Mjalti është një lëng i ëmbël dhe i trashë që e prodhon bleta nga nektari i luleve dhe nga disa lëndë të ndryshme që i merr nga pjesë të ndryshme të bimës, të cilave u shton edhe një lëndë të posaçme nga vetë bleta (enzimat), e kjo i jep mjaltit vetinë ushqyese dhe kuruese. Bleta e ruan mjaltin brenda hualleve të dyllit në zgjua.
Vetitë kuruese dhe shkaqet e përdorimit:
1. Fuqizues i përgjithshëm dhe aktivizues, pasi që konsiderohet si një nga burimet më të mira të energjisë. Mjalti fuqizon muskujt dhe nervat.
2. Përmirëson funksionimin e sistemit të tretjes në mënyrë të përgjithshme. Mjalti përmirëson funksionin e zorrëve nëpërmjet nxitjes dhe aktivizimit të florës në zorrë (bakteries së dobishme të zorrëve), gjë e cila ndihmon në rastet e kapsllëkut, diarresë, ulcerave dhe infeksioneve. Mjalti vepron gjithashtu në lehtësimin e alergjisë së fytit, për shkakun se ai është anti infeksion.
3. Aktivizues dhe ushqyes i mëlçisë.
4. Përmirëson funksionin e sistemit të frymëmarrjes. Mjalti është ilaç efektiv për kollën dhe gëlbazën.
5. Rregullon funksionin e sistemit imun.
6. Mjalti është anti infeksion si rezultat i përmbajtjes së tij grupin e flavonoideve (një numër i të cilave i ngjan për nga përbërja lëndës Gromoglycate, e cila jepet zakonisht për parandalimin e krizave të astmës dhe jo si ilaç për të).
7. Sëmundjet infeksionale të syve (infeksionet e cornesë (bebes) së syrit, të bardhës së syrit dhe të qepallave të syve).
8. Antibiotik natyral (ka efekt kundër viruseve, baktereve dhe mukozave).
9. Ndihmon në mbylljen e plagëve, në shërimin e ulcerave dhe djegieve, si rezultat i përmbajtjes së tij të enzimave që ndihmojnë në këtë gjë.
10. Përdoret si maskë për zbukurim, pasi që mjalti mbron lëkurën nga rrudhosja dhe ruan freskinë e saj.
Përbërësit e mjaltit:
Ekzistojnë më shumë se 3000 lloj bimësh që janë lëndë e parë e mjaltit të bletës, kështu që mundet që i njëjti numër veçorish dhe vetish të ndryshme të jetë edhe te mjalti. Këtu po përmendim lëndët përbërëse të mjaltit në mënyrë të përgjithshme:
1. Ujë: 17-20%
2. Karbohidrate (sheqerna): fruktoz, glukoz, sukroz, maltoz. Këto përbëjnë 75% të mjaltit dhe janë pjesa kryesore e tij.
3. Poleni: përbën 5% të mjaltit me përafërsi, dhe kjo sqaron përse mjalti përmban: një sasi të konsiderueshme vitaminash, aminoacidesh dhe 0.05% proteina.
4. Minerale: 0.17% (botasium, sodium, kalcium, magnezium).
5. Ngjyra: si karotina, zanthina dhe flavonoidet.
6. Enzimat. Mjalti përmban një numër enzimash që kanë funksione të ndryshme, prej të cilave përmendim:
Enzima Invertase: Lloji më i madh i enzimave që gjenden te mjalti. Roli kryesor i kësaj enzime është thyerja e sheqerit të dyfishtë në sheqerna të thjeshta: në sheqer rrushi (glukozë) dhe sheqer frutash (fruktozë).
Enzima Glucouse Oxidase: Funksioni i kësaj enzime është shndërrimi i glukozës në Acid Glukonik, i cili prodhon lëndën Hydrogen Peroxide (ujin e oksigjenuar), që ka veti antibakteriale.
Enzima Diastase: Burimi i kësaj lënde është nektari i luleve dhe funksioni i saj është thyerja e amiloideve në sheqerna më të vogla dhe më të lehta për t’u tretur.
Enzima Catalase: Burimi i kësaj lënde është gjithashtu nektari i luleve kurse funksioni i saj është plotësimi i asaj që fillon enzima e Glucouse Oxidase, për të shndërruar këtë lëndë në ujë dhe oksigjen.
Zbulimi i mashtrimit në mjalt mund të njihet pikërisht nga përqindja e këtyre enzimave në mjalt. Mjalti me hile apo mjalti i nxehur në temperaturë të lartë përmban sasi shumë të vogël enzimash.
7. Acide: 0.57%. Mjalti përmban një numër acidesh të ndryshme që ndryshojnë në varësi të burimit të tij. Prej këtyre acideve është acidi formik, sitrik, glukonik, laktik, oksalik, tanik, tartarik, etj. Megjithëse mjalti ka veti acide, por ai në origjinë konsiderohet si ushqim alkalin (bazik), sepse të qenët e ushqimit acid apo alkalin, qëndron në llojin dominues të lëndëve minerale që gjenden në të.
Këshilla që duhen pasur parasysh para përdorimit të mjaltit:
Mjalti konsiderohet prej ushqimeve të dobishme për shumicën e njerëzve, por ata që vuajnë nga sëmundja e sheqerit (diabeti) duhet të kenë parasysh që të mos marrin aq sasi mjalti sa të ngrenë përqindjen e sheqerit tek ata.
99.99% e atyre që e konsumojnë mjaltin nuk ndeshin asnjë lloj problemi, por ekzistojnë disa ndalesa të pakëta që duhet të kihen parasysh në përdorimin e mjaltit:
1. Të sëmurëve me urinë diabetike nuk mund t’u jepet mjalt në sasi të madhe, sepse ai përmban më shumë se 70% lëndë karbohidrate, dhe për të qenë brenda sigurisë, këtyre të sëmurëve mund t’u jepet vetëm 8-9 gram mjalt në ditë, d.m.th. një lugë e mesme, ose dy lugë, ose mundet edhe dy lugë, duke i marrë sipas mënyrës së njohur.
2. Alergjia, sidomos ajo e sistemit të tretjes, dhe kjo për shkak se mjalti përmban një sasi të vogël poleni. Zgjidhja në këtë rast është që përdorimi i mjaltit të fillohet me sasi shumë të vogla duke e holluar me sasi të mëdha lëngjesh.
3. Foshnjat nën një vjeç: dhe kjo është më e rëndësishme se rastet e mësipërme, pasi që zorrët e foshnjës nën një vjeç janë një ambient i përshtatshëm për zhvillimin e baktereve të dëmshme, sidomos bakteria e quajtur “closterdem botelenm”. Vetëm për këtë moshë duhet siguruar se mjalti që i jepet nuk e përmban këtë lloj bakterie.
Mënyra e përdorimit të mjaltit:
Preferohet që mjalti të përdoret i holluar me ujë, në mënyrë që të bëhet përvetësimi i lëndëve te tij sa më mirë. Po kështu preferohet që të merret një orë para ngrënies ose tre orë pas ngrënies. Doza e lejuar e mjaltit është 60-100 gram në ditë dhe jo më shumë. Preferohet që mjalti të përdoret në sasi të vogla dhe në periudha të ndara kohore.
Ruajtja e mjaltit dhe rezervimi i tij:
1. Nuk duhet lënë në dritën e diellit sepse ai i thyen shumë prej enzimave, dhe po kështu as në dritë të drejtpërdrejtë për një kohë të gjatë.
2. Duhet të ruhet në enë të posaçme për ruajtjen e ushqimeve, qofshin prej qelqi apo prej plastike që janë të posaçme për ruajtjen e ushqimeve (PET).
3. Ena ku ruhet mjalti të mbyllet mirë, sepse ai i thith me lehtësi aromat e jashtme të cilat ndikojnë në aromën e tij, dhe sepse mjalti thith ujin që gjendet në ajrin e jashtëm, e nëse përqindja e lagësgtirës në mjalt e kalon atë normalen, ai thartohet dhe prishet.
4. Mjalti duhet të ruhet në vend të ftohtë e të freskët dhe të mos ekspozohet nxehtësisë. Temperatura e dhomës ku ruhet mjalti nuk duhet t’i kalojë 25 °C.
Mjalti dhe mrekullite e tij sherues
1. Duke pirë mjaltin e shkrirë në ujë, të gjitha njollat e zorëve do të zhduken
2. Ngrënia e rregullt e mjaltit ndihmon në përforcimin e të mbajturit mend
(memorien e forcon) si dhe forcon trupin fizikisht.
3. Nëse mjalti pihet i tretur në ujë të ngrohtë, ndihmon kundër diaresë.
4. Nëse mjalti pihet i tretur në ujë të ftohtë, ndihmon kundër kapësllëkut.
5. Me përdorimin e mjaltit pastrohet gjaku dhe lehtësohet qarkullimi i tij nëpër trup
6. Mjalti është ilaçi i vetëm për shërimin e të rahurit të shpejtë të zemrës (tahikardia).
7. Mjalti krijon lehtësim të organizmit, ndërsa sheqeri e rëndon atë.
8. Mjalti që pihet i nxehtë për 7 minuta përzihet me gjakun, ndërsa i ftohtë për 20 minuta.
9. Kur hahet mjalti lukthi punon në rregull dhe nuk nevojiten pluhra dhe ilaçra për të ndihmuar përpunimin.
10. Mjalti largon dhembjet në sy, duke e fërkuar me gisht të pastërt syrin.
11. Për anemikët, mjalti është bombë gjaku.
12. Për dhembjet e eshtrave ngrënia e mjaltit është ilaç i padiskutueshëm.
13. Të sëmurët nga verdha, në qoftë se mëngjes dhe mbrëmje hanë mjalt, për 15-20 ditë ajo do të shërohet.
14. Mjalti largon ngërçin e nervave.
15. Mjalti ndihmon në rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve.
16. Personave që janë nervoz, si dhe atyre që kanë gjumë, mjalti u ndihmon për t'u qetësuar
17. Ai i cili ha mjalt nuk mundet me pasë kaps dhe as që mund t'i krijohen hemorroidet.
18. Nëse mjalti tretet në qumësht të ngorhtë zhduken skrajat e zorrëve.
19. Nëse mjaltin lyeni mbi material të nxehur dhe atë e veni mbi qafë ose në gjoks, dhembjet e fytit menjëherë largohen. Kjo bëhet kur kemi ndezje të krajnikëve dhe anginë.
20. Nëse sasi e caktuar e mjaltit përzihet me vishnje dhe shpërlahet fyti disa here në ditë era e keqe nga goja menjëher do të largohet.
21. Mjalti përdoret për shërimin e sëmundjes "stalni aigan" plagës së qelbosur. Plagën e atillë duhet menjëherë te lyer me mjaltë, ndërsa të sëmurit duhet dhënë që të hajë 10-15 herë. Shepjtë
do të vërehet përmirësimi.
22. Mjalti ndërpret dhimbjet e stomakut.
23. Plagët e zorrëve dhe të lukthit mjalti shumë shpejtë i shëron. Gjatë një jave duhet ngrënë deri në 4 kg mjaltë. Nëse edhe aq hamë edhe për tri javë, që të bëhet një muaj nga cirri i stomakut nuk do të ngelet asnjë shenjë.
Dr. Kolosau thotë: "Këtë vetë personalisht e kam provuar në 97 pacientë dhe në fëmijën tim dhe kam fituar 100 % rezultate pozitive. "
24. Nëse dhembjet e shpinës dhe shpatullave, vendet ku ndjehet dhembja, i lyejm me mjaltë e mbi të vemë biber pluhur, të shtypur, dhembjet menjëherë largohet.
25. Mjalti e bletës është ilaç kundër reumës. Kohë pas kohe duhet lejuar që bleta ti kafshojë vendet e prekura nga dhembjet reumatike.
26. Fëmijët të cilët urinojnë në shtrat duhet të hanë mjaltë dhe kjo sëmundje do t'ju ndërpritet.
Nje mori te mirash shendetsore te mjaltit e kane bere ate nje aspekt te rendesishem te mjeksise tradicionale. Shkencetaret gjithashtu po i kerkojne te mirat shendetsore te mjaltit ne mjekesine moderne e vecanerisht dobite e saj ne sherimin e plageve. Veshtire qe te kete ndonje vend ne bote ku mjalti nuk deshirohet. Gjermanet e quajne Honing, Italianet Miele, Francezet Miel, Spanjollet Miel, Portugezet Mel, Ruset Med dhe Holandezet Honing. Megjithate emrin me te mire e ka ne shqip: Mjalt.
Te gjithe e deshirojne per shkak te shijes dhe te mirave shendetsore qe ofron. Cfare e ben edhe me popullor eshte lehtesia e konsumimit te tij. Mund te hahet drejtperdrejt, mund te lyejme buken me te, ta perziejme me leng frutash apo ndonje pije tjeter apo edhe me uje te ngrohte, me limonade, me kanellë dhe me barishte tjera per te bere ilaç.
Te mirat shendetsore te mjaltit jane:
* Sheqer diabetik: sheqeri i zakonshem mund te zevendesohet me mjalt ne shume ushqime dhe pije. Mjalti permban rreth 69% glukoze dhe fruktoze qe e mundeson te perdoret si sheqer diabetik ne vend te sheqerit te zakonshem.
* Burim energjie: Mjalti gjithshtu perdoret nga shume persona si burim energjie pasi nje luge-gjelle mjalt ofron rreth 64 kalori. Per me teper sheqeri ne mjalt shnderrohet (konvertohet) lehte ne glukoze edhe nga stomaket me sensitive. Keshtu pra eshte shume i lehte per tu tretur.
* Humbja e peshes: Edhe pse mjalti ka me shume kalori se sa sheqeri, kur mjalti konsumohet me uje te ngrohte ndihmon ne tretjen e yndyrnave (dhjamit) te ruajtura (rezervuar) ne trup. Po ashtu edhe mjalti me leng limoni e gjithashtu mjalti me kanelle ndihmon ne zvogelimin e peshes.
* Permireson performancen atletike: hulumtimet e fundit kane zbuluar se mjalti ndihmon ne permiresimin e performances tek atletet. Mjalti ndihmon ne mirembajtjen e niveleve te sheqerit ne gjak, rekuperimin (sherimin) e shpejte te muskujve dhe restaurimin e glikogjenit pas ushtrimeve.
* Burim i vitaminave dhe mineraleve: Mjalti permban nje mori vitaminash dhe mineralesh. Vitaminat dhe mineralet ne mjalt varen nga lloji i luleve qe jane perdorur per apikulture.
* Perberes antibakterial dhe antifungal: Mjalti ka perberes anti-bakterial dhe anti-funga (kepurdhave te lekures) dhe keshtu perdoret si antiseptik natyral.
* Antioksidues: Mjalti permban nutraceuticals, te cilet jane efektive ne largimin e radikaleve te lire nga trupi jone. Si rezultat, sistemi imunitar i trupit tone permiresohet.
* Kujdes lekure me qumesht dhe mjalt: Qumeshti dhe mjalti shpesh serviren se bashku pasi qe te dy keto ndihmojne qe te kemi nje lekure te bute e te lemueshme. Keshtu pra konsumimi i qumeshtit me mjalt per cdo dite ne mengjes esthe praktike e zakonshme ne shume kultura.
Mjalti ne trajtimin e plageve
Hulumtime te rendesishme jane duke u kryer per te studiuar te mirat shendetsore te mjaltit ne sherimin e plageve. Standardet e kujdesit mjekesor ofrojne disa prej ketyre te mirave ne dokument – Dobite e mjaltit ne trajtimin e plageve.
Fuqite sheruese te mjaltit nuk jane zmadhuar. Njesia hulumtuese Waikato per mjaltin ofron detaje rreth hulumtimeve qe jane bere ane e kend botes per te mirat shendetsore te mjaltit ne mjekesi.
Per me shume, BBC ka raportuar ne korrik te 2006 se mjeket ne Spitalin Christie ne Didsbury, Manchester, po planifikojne te perdorin mjalt per te shpejtuar sherimin e pacienteve me kancer pas operimit te tyre. Nje hulumtim i tille do te ofroje deshmi shkencore mbi te ashtuquajturin besim qe mbajne adhuruesit e mjaltit ane e mbane botes dhe do ti ndihmoje ata qe te shperndajne keto te mira te mjaltit tek me shume njerez.
No comments:
Post a Comment