Cabernet - veçanërisht nga Chinon Loire Valley. 
Pinot Noir por Pinote të lehta si. Carneros, Sonoma Coast, Bourgogne Rouge, Burgundy, 
Red Sancerre apo gjermane Pinot Noir janë të gjitha mundësitë të mira. 
Grenache apo blends (verëra me tre ose më shume lloje rrushrash) Grenache të bazuara nga Lugina Rhone ose Languedoc në Francë apo bregdetin qendror të Kalifornisë.
Ver
ëra te kuqe austriake të bëra nga Zweigelt apo St Laurent.
Dolcetto ose verëra Barbera nga Piemonte zonën e Italisë.
Verërat BIERZO (rrushi Mencia) nga Northwestern i Spanjës. 
Schiava - një nga rrushrat lokal të Alto Adige në Italinë veriore bën verëra të kuqe të shijshme të lehta per tu perdorur për stinën e verës.


Liker portokalli




PERBERESIT

600 ml uje
600 gr sheqer
1 vazo qelqi qe te mbyllet e sterilizuar shume mire
1/2 shkop kanelle te zeze
10 portokalla
700 ml votke
250 ml konjak





PREGATITJA

Lajme mire portokallat,i  leme te thahen dhe u presim lekuren qe na duhet por me kujdes qe te mos kete te bardhen e brendshme se do idherohet likeri,vetem te verdhen. Lekurat i vendosim ne nje ene plastike dhe ju shtojme 2-3 luge sheqer nga 600 gramet dhe i perpunojme pak me dor.Vendosim lekurat ne vazon e qelqit ju shtojme konjakun dhe votken dhe e mbyllim vazon shume mire per 10 dite.

Mbas 10 ditesh perziejme ujin dhe sheqerin ne nje tenxhere dhe i leme te ziejne per 3-5 minuta.
Mbasi te jete ftohur shiropi e hedhim ne vazon me lekurat bashke me kanellen. Mbyllim vazon shume mire qe te mos marri ajer dhe e leme likerin te mbyllur per 1 jave tjeter. Kullojme likerin ne nje filter kafeje dhe e vendosim ne nje shishe.
Likerin mund ta sherbejme te ftohte ose me akull.