PERBERESIT Per 6 persona
6 kallamar mesatar
350 gr karkaleca deti te vegjel
400 gr oktapod
300 gr djathe kackavall te grire ne kubik
200 gr djathe te bardhe te grire ne kubik
1.5 qepe mesatare te grira
4 domate te grira
2 thelbinj hudhre te grira imet
1/2 filxhan caji me vere te kuqe
1 filxhan kafeje me vaj ulliri
1,5 luge gjelle me domate pelte
kripe - piper te zi pluhur
1/2 luge kafeje me sheqer
PREGATITJA
Pastrojme dhe lajme mire produktet e detit. Ne nje tenxhere me uje te valuar me kripe shtojme oktapodin, kallamaret, karkalecat e detit dhe sa te marrin nje vale per 2-3 minuta heqim kallamaret dhe karkalecat e detit. Oktapodin e leme te zieje deri sa te zbutet. Pastrojme karkalecat e detit nga lekura dhe i grijme ne pjese te vogla.
Grijme dhe oktapodin e ziere ne kubike te vegjel. Ne nje tenxhere me vajin e ullirit te nxehur kavurdisim qepet. Shtojme oktapodin e grire, karkalecat e detit te grira qe te skuqen bashke me qepet. Shuajme me vere te kuqe deri sa te avulloje alkoli i tepert. Shtojme salcen pelte, domatet e fresketa te qeruara nga lekura dhe kavurdisim per 3-4 minuta. Kullojme lengun e produkteve te detit ne nje site. Shtojme 3 filxhana caji nga lengu i produkteve te detit, hudhrat, sheqerin,
rregullojme shijen e salces me kripe dhe piper dhe e leme salcen te zieje deri sa te trashet. Mbushim kallamaret me kete rradhe mbushjeje: nje kubik me djathe te bardhe, nje kubik me djathe kackaval, nje luge gjelle me salcen e pregatitur dhe keshtu me rradhe deri sa te mbushen te gjitha kallamaret. Hedhim ne tave salcen e mbetur, vendosim kallamaret e mbushur mbi salce dhe i sperkasim me djathe kackavall te grire. Vendosim taven ne furre te nxehur ne temperaturen 190-200 grade per 40-50 minuta.
No comments:
Post a Comment