Showing posts with label Pregatite vete. Show all posts
Showing posts with label Pregatite vete. Show all posts

7/15/2014

Embelsire e ngrire e pregatitur me leng frutash (Sorbet luleshtrydheje)





Sorbet eshte nje embelsire e ngrire e pregatitur me lengun aromatizues te frutave, pure frutash, vere ose me liker. Kur kemi teprice te frutave te veres (dhe cmim te ulet) mund te pregatisim embelsira me shije te shumellojshme si, embelsire te ngrire me shije pjeshke, luleshtrydheje, mente, shalqini, limoni, vanilie pjepri etj. Me lejoni t'ju tregoj se sa recete e lehte eshte per tu pregatitur ne kushtet shtepiake.





Kjo eshte nje formule baze, jo shkence e sakte. Shumica e frutave verore jane te embla mjaftueshem, ne qofte se doni nje shije me te embel mund ti shtoni pak sheqer. I bejme pure keto fruta dhe ju shtojme pak sheqer, kjo eshte receta baze e sorbet para se te ngrije. Duhet te kemi parasysh qe i ftohti (ngrirja) e ul pak shijen e embel, keshtu qe pak a shume na duhet nje shije e embel para se te ngrije.

FRUTA + SHEQER = SORBET


PERBERESIT

250 gr luleshtrydhe
1/4 filxhan caji me mjalte
1 luge gjelle me votke (ose cdo liker te deshires tuaj)
1 limon (lengun)

PREGATITJA

Vendosim luleshtrydhet ne nje blender (robot shtepiak grires) dhe i bejme pure frutash me xhiro te avashta. Kalojme purene e luleshtrydheve ne nje site qe te heqim farat. Perziejme purene e luleshtrydheve, mjaltin, votken dhe lengun e limonit deri sa te tretet mjalti. Rregullojme shijen e embelsires me sheqer (aq sa deshironi). Vendosim sorben ne nje ene metalike (inoksi) ose plastike dhe e fusim ne ngrirje per disa ore, deri sa masa e pergatitur te jete statike. 

Shenim: Votka ndihmon ne mos ngrirjen e plote (ne kristal) te sorbes, ne uljen e pikes se ngrirjes, duke i dhene nje cilesi te bute dhe te shijshme.

LEXONI ME TEPER

7/14/2014

Sufllaqe





PERBERESIT

pite te gatshme (ose pite arabe)
mish te pjekur (ose qofte)
pak qepe te grire te perzier me majdanos
domate te grira ne feta
patate te skuqura
xaxik 
kripe



PREGATITJA

Sufllaqet pregatiten nga pite te gatshme. Pitet lyhen me lyre ose me vaj misri dhe piqen nga te dyja anet ne nje pllake te nxehte ose ne nje tigan. Vihet ne mes mbushja (mish i pjekur ose qoftja) te cilat piqen ne cast.





Mbi mishin e pjekur vihet xaxiku, domatet, qepa, patatet e skuqura dhe sperkatet me pak kripe per shije. Mbeshtillet me leter per sufllaqe dhe sherbehet i ngrohte.








Lexoni me teper per:

1) Pregatitja e pites arabe ne kushtet shtepiake.
2) Pregatitja e qofteve me mish vici dhe deleje.
3) Pregatitja e salces se kosit (xaxiku grek).

6/26/2014

Pije me mjalte dhe alkol





PERBERESIT

10 gr mjalte (ose 2 luge caji)
10 karafila gozhde
1 shkop kanelle
2 fara anise (yll)
90 ml wiski Cardhu
240 ml uje te zier
2 feta limoni








PREGATITJA

Vendosim erezat dhe mjaltin ne nje gote caji.
Shtojme ujin e zier dhe wiskin.
Shtrydhim limonin, e hedhim ne perzierjen e pregatitur dhe e perziejme deri sa te tretet mjalti.
Kullojme pijen me nje site te vogel dhe e sherbejme te ngrohte ne nje gote konjaku.
Gatim te mbare. Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte tuaj.

6/16/2014

Hithra mbreteresha e bimeve mjeksore





Në mjekësinë popullore hithra njihet si mbretëresha e bimëve mjekësore, për shkak të efekteve të saj pozitive në shërimin e disa sëmundjeve. Përdorimi i kësaj bime gjatë periudhës së pranverës ndihmon në pastrimin e gjakut dhe te të sëmurët me anemi. Këshillohet të konsumohet sa më shpesh bima e hithrës në formë sallate ose dhe e gatuar në supë ose byrek. Githashtu, mund të pihen 3 gota çaj në ditë.





Për shkak te sasisë se madhe te kaliumit, hithrat kane efekt diuretike dhe çaji i tyre shfrytëzohet ne mjekimin e inflamacionit te rrugëve urinare, si dhe për parandalimin e krijimit te gurëve ne veshka.
Pasi qe përmban hekur çaji nga hithra ndihmon edhe ne krijimin e qelizave te kuqe te gjakut. Ky çaj e pastron organizmin prandaj është i dobishëm te sëmundjet e lëkurës. Pjesët e përdorshme janë gjethet, lulet dhe rrënjët. Mbledhja e gjetheve fillon në Prill por vetëm në ditë me diell dhe përfundon nga mesi i tetorit. Tharja bëhet shpejt dhe në hije, nëse nuk thahen me kujdes nxihen dhe humbasin vlerat kryesore. Në shumë sëmundje përdoren më me sukses rrënjët. Rrenjët mblidhen në vjeshtën e vonë dhe lahen mirë nga dheu. Nëse rrenjët janë të trasha i cajmë përsegjati dhe i vëmë për të tharë në një dhomë të ngrohtë me ajër të pastër, ku thahen për shumë ditë. Pasi janë tharë plotësisht i vëmë në enë hermetike dhe i mbajme në një vend të errët dhe pa lagështirë. Lëndët që përmban hithra janë: klorofili, vitamina A dhe C, acidi salicilik, vitamina E, beta karoteni, hekuri ,kalziumi, kaliumi, fosfate dhe mineralie të tjera. Përmban serotonin dhe histamin,acid formik dhe acid acetik. Përdorimi i hithrës ndihmon ne shume semundje si: kundër inflamacionit të rrugëve urinare, kundër hemoragjive të brendshme, kundër zmadhimit jo malinj të gjëndrës së prostatës (rrënja), kundër rrufës alergjike, kundër zbokthit dhe ndihmuese për forcimin e flokut (rrënja), për të përfituar mineralie në organizëm etj.

Disa nga menyrat e perdorimit te hithres:

1) Marrim 25 gr gjethe të freskëta ose 5 gr gjethe të thata, i ziejme me nje filxhan caji me uje rreth 200 ml, e leme sa të marrë valë, e heqim pastaj nga zjarri e lemë 10 minuta të pushojë, e kullojmë dhe e kemi gati për përdorim. Përdoret si tonik i përgjithshëm, diuretik, përfitues mineraliesh, vitaminash etj…

2) Në të njëjtën mënyrë mund të përdoren edhe rrënjët. Për të përgatitur një dekokt kundër zbokthit dhe për forcimin e rrënjës së flokut veprojmë në këtë mënyrë: Në një tenxhere vëmë 130 ml ujë dhe 130 ml uthull rrushi ose molle, shtojmë aty 10 gr rrënjë të tharë ose 50 gr rrënjë të
njoma (kuptohet që duhet të jenë të pastra) dhe i lemë të marrin valë.
I ziejmë rreth 5 minuta në valë të lehtë dhe pastaj e heqim nga zjarri e lemë 30 min. në qetësi. Pas 30 min. e kullojmë dhe e kemi gati për të lyer kokën duke e fërkuar lehtë në të gjithë pjesën e kokës ku kemi flokët. Personat që kanë probleme me zbokthin u rekomandohet larja e kokës me lëngun që përftohet nga zierja e hithrës. Është mirë që larja të kryhet dy herë në javë dhe të vazhdojë deri në eliminimin përfundimtar të zbokthit. Larja e kokës me ujin e hithrës këshillohet edhe për ata që kanë probleme me rritjen e ngadaltë, si dhe rënien e flokut.

3) Për të pastruar gjakun hithra përdoret më shumë e përzier edhe me bimë tël tjera si me radhiqen, me rrenjën e rrodhes me këputjen etjte ziera ne forme caji.

4) Hithra ka edhe një përdorim tjetër duke e futur në vaj ulliri i cili bashkohet me substancat vepruese të përfituara nga hithrat. Për të përfituar këtë vaj mjekësor veprojmë në këtë mënyrë:
Marrim një sasi gjethesh të freskëta me gjithë dega i copëtojmë si për sallatë, i vëmë në një ene ose vazo qelqi dhe i shtojmë vaj ulliri të pastër biologjikisht sa të mbulohet bima. E mbyllim dhe e vendosim në një vend ku e kapin rrezet e diellit. E përziejmë çdo ditë nja dy tre herë me lugë druri.
Pas dy javësh e kullojmë në një napë sterile dhe vajin e hedhim në një shishe qelqi të errët dhe me mbajmë në vend të errët dhe të freskët. Pihen 1-2 lugë kafeje nga vaji 3 herë në ditë për pastrimin e fytit dhe mëshkrisë nga katarret, për lyerjen e lëkurës së kokës dhe për mjekimin e hemorroideve.

5) Efektet anësore të hithrës janë ende të panjohura. Por është thelbësisht e dëmshme të përdoret te personat, që kanë akumulime ujore si pasojë e aktivitetit të kufizuar të zemrës dhe veshkave, pasi është një çaj që nxit largimin e ujërave nga trupi.

5/22/2014

Sallam i pregatitur ne kushte shtepiake






PERBERESIT

4,5 kg mish derri (pjese anesore me pak dhjam)
1 luge gjelle me piper te zi pluhur
100 gr kripe te imet
1 luge kafeje me rigon
zorre derri








PREGATITJA

Presim mishin ne pjese te vogla, e perziejme me perberesit e tjere dhe e grijme ne makineri te mishit 2 here. Lajme zorret me uje te ngrohte disa here, kthejme te brendeshmen e zorres nga jashte dhe e pastrojme me leng limoni dhe kripe. I lajme me uje te ftohte dhe i leme menjane. Vendosim hinken e posaqme ne makinerine e mishit, kalojme te gjithe zorren ne pjesen e holle te hinkes dhe lidhim fundin e saje me spango. Hedhim perseri mishin e grire te pregatitur ne makinerine e mishit, e shtyjme me nje dore dhe me tjetren mbajme ne dalje te hinkes sallamin qe del. Duhet te kemi kujdes mos lejojme fllucka ajri ne sallam dhe cdo 25 mc kthejme 2-3 here qe te jene ne pjese simetrike. Mbasi mbarojme me mbushjen lidhim dhe anen tjeter me spango. E varim ne vend te fresket qe te thahet per 2-3 dite dhe pastaj e vendosim ne ngrirje ose e pjekim. Kujdes mizat, po qendroi miza ne sallam nuk mund te perdoret.

Domate te thara ne vaj ulliri


Pregatisim sa domate te duam, me mire do ishte te jene domate te sezonit, te pjekura mire dhe te forta. I lajme, i presim ne mes dhe po te deshirojme u heqim disa fara. Ne vazhdimesi i sperkasim me kripe te trashe, i hapim ne derrasa te gjera dhe i vendosim ne vende me diell dhe te ajrosura mire. I mbulojme me nje nape per mizat dhe i leme ne diell per 5 dite, jane gati kur i shtypim me dore dhe nuk nxjerrin leng. Ne nje ene plastike ne varesi te sasise qe duam perziejme 3 pjese vaj ulliri, 1 pjese uthull dhe shtojme 1 gjethe dafine, 1 luge gjelle kripe dhe pak piper te fresket. Hedhim ne kavanoza te sterilizuar domatet e thata dhe shtojme marinaten e pregatitur te vajit me uthull deri sa te mbulohen domatet. Gatim te mbare. Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte tuaj.

4/21/2014

Mjalti dhe kanella frika dhe tmerri i kompanive farmaceotike




Mjalti prodhohet në shumë vende të botës. Ai është ushqimi i vetëm në planet që nuk do të prishet ose kalbet kurrë. Megjithatë, kur e lëme atë në një vend të ftohtë dhe errët për një kohë të gjatë do të ngrij. Kur kjo ndodh, thjesht lirojme kapakun ekavanozit që kemi dhe e vënë në nje tenxhere me ujë të vaket. Keshtu mbas ngrohjes me uje te vaket ai kthehet ne gjendien e tij fillestare, lëngëzohet.



E vërteta rreth mjaltit me kanellë

Kjo është e sigurtë se kompanitë farmaceutike nuk do të donin qe informacioni i mëposhtëm të bëje raundin e botës. Skencetaret kan gjetur se një përzierje e mjaltë dhe kanellë shëron të gjitha llojet e sëmundjeve. Mjalti mund të përdoret pa asnjë efekt anësor në sëmundje. Edhe pse është i ëmbël si mjaltë, në qoftë se merret në dozat e duhura si një ilaç, ai nuk dëmton as pacientët diabetik. World News, revistë në Kanada, në versionin e datës 17 janar 1995, ka dhënë listën vijuese të sëmundjeve që mund të shërohen me mjaltë dhe kanellë si te hulumtuara nga shkencëtarët perëndimore: 


Semundjet e Zemërs
  
Bëni një paste me mjaltë dhe kanellë pluhur, ta aplikoni atë në bukë,dhe perdoreni për të ngrënë rregullisht për mëngjes. Ajo zvogëlon kolesterolin në arterie dhe  shpëton nga një sulm semundiesh në zemër. Përdorimi i rregullt i procesit të mësipërm ndihmon në funksionimin e duhur të frymëmarrjes dhe forcon rrahjet e zemres. Ne moshat e medha arteriet dhe venat humbin fleksibilitetin e tyre dhe bllokohen.Keshtu qe mjalti dhe kanella bejne rigjallërimin e arterieve dhe venave.

Kistet


Merrni dy lugë pluhur kanelle dhe një lugë çaji mjaltë në një gotë me ujë të vakët dhe pijeni atë. Ajo shkatërron mikrobet në fshikëz.
 
Dhimbjet e dhëmbeve
 
Bëni një paste të një luge çaji pluhur kanelle dhe pesë lugë çaji mjaltë dhe aplikojeni atë në dhëmbin qe ju  dhemb. Ju mund ta aplikoni tre herë në ditë deri sa të ndalet dhimbia e dhembit


Kolesteroli
 
Dy lugë mjaltë dhe tri lugë çaji pluhur kanelle përzier  456 gramë, çaj me ujë, që i jepet një pacienti me kolesterol dhe i zvogëlonnivelin e kolesterolit në gjak 10% brenda dy orësh. Siç u përmend te pacientët artrit, nëse merret tri herë në ditë, çdo kolesterol per 1 vit shërohet. Sipas të dhënave në këtë revistë, mjalti duhet te jete origjinal dhe te konsumohet me ushqim.

.
Të ftohtët

 
Ata që vuajnë nga ftohjet e zakonshme apo të rënda duhet të marrin një lugë gjelle mjaltë të vakët me 1/4 lugë kanellë pluhur te përditshmen për tre ditë. Ky proces mund të kuroje kollët e shumta kronike, të ftohtët dhe të qarat sinozes.

 
Çrregullime të stomakut

 Kur mjalti është marrë me pluhur kanelle 1+1 shëron dhimbiet e stomakut dhe gjithashtu pastron ulcerat ne stomak nga rrënja.

 
Gazrat e stomakut (bloating)

 
Sipas studimeve të bëra në Indi dhe Japoni, tregoi se nëse mjalti merret me pluhur kanelle stomaku është përjashtuarnga gazi.

 
Sistemi imunitar 

 
Përdorimi i përditshëm i mjaltit dhe kanelle pluhur forcon sistemin imunitar dhe e mbron organizmin nga bakteret dhe viruset.Shkencëtarët kanë zbuluar se mjalti ka vitamina të ndryshme dhe hekur në sasi të mëdha. Përdorimi i vazhdueshëm i mjaltit i forcon qelizat e bardha të gjakut për të luftuar bakteret dhe viruset.

Gripi 

Një shkencëtar në Spanjë ka vërtetuar se mjalti përmban një përbërës natyror që vret mikrobet influencës dhe e shpëton pacientin nga gripi.

 
Jetëgjatësi  

Çaji me mjaltë dhe pluhur kanelle, kur merret rregullisht,ndalon plakien.Merrni katër lugë mjaltë, një lugë pluhur kanelle dhe tre gota uji me caj te ngrohte. Pini 1/4 e filxhanit, 3-4 herë në ditë.

Puçrra fytyre

 
Tre lugë mjaltë dhe një lugë çaji pluhur kanelle ne forme paste. Aplikojeni këtë pastë në pucrat para gjumit dhe ti lani atë mëngjes me ujë të ngrohtë. Nëse bëhet çdo ditë për dy javë, ajo heq pucrat nga rrënja.

Sëmundjet e lëkurës

 
Aplikoni mjaltin dhe pluhur kanelle në pjesë të barabarta në pjeset e lekures që kërkojnë trajtim,ne ekzema leichines dhe në të gjitha llojet e infeksioneve të lëkurës.

Dobesimi ne peshe

 
Çdo ditë në mëngjes, gjysmë ore para mëngjesit në një stomak bosh dhe në mbrëmje para gjumit, pini mjaltë dhe pluhur kanelle zier në një filxhan ujë. Nëse merret rregullisht, kjo zvogëlon peshën edhe te nje personi më te trashë. Gjithashtu, pirja e kësaj përzierje rregullisht nuk lejon të grumbulluarat e yndyrës ne trup.

Kanceret

 
Hulumtimet e fundit në Japoni dhe Australi ka treguar se kanceret avancuara te stomakut dhe te eshtrave jane shëruar me sukses. Pacientët që vuajnë nga këto lloje të kancerit duhet te marrin te përditshme një lugë gjelle mjaltë me një lugë çaji pluhur kanelle për një muaj tre herë në ditë.

Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte e juaj.
 

4/13/2014

Majoneza





PERBERESIT

400 ml vaj misri
3 te verdha vezesh
kripe
piper te bardhe pluhur
1 limon vetem lengun
2 luge kafeje me uthull


PREGATITJA

Me nje ene plastike me mikser ose me dore (varet nga sasia) rrahim te verdhat e vezeve. Perdorim vajin dhe vezet ne temperature ambjenti dhe i ndajme mire te verdhen nga e bardha. Duhet te kemi parasysh qe vaji mban nje sasi te caktuar te verdhash veze, 6-7 te verdha vezesh te perzihen me 1L vaj. Gjate rrahjes te verdhave te vezes mbasi i kemi rrahur mire shtojme rrjedhshem vajin si ne foto, shtojme kripe, piperin, uthullen dhe vazhdojme rrahjen deri sa te formohet salca e majonezes por te mos pritet



Pasi i kemi hedhur te gjithe vajin, shtojme dhe lengun e limonit te kulluar mire, gjithmone duke e perziere. Ne rastin qe majoneza do ju prihet bejme pak majoneze tjeter me te verdha vezesh dhe shtojme avash avash majonezen e prere. Nese majoneza rezulton shume e trashe, i shtojme akoma dhe disa pika limoni, ndersa nese rezulton shume e holle, i shtojme edhe pak vaj misri, por duke korigjuar shijen me kripe dhe piper.