4/15/2014

Spageti me karkaleca deti





PERBERESIT
 
1.5 luge gjelle me vaj ulliri
1 thelb hudher te shtypur
6 karkaleca deti 
3 luge gjelle konserve me domate te grira
1 luge kafeje me salce domate
2 luge gjelle me vere të bardhë  
1 luge kafeje me majdanos te grire
1 rracion makarona spageti te ziera
kripe 
piper te sapo bluar







PREGATITJA

Ziejme makaronat në ujë te kripur (aldente). Nxehim vajin e ullirit ne nje tigan dhe shtojme hudhren e grire per tu kavurdisur. Pasi fillojme te kavurdisim hudhren shtojme karkalecat e detit dhe i skuqim bashke me hudhren për 2 minuta derisa të ndryshojnë ngjyrën plotesisht karkalecat e detit duke marre nje ngjyre te kuqerremte. Shtojme veren e bardhe per te shuajtur skuqien e karkalecave te detit dhe i ziejme per 2 minuta sa te na avulloje pak alkoli i veres. Shtojme domatet e grira,salcen e domates, majdanozin, kripe, piperin dhe i leme te ziejne per 5 minuta. I perziejme mire perberesit dhe shtojme makaronat e ziera te spagetit duke i lene deri sa te marrin nje vale. Sherbejme makaronat spageti me karkaleca deti te ngrohta dhe sipas deshires tuaj mund ti sperkatim me pak majdanos te grire dhe te fresket. Gatim te mbare.

No comments: