PERBERESIT
1 kg miell gruri origjinal
2 filxhana caji me dhalle
2 veze
1.5 luge kafeje me sode buke
2 luge kafeje me kripe
4 luge gjelle me vaj
PREGATITJA
Ne nje ene plastike sisim miellin, perziejme miellin me soden e bukes dhe hapim nje vrime ne mes, shtojme vezet, dhalin e perzier me kripen qe te tretet, vajin dhe e punojme mire me dore. Nese brumi del i forte shtojme pak uje te vaket, punojme brumin me dore deri sa te kemi nje brume pak me te forte se brumi qe perdorim per byrek.
Vendosim brumin ne nje ene plastike te mbuluar me nje pecete ne nje vend te ngrohte per 30 minuta qe te qetesohet. Ne nje tepsi te lyer me yndyre vendosim brumin, sperkasim me pak miell dhe e fusim ne furre ne temperature jo shume te larte, pjekim kulacin ne temperature 180-190 grade per 40-50 minuta deri sa te kullohet mire. Kulacin mund ta sherbejme te ngrohte dhe e shoqerojme me gjalpe, djathe, ullinj etj.
No comments:
Post a Comment