Showing posts with label Produkte Deti. Show all posts
Showing posts with label Produkte Deti. Show all posts

5/25/2014

Kallamare te mbushur me produkte deti ne tave


PERBERESIT  Per 6 persona

6 kallamar mesatar
350 gr karkaleca deti te vegjel
400 gr oktapod
300 gr djathe kackavall te grire ne kubik
200 gr djathe te bardhe te grire ne kubik
1.5 qepe mesatare te grira
4 domate te grira
2 thelbinj hudhre te grira imet
1/2 filxhan caji me vere te kuqe
1 filxhan kafeje me vaj ulliri
1,5 luge gjelle me domate pelte
kripe - piper te zi pluhur
1/2 luge kafeje me sheqer





PREGATITJA

Pastrojme dhe lajme mire produktet e detit. Ne nje tenxhere me uje te valuar me kripe shtojme oktapodin,  kallamaret, karkalecat e detit dhe sa te marrin nje vale per 2-3 minuta heqim kallamaret dhe karkalecat e detit. Oktapodin e leme te zieje deri sa te zbutet. Pastrojme karkalecat e detit nga lekura dhe i grijme ne pjese te vogla.




Grijme dhe oktapodin e ziere ne kubike te vegjel. Ne nje tenxhere me vajin e ullirit te nxehur kavurdisim qepet. Shtojme oktapodin e grire, karkalecat e detit te grira qe te skuqen bashke me qepet. Shuajme me vere te kuqe deri sa te avulloje alkoli i tepert. Shtojme salcen pelte, domatet e fresketa te qeruara nga lekura dhe kavurdisim per 3-4 minuta. Kullojme lengun e produkteve te detit ne nje site. Shtojme 3 filxhana caji nga lengu i produkteve te detit, hudhrat, sheqerin,




rregullojme shijen e salces me kripe dhe piper dhe e leme salcen te zieje deri sa te trashet. Mbushim kallamaret me kete rradhe mbushjeje: nje kubik me djathe te bardhe, nje kubik me djathe kackaval, nje luge gjelle me salcen e pregatitur dhe keshtu me rradhe deri sa te mbushen te gjitha kallamaret. Hedhim ne tave salcen e mbetur,  vendosim kallamaret e mbushur mbi salce dhe i sperkasim me djathe kackavall te grire. Vendosim taven ne furre te nxehur ne temperaturen 190-200 grade per 40-50 minuta.

5/18/2014

Supe peshku (me peshk merluc)




PERBERESIT

Per 6-7 persona

2 peshq merluc (800 mg)
2 patate te grira
1 qepe te grire
2-3 karrota te grira
4-5 gjethe seleri
kripe - piper
5 luge gjelle me vaj ulliri





PREGATITJA

Pastrojme dhe i lajme shume mire peshqit. Lajme zarzavatet me uje te bollshem dhe i grijme trashe. Ne nje tenxhere vendosim te gjitha zarzavatet qe te ziejne 15-20 minuta dhe shtojme pak kripe dhe piper.







Vendosim peshqit bashke me zarzavatet qe te ziejne bashke per 10-15 minuta akoma.






Nxjerrim peshqit nga tenxherja dhe i vendosim ne nje pjate qe te ftohen. Pastrojme mishin e peshkut nga kockat dhe nga lekura, e vendosim ne nje pjate, dhe e leme menjane.






Heqim tenxheren nga zjarri. Me nje site kullojme lengun e zarzavateve e te peshkut dhe e vendosim ne nje tenxhere tjeter. Zarzavatet e ziera i vendosim ne nje procesor shtepiak grires dhe i grijme mire deri sa te krijohet nje pure zarzavatesh.




Vendosim tenxheren me leng mbi zjarr, shtojme purene e zarzavateve, vajin e ullirit, mishin e peshkut te pastruar, provojme shijen e supes per kripe dhe piper dhe po te nevojitet shtojme pak akoma. I leme te ziejne per 10-15 minuta dhe mund ta sherbejme supen duke e sperkatur me pak majdanos te fresket te grire persiper, me pak leng limoni te fresket sipas deshires. Gatim te mbare. Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte e juaj.

5/12/2014

Tave peshku me trofte



PERBERESIT

Per 3 persona

3 peshq (trofte)
6 luge gjelle vaj ulliri
2 luge gjelle me miell
1/2 luge gjelle salce domateje
6 thelbinj hudhre te shtypura
2 luge gjelle me uthull balsami
3 gjethe dafine
kripe-piper te bluar
5 kokra piper te zi
2.5 gota uje




PREGATITJA

Pastrojme peshqit i lajme me uje te bollshem, marinojme me pak kripe dhe i vendosim ne tave. Ne nje tigan te thelle hedhim vajin qe te nxehet dhe skuqim miellin deri sa te zverdet. Shtojme hudhrat, salcen e domates, uthullen e balsamit, kripe- piper, 2.5 gota me uje dhe trazojme deri sa te marre vale.





Shtojme gjethet e dafines dhe piperin e zi kokerr. Salcen e pregatitur e hedhim ne taven ku kemi vendosur peshqit dhe e fusim taven ne furre te nxehur ne 180-190 grade per 35-40 minuta. Taven e peshkut mund ta shoqerojme me pure patatesh, patate te skuqura, perime te ziera ose te pjekura etj. Gatim te mbare. Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte tuaj. .

5/04/2014

Oktapod i zier





PERBERESIT

Per 4-5 persona

900 gr oktapod
1 filxhan kafeje me vaj ulliri
2-3 luge gjelle me uthull
kripe
rigon
2-3 kokrra piper te zi







PREGATITJA

Lajme mire oktapodin me uje te bollshem. Ne nje tenxhere vendosim oktapodin pa uje dhe shtojme 2 gjethe dafine. Mbyllim tenxheren me kapak dhe e leme te zieje te temperature shume te ulet per 60 - 70 minuta. 






Provojme oktapodin me nje pirun duke e ngulur mbi te dhe ne qofte se eshte i bute e heqim nga tenxherja dhe e vendosim ne nje pjate.






Presim oktapodin ne pjese te vogla ne madhesine e nje kafshate. Shtojme vaj ulliri, uthull, pak kripe, e sperkasim me rigon dhe e sherbejme te ngrohte. Gatim te mbare. Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte tuaj.


Tave me karkaleca deti



PERBERESIT

1 kg karkaleca deti
1 qepe te grire
1 spec te kuq te grire
4 thelbinj hudhre te grira
1 filxhan caji me salce domate
1/2 filxhan caji me vere te bardhe
kripe - piper te zi pluhur - rigon
200 gr djathe te bardhe
2-3 gjethe dafine
1 filxhan kafeje me vaj ulliri






PREGATITJA

Lajme mire me uje te bollshem karkalecat e detit dhe i leme te kullojne. Ne nje tenxhere ngrohim vajin e ullirit, kavurdisim pak qepen dhe specin e kuq.






Shtojme karkalecat e detit, hudhren dhe i kavurdisim deri sa karkalecat te marrin nje ngjyre te kuqerremte. Shuajme me  vere te bardhe garidhet, deri sa te avulloje pak alkoli i veres. Shtojme salcen e domates dhe i kavurdisim perperesit deri sa te mpikset pak salca.





Shtojme 2 filxhana kafeje me uje, rregullojme shijen me kripe, piper te zi pluhur, rigon dhe dafine. I leme te gjithe perberesit te marrin nje vale, grijme me dore djathin e bardhe dhe i hedhim te gjithe perberesit ne nje tepsi. Fusim tepsine ne furre te nxehur per 30 - 40 minuta ne temperaturen 190 - 200 grade dhe sherbejme taven te ngrohte.



4/22/2014

Supe peshku (me peshk te kuq)



PERBERESIT

Per 6-7 persona

2 peshq te kuq deti (700 mg)
2 patate te grira
1 qepe te grire
2-3 karrota te grira
4-5 gjethe seleri
kripe - piper
5 luge gjelle me vaj ulliri






PREGATITJA
Pastrojme dhe i lajme shume mire peshqit. Lajme zarzavatet me uje te bollshem dhe i grijme trashe. Ne nje tenxhere vendosim te gjitha zarzavatet qe te ziejne 15-20 minuta dhe shtojme pak kripe dhe piper. Vendosim peshqit bashke me zarzavatet qe te ziejne bashke per 10-15 minuta akoma.







Nxjerrim peshqit nga tenxherja dhe i vendosim ne nje pjate qe te ftohen. Pastrojme mishin e peshkut nga kockat dhe nga lekura, e vendosim ne nje pjate, dhe e leme menjane.







Heqim tenxheren nga zjarri. Me nje site kullojme lengun e zarzavateve e te peshkut dhe e vendosim ne nje tenxhere tjeter. Zarzavatet e ziera i vendosim ne nje procesor shtepiak grires dhe i grijme mire deri sa te krijohet nje pure zarzavatesh.




Vendosim tenxheren me leng mbi zjarr, shtojme purene e zarzavateve, vajin e ullirit, mishin e peshkut te pastruar, provojme shijen e supes per kripe dhe piper dhe po te nevojitet shtojme pak akoma. I leme te ziejne per 10-15 minuta dhe mund ta sherbejme supen duke e sperkatur me pak majdanos te fresket te grire persiper, pak leng limoni te fresket sipas deshires. Gatim te mbare. Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte e juaj.

4/21/2014

Sardele te pjekura ne skare




PERBERESIT

1 kg sardele te pastruara mire
2 thelbinj hudhra te grira
1 lemon lengun e tij 
1 filxhan kafeje me vaj ulliri
kripe 
piper te bardhe te bluar
rigon
1 luge kafe me maidanos te grire





PREGATITJA.

Te lara dhe te kulluara sic jane sardelet i perziejme me 3 luge vaj ulliri, hudher, kripe, piper ne nje ene plastike dhe i leme ne frigorifer per 20-30 minuta. Mbasi i kemi perzier mire sardelet i pjekim ne skare me zjarr te fuqishem per 3-4 minuta nga cdo ane ne nje skare te lyer me vaj qe te mos na ngjiten. Ne nje shishe te vogel perziejm lengun e  limonit me vajin qe na ka mbetur, i perziejme mire dhe i hedhim siper sardeleve ne momentin qe do ti sherbejme. U shtojme pak rigon sardeleve dhe i sperkasim me pak majdanos te fresket. Gatim te mbare. 

Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte e juaj. 
 

4/19/2014

Tave me karkaleca deti

PERBERESIT 

1 kg karkaleca deti te pastruara
300 gr djathe te bardhe  te grire
 
2 filxhan kafeje me vaj ulliri
2 domate te grira

1 luge gjelle me salce domateje
1 qepe te grire ne kubike
3 thelbinj hudhere te grira imet
kripe - piper

1/2 luge kafe rigon
1 filxhan kafeje me vere te bardhe
1 luge kafe me majdanos te grire


PREGATITJA

Ne nje tigan te nxehur me 1/2 e vajit te ullirit skuqim qepen dhe nje thelb hudher te grire. Shtojme domatet, salcen e domates, majdanozin dhe rigonin. I leme qe te ziejne deri sa te mpikset salca dhe e heqim nga zjarri. Ne nje tigan tjeter te nxehur me vajin e ullirit qe na mbeti kavurdisim karkalecat e detit. Shtojme sasine e hudhrave te tjera, kripe, piper dhe i shuajme me vere te bardhe. I leme te ziejne pak sa te avolloje alkoli dhe u shtojme karkalecave te detit salcen qe pregatitem dhe 1 filxhan kafe me uje te ngrohte. I leme karkalecat së bashku me salcën qe te ziejne per 2-3 minuta dhe i vendosim ne nje tave duke u shtuar djathin mbi garidhet per tu pjekur ne furre te parapregatitur ne temperaturen 180 grade per 20-25 minuta. I sherbejme karkalecat te ngrohta duke i sperkatur me pak majdanos te fresket te grire. Gatim te mbare. 

Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte e juaj. 
 

Midhje te ziera ne avull me vere te bardhe





PERBERESIT

1/2 kg midhje
1 qepë të vogel te grire ne kubik
50g gjalpë ose 1/2 filxhan kafe vaj ulliri
1 lugë gjelle majdanoz te grire
350ml verë te bardhë
kripë, piper
2 thelbinj hudhera te grira




PREGATITJA

Vendosim midhiet ne uje te bollshem per ti lare mire duke eleminuar midhiet qe jane te hapura sepse nuk jane te keshillueshme. Ne nje tigan te nxehur kavurdisim me vaj ose gjalpe qepen per 5-6 minuta dhe shtojme hudhrat.  Shtojme midhiet, kripen , piperin, majdanosin. Duhet theksuar per midhiet qe duhet ti kavurdisim ato derisa te hapen te gjitha. Midhjet qe mbeten te mbyllura nuk eshte e keshillueshme per tu konsumuar. Shtojme veren e bardhe, gatuajme midhiet deri sa te na avulloje alkoli i tepert dhe te marrin nje vale. Sherbejme midhiet te ngrohta duke i sperkatur me pak majdanos te grire. Gatim te mbare.
Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte e juaj.

4/17/2014

Sallata Poseidon




PERBERESIT
 
300 gr karkaleca deti te pastruar
300 gr kallamar te zier

200 gr mish gaforreje ne kubik
5 veze (te bardhat e vezes)

130 gr havjar te kuq (brik)
majonezë
kripe 
piper te bardhe




PREGATITJA
 
Ziejme vezët, i leme te ftohen dhe ndajme te verdhen e tyre nga e bardha. Te bardhat e vezeve i presim ne kubik dhe te verdhat e vezeve mund të lihen për dekorim. Ziejme karkalecat e detit në ujë te kripur dhe i heqim per tu ftohur. Hedhin  ujin e vluar te karkalecave te detit kallamarin e prere ne unaza dhe pasi  eshte zier i heqim per tu ftohur. Presim mishin e gaforres ne kubik. Bashkojme te gjithe perberesit shtojme 2 luge majoneze dhe perziejme mire. Shtojme kripen dhe piperin per shije dhe i perziejme te gjithe perberesit me kujdes qe mos na cahet haviari.Gatim te mbare. 

Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte e juaj.
 

4/16/2014

Midhjet






Mishi i tyre ndodhet brenda një guaske me dy kapakë, të cilat mbyllen hermetikisht kur nxirren nga deti. Tuli i tyre është mjaft i pastër, dhe shume i shijshem po te konsumohen ashtu te gjalla me pak leng limoni, pasi edhe ushqimin dhe oksigjenin midhja e merr nga uji.





Fillimisht guaskat lahen në ujë të bollshëm, i presim indin lidhor dhe mund ti konsumojme te gjalla ose te ziera. Ne nje tenxhere me ujë te ngrohte mbulohen me kapak dhe lihen te ziejne derisa ato të hapen te gjitha midhjet. Në fund, me anë të një thike të posaçme, nxirret tuli.




4/15/2014

Spageti me karkaleca deti





PERBERESIT
 
1.5 luge gjelle me vaj ulliri
1 thelb hudher te shtypur
6 karkaleca deti 
3 luge gjelle konserve me domate te grira
1 luge kafeje me salce domate
2 luge gjelle me vere të bardhë  
1 luge kafeje me majdanos te grire
1 rracion makarona spageti te ziera
kripe 
piper te sapo bluar







PREGATITJA

Ziejme makaronat në ujë te kripur (aldente). Nxehim vajin e ullirit ne nje tigan dhe shtojme hudhren e grire per tu kavurdisur. Pasi fillojme te kavurdisim hudhren shtojme karkalecat e detit dhe i skuqim bashke me hudhren për 2 minuta derisa të ndryshojnë ngjyrën plotesisht karkalecat e detit duke marre nje ngjyre te kuqerremte. Shtojme veren e bardhe per te shuajtur skuqien e karkalecave te detit dhe i ziejme per 2 minuta sa te na avulloje pak alkoli i veres. Shtojme domatet e grira,salcen e domates, majdanozin, kripe, piperin dhe i leme te ziejne per 5 minuta. I perziejme mire perberesit dhe shtojme makaronat e ziera te spagetit duke i lene deri sa te marrin nje vale. Sherbejme makaronat spageti me karkaleca deti te ngrohta dhe sipas deshires tuaj mund ti sperkatim me pak majdanos te grire dhe te fresket. Gatim te mbare.