Showing posts with label Receta per mengjes. Show all posts
Showing posts with label Receta per mengjes. Show all posts

5/06/2014

Buke e pjekur me djathe kackavall ne furre









PERBERESIT

1 panine te fresket
2 luge kafeje me gjalp
1 luge kafeje me koperr
1/2 hudher te grire imet
kripe
piper i bardhe pluhur
2 luge gjelle me djathe kackavall te grire







PREGATITJA

Nje menu e shpejte, nje buke e fresket (panine) e prere ne mes, para se te shtojme djathin e grire te kackavallit (guda) mbi buke, lyejme buken me nje shtrse gjalpi te pregatitur (ne nje filxhan kafeje perziejme gjalpin, hudhren, koprren dhe rregullojme shijen me pak krip dhe piper). Pas streses se gjalpit qe do ti japi nje shije te vecante bukes gjate pjekies, vendosim djathin e grire ne rende. Vendosim ne furre te nxehur per 4-5 minuta deri sa te shkrihet djathi dhe i sherbejme buket e thekura te ngrohta.

4/16/2014

Veze te skuqura






PERBERESIT
 
2 vezë 

1 filxhan kafe vaj ulliri 
Kripë 
Piper te zi te bluar








PREGATITJA

Rregulli kryesore: Vezët duhet te skuqen ne temperature te ulet. Receta Zyrtare thotë se e verdha e vezes duhet të jetë e lengshme kur sherbehet dhe e bardha e saje te jete e forte ( e mpiksur ). Problemi është se e verdha e vezes mpikset në një temperaturë të ndryshme nga e bardha.
Në një tigan të vogël te laminuar shtojme vajin dhe e leme te ngrohet ne temperature te ulet.Vendosim vezet dhe presim deri sa te mpiksen periferite e se bardhës (qe merr disa sekonda), dhe me një lugë gjelle hedhim vajin e nxehte nga anet e tiganit mbi te bardhen e vezes dhe me pak mbi te verdhen e saje. Kështu skuqet njëkohësisht nga lart dhe poshtë.Ne momentin qe eshte forcuar mire ( mpiksur ) e bardha e vezes i sherbejme (vezet dhe vajin) në një pjatë.Shtojme kripën për shijen tonë dhe piperin e zi. Vezet e skuqura mund ti sherbejme me bukë te thekur dhe djathe te bardhe (sipas deshires tuaj). Nëse ju doni shije ekstra mund te zevendesojme vajin e ullirit me gjalpe. Gatim te mbare. 

Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte e juaj
. 

4/11/2014

Buke te skuqura me veze





PERBERESIT

1 veze
150 ml qumesht te fresket
4 feta buke
kripe
piper te bardhe te sapobluar
1.5 luge gjelle me gjalp




PREGATITJA

Rrahim vezen ne nje pjate me pak kripe dhe pak piper te bardhe. Lyejme fetat e bukes me qumesht nga te dyja anet dhe me pas i vendosim ne vezen e rrahur nje e nga nje duke i kthyer nga te dyja anet perseri...






Ne nje tigan te nxehur shtojme gjalpin qe te shkrihet. Skuqim fetat e bukes nga te dyja anet deri sa te marrin nje ngjyre te kuqerremte.   Gatim te mbare.