PERBERESIT
170 gr gjiro pule (ose fileto pule te pjekur)
1.5 filxhan caji me salce konjaku
2 luge gjelle me djathe kackavall te grire
2 feta domate
PREGATITJA
Ne nje tave te vogel vendosim gjiron e pules te pjekur (fileto pule te pjekur ne skare, ose fileto pule te skuqur ne tigan), shtojme salcen e konjakut (receta e salces se konjakut > ketu), hedhim mbi salcen e konjakut djathin e grire te kackavallit dhe 2 feta domateje. Fusim taven ne furre te nxehur ne 190-200 grade per 20-25 minuta. Taven me gjiro pule dhe salce konjaku mund ta shoqerojme me patate te skuqura, oriz me zarzavate, pite te pjekura ne skare, kroketa patatesh etj.
No comments:
Post a Comment