4/18/2014

Njohuri dhe histori per veren








Rrushi është shumë i pasur me glukozë, fruktozë, acide organike, kripëra minerale, kalium, kalcium, natrium, magnezium, pektinë dhe vitamina. Pikërisht për këtë arsye, mjekët e rekomandojnë në rastet e anemive dhe çrregullimeve të sistemit nervor, në stadet fillestare të
tuberkulozit, si dhe në shumë sëmundje të stomakut dhe zorrëve.
 


Shishja më e vjetër në botë

Zbulimi u krye gjatë hapjes së themeleve për të ndërtuar një shtëpi në një vresht afër qytetit Speyer në Gjermani. Shishja që daton rreth vitit 325 pas Krishtit, u gjet në 1867-ën. Shishja prej qelqi e gjelbër në të verdhë, ka mbajtëse në forma delfinësh. Ajo është e vetmja, e cila midis shumë të tillave të zbuluara ruhet ende në gjendje të mirë. Në fund të saj ka ende shumë llum vere. Rreth 2/3 e përmbajtjes janë një përzierje e turbullt, por ndoshta bëhet fjalë për vaj ulliri, të cilin romakët e përdornin zakonisht për të ruajtur verën nga prishja. Vendosja e tapave, edhe pse sipas dëshmive mësohet të kenë ekzistuar, nuk përdorej shumë. Metoda e ?taposjes? me vaj, mesa duket ishte më efektive në ruajtjen e pijes. Shishja e verës është ekspozuar së bashku me objekte të tjera të vjetra që nevojiteshin për bërjen e saj, në Muzeun Historik të Pfalz.







Vera më e shtrenjtë

Vintages e Chateau Lafite kanë qenë gjithmonë ndër verërat më të mira në botë.Ankandi Anglez ka një shishe  versteigert 178-cilësisë me te mirë për 200 000 EURO




Shampanje " Vino Spumante" Prodhuar ne menyra tradicionale ne hormonine e rretheve Farnceze rreth (Reims & Eperany).
Edhe perse shume rrethe te tjera franceze thone qe kane prodhur verera spumante ne kohe ende me te lashta qe "RRethi i quajtur Champagne" ku u prodhua me shumica te medha.
Hardhite jane vendosur nga monaket.






Me perpara jane prodhuar vetem verera te tharta. Thuhet qe Shampanja eshte e bere nga "Monaku _-_ Dom Pèrigom. Ne vitet 1600 e ne fillim te 1700 eshte marre me selezionimin e Pinotit te Zi, Chardonnay, e Pinot meunier. Monaku perziu shume rrush te ndryshem dhe e la te fermentohej ne shishe xhami ,por me tape si perdorin plakat me kavanozat e ullinjeve /pf/images/graemlins/tongue.gif pra te lidhura si me tel dhe shishet nuk mbylleshin mire keshtuqe plaseshin pas nje fare kohe.

Prodhimi i Shampanjes filloj rreth mesit te shekullit XIX pasi shishet me shumice u prodhuan neper podrumet: Veuve Clicquot, Krug, Bollinger e Moët et Chandon. Menyra e prodhimit eshte e njejte sic sot. Shtrydhja e pare e rrushit te sjell nje vere te tharte edhe icik si acid te sjell uthin /pf/images/graemlins/laugh.gif  80% rrush i zi (Pinot i Zi e Pinot maunier) te cilat i kthejne ne te bardhe dmth qe lengu ndahet nga lekura e rrushit + rrush i bardhe Shardonnay.
Prodhohen keshtu disa verera te bardha, te kuqe gjithmone te tharta.

Ketyre vererave baze ju hidhet sheqer i zi (Liquer de tirage) e pastaj e vendosin neper shishe teper te forta te cilat jane ne gjendje te durojne presionin qe sjell ( Co ) e cila formohet ne kohen e fermentacionit. Ne kete kohe shishet vendosen ne forme horizontale neper podrume te fresketa e cila ju jep karakteristiken e eferveshences (dmth shkumen e tyre). Me vone shishet vendosen ne pozicion te kundert me gryke poshte ne vendet qe quhen pupitres. Bien poshte tek gryka funderrinat qe mbeten. Ky moment quhet rèmuage. Shihet vendosen ne temperaturen - 25grade. Tek gryka e shishes formohet akull e cila permban tere fundrinat e vocka, te cilat dalin kur hapim tapen e shishes.
Ne baze te liqueur qe ju eshte hedhur ka shampanje te llojeve te ndryshme.

Ne Brut sheqeri eshte me pak se 15 gram/liter.
Ne Ekstra Dry 12-20 gram/liter.
Dry te tharte 17-35 gram/liter...etj etj....
Doux o e embel sheqeri eshte mbi 50 gram/liter.

Mund te jene : sans année o millesimé Kurse i Vini Spumanti jane te bere vetem nga rrushi Chardonnay ( Blanc de blancs) e ata nga rrushi i zi (Blanc de noirs.)
Per tu pire temperatura me e mire eshte rreth 7 grade.

No comments: