PERBERESIT
Per 3 persona
3 peshq (trofte)
6 luge gjelle vaj ulliri
2 luge gjelle me miell
1/2 luge gjelle salce domateje
6 thelbinj hudhre te shtypura
2 luge gjelle me uthull balsami
3 gjethe dafine
kripe-piper te bluar
5 kokra piper te zi
2.5 gota uje
PREGATITJA
Pastrojme peshqit i lajme me uje te bollshem, marinojme me pak kripe dhe i vendosim ne tave. Ne nje tigan te thelle hedhim vajin qe te nxehet dhe skuqim miellin deri sa te zverdet. Shtojme hudhrat, salcen e domates, uthullen e balsamit, kripe- piper, 2.5 gota me uje dhe trazojme deri sa te marre vale.
Shtojme gjethet e dafines dhe piperin e zi kokerr. Salcen e pregatitur e hedhim ne taven ku kemi vendosur peshqit dhe e fusim taven ne furre te nxehur ne 180-190 grade per 35-40 minuta. Taven e peshkut mund ta shoqerojme me pure patatesh, patate te skuqura, perime te ziera ose te pjekura etj. Gatim te mbare. Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte tuaj. .
No comments:
Post a Comment