Borziloku, mbreti i erezave...
Borziloku eshte nje nga erezat me te dashura ne kuzhinat tona, gjethegjere, i mbushur, do ta gjejme ne cdo cep te Shqiperise per te zbukuruar ballkonet e saje.
Origjinen e saje e ka nga India, ku konsiderohet si nje bime e shenjte e Vishnes dhe e Krisnes, dhe ndoshta eshte sjelle nga atje nga Aleksandri i Madh ne Evrope duke i dhene emrin e tij mbreteror tashme Basilicos (ne Greqisht - mbreteror). Qe nga antikiteti i lashte borziloku eshte i lidhur me dashurine per romaket, me vdekjen per greket, dhe me pastrimin e shpirtrave per francezet. Eshte ereza baze ne recetat mesdhetare.
Eshte nje bime e familjes Labiate qe rritet gjate gjithe vitit. Ajo mund te arrije ne nje lartesi rreth 60 cm, dhe ka disa varietete si i rregullti, i larti, i shkurti, gjethe gjeri, i napolit dhe i dimrit qe gjendet vetem ne sera.
Kur mund ta mbjellim
Koha me e pershtatshme eshte nga mesi i marsit dhe me tutje, kur temperatura eshte stabilizuar ne 20 grade celsius.
Sekretet e borzilokut te shendetshem
Te ujitet mire dhe cdo dite.
Te rritet ne vende me diell.
Kujdes ne lulezim, kulmi i lulezimit eshte ne Qershor deri ne Shtator, per ta mbajtur ate te gjalle dhe te shendetshem presim majat e fidaneve te rinj pak para lulezimit.
Basilic pesto (salce borziloku)
Bluajme ne nje blender 2 filxhana me borzilok gjethegjere te lara, hedhim nje filxhan me vaj ulliri. Shtojme kripe, piper. nje thelb hudher dhe vazhdojme grierjen. Hedhim 2 luge gjelle me stika pishe, 1 luge gjelle djathe pekorino dhe vazhdojme perzierjen. Eshte gati...
No comments:
Post a Comment