4/18/2014

Cheezburger





PERBERESIT

500 gr mish te grirë, të përzier nga viç dhe derr  

3/4 filxhan caji me kecap 
1 qepë të vogël te grire ne rende 
1 lugë kafe me koriandër pluhur 
6 feta djathë cedar 
6 unaza qepe të mëdha 
2 domate të mesme ne feta te holla 
2 kastraveca turshi të prera në feta holla 
kripë dhe piper te sapobluar 
6 buke hamburger te deshires suaj 
ketchup + mustardë per te lyer buket






PREGATITJA

Per 6 cheezburger te vogla

Në një ene plastike perziejme lehte mishin e grirë, kecapin-3/4 lilxhan caji , qepën dhe koriandëren. U japim qofteve te burgerit nje formë rreth 6-8 cm diameter dhe një trashësi rreth 1,5 cm dhe i sperkatim me kripë dhe piper nga te dy anët (nuk i vëmë kripe gjate përzierjes te perberesve).
Vendosim qoftet ne nje tepsi te shtruar me leter pjekie dhe i pjekim ne furre te parapregatitur ne temperaturen 180 ° C per 15-20 minuta, duke i kthyer per tu pjekur nga te dyja anet. Ne momentin qe do ti nxjerrim nga furra u vendosim nga lart cdo qofteje nga nje fete djathi qe te shkrije. Sperkasim domatet dhe unazat e qepës me kripe dhe piper. Presim buket ne mes dhe i lyejme me kecap dhe mustardë, cdo pjese te bukes. Vendosim mbi buke qoften, qepën, domaten, kastravecat dhe pjesen tjeter te bukes dhe i sherbejme me patate te skuqura. Gatim te mbare. 
Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte e juaj. 

No comments: