Showing posts with label Marmelata. Show all posts
Showing posts with label Marmelata. Show all posts

4/30/2014

Marmelate luleshtrydeje







PERBERESIT

1 kg luleshtrydhe
600 gr sheqer
1 limon (lengun)
1/2 luge kafeje me vanilie






PREGATITJA

Luleshtrydhet duhet te jene te pjekura dhe te forta. I lajme mire me uje te bollshem dhe ju heqim bishtat.





Vendosim luleshtrydhet ne nje robot shtepiak multi dhe i grijme ne madhesine e nje kokrreje fasuleje. Ne nje tenxhere te gjere vendosim luleshtrydhet, sheqerin, lengun e limonit dhe vanilien. I veme te ziejne ne zjarr te forte duke i perzier vazhdimisht me nje luge druri deri sa te arrije temperaturen 105 grade.




Ziejme marmelaten deri sa te mpikset mire (te bjeri nga luga e drurit ne copa te trasha). Heqim tenxheren nga zjarri dhe leme qe te ftohet mire. Vendosim marmelaten ne kavanoza te sterilizuara dhe e ruajme ne frigorifer. Gatim te mbare. Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte tuaj.


4/21/2014

Marmelate molle





PERBERESIT

2 kg molle
3 filxhana caji me uje
1 lemon vetem lengun 
500 gr sheqer kristal te bardhe
1 luge gjelle kanelle pluhur





PREGATITJA

Lajme, qerojme dhe presim mollet ne kubike. Ne nje tenxhere vendosim mollet, ujin dhe sheqerin. Ne zjarr jo shume te forte e ziejme marmelaten deri sa te zbuten mollet. Hedhim kanellen lengun e limonit dhe e ziejme akoma per 10 minuta duke e perzier mire dhe e largojme tenxheren nga zjarri. E leme marmelaten 20-30 minuta deri sa te ftohet mire dhe e vendosim neper vazo qelqi por te sterilizuara mire me uje te nxhehte dhe te thara mire, i mbushim dhe i leme bosh 5ml nga kapaku i vazos. Ne nje tenxhere presioni ku te kete uje te nxhehte deri sa te mbuloje cdo vazo 
2 cm lart kapakut i ziejme vazot dhe i leme te ftohen para se ti veme ne vende te fresketa dhe te erreta ose ne frigorifer. Simbas deshires bashke me kanellen mund ti shtojme marmelates dhe 1luge kafe karafil te bluar. Do marri nje shije pak <spicy>. Gatim te mbare. 

Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte e juaj. 
 

4/17/2014

Marmelate mandarine





PERBERESIT 

4 mandarina, të prera në feta holla të rrumbullakëta
1/4 filxhan caji lëng mandarine
1/2 filxhan caji vere te bardhe te gazuar
sheqer






PREGATITJA

Pregatisim një kavanoz qelqi te sterilizuar dhe e vendosim mënjanë. Vendosim një tenxhere të madhe ne teperature te larte ngrohjeje, shtojme fetat e mandarinave dhe ju shtojme uje te ftohte deri sa te mbulohen. Pasi fillojne te ziejne fetat e mandarines me ujin ulim temperaturen ngrohjes dhe e leme te ziejne për 10 minuta akoma. Zbrazim ujin e mandarinave dhe përsërisim edhe njehere kete proces. Per pregatitjen e kësaje recete ne do të përdorim një procesor ushqimor grires ose nje blender me thika prerie. Shtojme ne enen plastike te procesorit fetat e mandarinave, pasi i kemi lene pak per tu ftohur dhe i bluajme lehte vetëm disa herë. Në qoftë se do duam copa me të vogla mandarine mund të vazhdojmë grirjen deri sa te kemi arritur madhësine e dëshiruar te mandarinave. 


Duke përdorur një peshore gatimi, peshojnë Mandarinat e grira. Në një tenxhere të madhe, shtojme copat e mandarinës dhe të njëjtën peshë sheqeri. Shtojme lëngun e mandarinave dhe veren e bardhe te gazuar, dhe vazhdojme zierien deri sa te arrije ne temperaturen 100 ° C per rreth 10-15 minuta. Heqim nga zjarri marmelaten dhe heqim me nje luge shkumën qe ka krijuar marmelata gjate zieries. Me një lugë vendosim në kavanozin e sterilizuar që kemi përgatitur marmelaten e mandarines dhe e leme te ftohet pa e mbyllur kapakun e kavanozit. Pas ftohjes se plote e vendosim atë në frigorifer dhe është gati për përdorim. Marmelata e mandarines mund te ruhet ne frigorifer per 2 muaj. Menyra e pregatitjes se kesaje marmelate mund te zevendesohet me cdo lloj fruti tjeter te sezonit.  
Gatim te mbare. 
Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte e juaj.