4/17/2014

Krepa te mbushura me djathe, te pjekura ne furre

  




PERBERESIT E KREPAVE

për 6-8 persona
  
125 gr miell
250 ml qumësht
2 vezë
1/3 luge kafeje me sheqer

1/3 luge kafeje me kripe
2 lugë kafe gjalpë te shkrirë


PREGATITJA E KREPAVE

Ne nje tenxhere (basine) perziejme mire te gjithe perberesit e lart permendur dhe i leme per 5-10 minuta te qetesohen ne temperaturen e dhomes.Vendosim tiganin te nxehet dhe e lyejme me nje furce gatimi me pak gjalp (ose vaj). Me nje garuzhde hedhim ne tiganin e nxehur ne mes te tije nje sasi te brumit te krepes duke e rrotulluar tiganin ne menyre qe te perhapet ne te gjithe fundin e tij. Pasi eshte pjekur nga njera ane e kthejme me nje shpatull per tu pjekur dhe nga ana tjeter dhe i leme krepat menjane.


PERBERESIT PER MBUSHIEN E KREPAVE

250 ml kreme qumeshti pana 
350 gr djathe te bardhe te thermuar
250 gr djathe kackavall te grire 
5 veze
2 luge gjelle me gjalp
kripe & piper
150 gr ullinj te grire pa berthamat
PREGATITJA

Ne nje ene plastike perziejme djathin e bardhe, 125gr nga djathi kackavall, vezet, 1 luge gjalpe, kripen, piperin dhe ullinjte e grire.Mbushim me nje luge supe krepat e pregatitura me perberesit e mbushies se krepave dhe i mbeshtjellim ne forme rroleje.
Ne nje tepsi te lyer me yndyre vendosim krepat e mbushura. Shtojme mbi krepat e mbushura 125 gramet e tjere te djathit kackavall dhe 250 ml kreme qumeshti. Vendosim tepsine e krepave ne furre te nxehur ne 180 grade celsius dhe i pjekim per 35-40 minuta. Krepat e mbushura ne furre i sherbejme te ngrohta dhe mund ti sperkasim me pak djathe parmezhana te grire.

Gatim te mbare. 
Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte e juaj.

No comments: