PERBERESIT
1 filxhan caji me vaj ulliri
1/2 filxhani caji me uthull rrushi te bardhe
3 luge gjelle me mjalte
1 luge gjelle me leng limoni te fresket
2 luge gjelle me mustarde
kripe
piper te bardhe pluhur
PREGATITJA
Ne nje robot shtepiak perzieres (multi) hedhim uthullen, lengun e limonit, mustarden dhe i perziejme deri sa te tretet mustarda. Shtojme rrjedhshem vajin e ullirit dhe mjaltin. Rregullojme shijen e salces me pak kripe dhe piper dhe i perziejme deri sa te tretet kripa dhe te na formohet nje salce e njetrajtshme. Kete dresing per sallata mund ta ruajme ne frigorifer per 1 jave pa i humbur shija dhe vlerat e saje ushqyese.
No comments:
Post a Comment