PERBERESIT
600 ml uje
600 gr sheqer
1 vazo qelqi qe te mbyllet e sterilizuar shume mire
1/2 shkop kanelle te zeze
10 portokalla
700 ml votke
250 ml konjak
PREGATITJA
Lajme mire portokallat,i leme te thahen dhe u presim lekuren qe na duhet por me kujdes qe te mos kete te bardhen e brendshme se do idherohet likeri,vetem te verdhen. Lekurat i vendosim ne nje ene plastike dhe ju shtojme 2-3 luge sheqer nga 600 gramet dhe i perpunojme pak me dor.Vendosim lekurat ne vazon e qelqit ju shtojme konjakun dhe votken dhe e mbyllim vazon shume mire per 10 dite.
Mbas 10 ditesh perziejme ujin dhe sheqerin ne nje tenxhere dhe i leme te ziejne per 3-5 minuta.
Mbasi te jete ftohur shiropi e hedhim ne vazon me lekurat bashke me kanellen. Mbyllim vazon shume mire qe te mos marri ajer dhe e leme likerin te mbyllur per 1 jave tjeter. Kullojme likerin ne nje filter kafeje dhe e vendosim ne nje shishe. Likerin mund ta sherbejme te ftohte ose me akull.
No comments:
Post a Comment