Showing posts with label Ne tavoline. Show all posts
Showing posts with label Ne tavoline. Show all posts

6/17/2014

Ushqimi me i shendetshem dhe me i shijshem - ushqimi sezonal



Domatet

Një rracion domate, të prera në feta ju jep dozë të vitaminës C e cila është e barabartë me një të tretën e nevojave tona ditore për këtë vitaminë, kurse më këtë sasi të domates fitojmë të njejtën sasi edhe të vitaminës A. Kjo perime është e pasur edhe me vitaminë B6, E dhe K, kurse përmban edhe fibra. Domatja përmban edhe likopen, antioksidans i fuqishëm i cili ndihmon në luftimin e disa llojeve të kancerit, mirëpo edhe në mirëqenien e shëndetit kardiovaskular.

Pjeshkët

Një pjeshkë e madhësisë së mesme, krahas shijes së mirë, i sjell organizmit tonë shumë fibra, vitamina C dhe A. Vitamina A ndihmon organizmin tonë që të mbajë baraspeshën e lëngjeve gjatë ditëve të gjata të verës, kurse vitamina C bën çudira në sistëmin imunitar të lëkurës, posaçërisht në periudhën e verës, kur ajo i është ekspozuar rrezeve agresive të diellit.


Natyra vetë na ka siguruar shijen më të mirë të pjeshkës, prandaj është më mire që atë ta hani të freskët. Nëse doni të jeni më kreativë, mund që t’i kombinoni me disa toptha akullore nga vamila dhe kanella.





Nektarina

Sikurse edhe pjeshkët, edhe nektarinat janë plot me fibra, vitaminë A dhe C, kurse në anën tjetër, niveli i kalorive në këtë pemë është jashtëzakonisht i vogël. Edhe pse janë më të mira kur i hamë të freskëta, shijet e pasura të nektarinës na japin mundësinë që prej tyre mund të bëhet gjithçka ne kuzhine, nga lyerja e pazakontë e mishit, e deri tek ëmbëlsirat e pafundme etj...



Misri

Misri është shumë i pasur me fibra dhe me ujë. Në të ka edhe shumë vitaminë C, dhe një vakt misri përmban 10% të sasisë së përgjithsme të këtij vitamini që ju nevojitet brenda një dite.



Shalqini

Përderisa temperaturat rriten, një fetë shalqini, e cila është plot me ujë, do t’ju sigurojë që të mbeteni të hidratuar. Për faktin që 92% e shalqinit është ujë, ai ka shumë pak kalori. Ai gjithashtu përmban vitaminë A dhe C, kurse në të ka likoden dhe beta karoten.


5/14/2014

Avokado fruti si dardhe gjalpi






Avokado (Persea americana), fruti si dardhë gjalpi ose dardha e Alligatorit, është një pemë e përhapur në Karaibe, Meksikë, Amerikën Jugore dhe atë Qendrore dhe ka një histori të gjatë të kultivimit në Evropën Qendrore dhe Jugore. Fruta e avokados nuk është e ëmbël, por yndyror. Ajo është përdorur si bazë për salcën meksikane e njohur si Guacamole, si dhe një mbushje për disa lloje sushi, duke përfshirë rrolene Kaliforniane.










Avokadoja është i perdorur në gatimet me pula dhe shërben si dolli me kripë dhe piper. Në Brazil, Indonezi, Vietnam, dhe në Indine jugore (sidomos ne rajonin bregdetar Karnataka), avocadot janë përdorur shpesh për qumësht dhe herë pas here shtohet ne akullore dhe pjata te tjera. Në Brazil, Vietnam, Filipine dhe Indonezi, një pije e ëmbël pergatitet me sheqer, qumësht ose ujë, dhe pure avokadoje, ndonjehere shtohet edhe shurup cokollate. Në Australi dhe Zelandën e Re, ajo është shërbyer zakonisht në sanduiçe, ne dolli, ose shpesh ne gatime pule. Në Gana, avokadoja perdoret per te mbushur sanduicet. Ne Sri Lanka është i perdorur per pergatitjen e nje embelsire tradicionale. 

Në Meksikë dhe Amerikën Qendrore, avocadot jane perdorur të përziera me oriz të bardhë, në supa, salata, ose në pjatat e pulave dhe mishit. Në Peru avocadot janë konsumuar si majonezë, shërbeu si një pjatë e dytë me parrillas, e përdorur në salate dhe sanduiçe, ose ne pjata me ton, e karkaleca deti. Në Kili është përdorur si pure në pule, hamburger, dhe në feta për selino ose salate maruleje. Version kilian i sallatës Cezari përmban feta të mëdha avokadojt te pjekur. Në Kenia, avokadoja është ngrënë shpesh si një fryt, dhe është ngrënë vetëm, apo ipërziere me fruta të tjera në sallata frutash, ose si pjesë e një sallatë perimesh. Në Iran është përdorur si krem rinovimim per fytyren.
 

Uthulla nje nga ilacet popullore qe eshte perdorur 5000 vjet p.e.s










Uthulla eshte nje nga ilacet popullore qe perdoret ne pothuajse te gjitha kulturat. Ne fillim u zbulua si medicinal ne Babiloni (5000 p.e.s), eshte duke fituar pike ne shkencen moderrne per efektet e saj shume te mira qe lidhje me melcine dhe me dezintoksikimin. Ne nje studim te publikuar ne "The British Journal of Nutrition" ne 2005, studiuesi Takashi Fushimi dhe koleget e tij zbuluan se uthulla vepronte mbi kolestereolin dhe trigliceridet duke larguar yndyrnat nga organizmi.








Disa nga vetite e jashtezakonshme ushqyese dhe kuruese te uthulles se rrushit.

1. Shtoni uthullen ne mishin qe konsumoni. Sipas Henry Lu, autori i "Chinese System of Food Cures", shtimi i uthulles ne ushqimet tuaja dhe sidomos tek mishi rrit tretshmerine dhe njekohesisht hap oreksin. Henry Lu ka nje efekt te menjehershem mbi melcine dhe stomakun dhe mund te perdoret per te trajtuar helmimin nga ushqimet, hepatitin, parazitet etj, tratjen me probleme dhe shume probleme te aparatit tretes.

2.Shtojini uthull sallatave tuaja. Nje lloj uthulle e zakoneshme per sallatat eshte uthulla balsamike, e cila eshte shume shume e pasur ne antioksidante. Gjate vitit me pak fjale ju mund te shtoni uthullen ne dieten tuaj ne menyre qe tu ndihmoje ne problemet me tretjen, oreksin si dhe me dezintoksikimin.

3. Treningët intensivë dhe ndonjëherë edhe stresi i madh shkaktojnë rritjen e acidit laktik në trup, duke nxitur kështu lodhjen. Interesante është që aminoacidet që gjenden në uthullën e rrushit veprojnë si kundërhelm. Për më shumë, uthulla e rrushit përmban kalium dhe enzime që mund t’ju lirojnë nga kjo ndjenjë. Herën tjetër kur ndiheni që e keni tepruar me ushtrimet apo keni pësuar stres, shtoni një apo dy lugë uthull në gotën e pijes prej perimeve apo në gotë uji.

4.Shtoni pak uthull në ujë. Nëse infeksioni bakterial është arsye e diarresë suaj, uthulla e rrushit mund të ndihmojë në ndaljen e këtij problemi, duke falënderuar veçorive antibiotike. Për më shumë, sipas disa ilaçeve natyrale, uthulla e mollës përmban pektinë, e cila mund të ndihmojë në lehtësimin e ngërçeve në zorrë.

5. Shtoni 10 ml uthull ne nje gote me uje te vaket ose te ngrohte per te eleminuar problemet me tretjen, gazrat ose dhembjen e kokes te shkaktuar nga dezintoksikimi. Ne javen e pare te trajtimit mund te ndjeni keto lloj simptomash pasi nje numer shume i madh toksinash eshte duke u larguar nga organizmi nepermjet melcise. Uthulla e rrushit me uje te ngrohte eshte nje recete popullore per uljen e dhimbjes se kokes dhe problemeve te tretjes.

6. Përzini mirë një lugë uthull rrushi në gotën me ujë dhe pijeni. Kjo ndihmon kullimin e sinuseve, dhe me këtë do të ndikojë në zhbllokimin e hundës.

5/06/2014

Si mund ti konsumojme kerpudhat

 



Kërpudhat mund ti konsumojme të prera në feta të holla te skuqura ose te shuara me vere, mund të përdoren të pjekura ne skare në sallata të ndryshme si, sallatë jeshile, sallatë me spinaq të freskët, në një salcë domateje, etj. Ato shkojnë shumë mirë të kavërdisura me pak qepë, në anë të një pjate mishi. Pasi i hiqni kërcellin, mund t’i mbushni me djathin tuaj të preferuar dhe t’i piqni në furrë. Kërpudhat mund të bëjnë dhe një omeletë shumë të shijshme.
Receta > Kerpudha pleurotus te pjekura ne skare. 
Receta > Kerpudha te mbushura me djathe ne furre. 

4/21/2014

Trendafili i eger







Nese femija juaj gjate dimrit semuret shpesh me faringit apo bronkit, provoni nje kure me flete trendafili te zbutura ne uje. Ka shume mundesi qe femija juaj te behet mire: trendafili i eger eshte nje minier vitaminash, sidomos vitaminen C, por permban edhe substanca te panjohura nga ne.

Arrat


Pema e arres eshte nje nder pemet me te lashta te kultivuara nganjeriu si per drurin e saj te cmuar ashtu edhe per frutat. Ai qe di t'i perdore mire arrat ka ne duar celsin e shendetit te tij. Keto fruta te thata (keshillohet konsumimi ne doza te vogla)jane mjaft te pasura me acide yndyrore te pangopura, te cilat perdoren nga membranat e qelizave te organizmit tone. Cdo organ i yni eshte i perbere nga qeliza. Cdo qelize ka nje mur rrethues qe eshte membrana qelizore. Roli i saje eshte ai i doganes: lejon te futenushqimet e deshiruara, dhe kthehen mbrapsht toksinat e ''armiqve'' te tjere. Pra membranat qelizore jane te ndertuara nga acide yndyrore te prangosura me te cilat jane shume te pasura peshku i detit, arrat, bajamet, lajthite, Atehere mbi tavoline 2 arra ose 2 bajame pas buke.

4/17/2014

Rekomandim me arome portokalli






Lekura e portokallit eshte shume aromatike, ku te vjen keq ta hedhesh poshte. Me aromen e portokallit gatuajme shume lloje embelsirash dhe gjellerash. Kemi shume lloj menyrash per ta ruajtur aromen e lekures te portokallit. Marrim lekuren e portokallit dhe mundohemi qe te kete sa me pak te bardhe nga ana e brendesme duke e pastruar mire, e kalojme ne nje spango ne menyre qe te mos jene ngjitur njera me tjetren. I varim ne nje vend ku te ajrosen vazdimisht deri sa te thahen mire e te behen te forta.







I ruajme ne nje vazo qelqi dhe mund ti perdorim kur te duam, shkojne ne mish me qep 1-2 cope ose ne mishra me salce domateje per tu dhene aromen e tyre dhe pastaj i hedhim. Dicka tjeter qe mund te bejme duke e pastruar shume mire lekuren e portokallit te mos kete fare te bardhen e saj dhe e presim ne feta te holla. I veme ne nje vazo qelqi dhe e mbushim me konjak. Nga kjo mund te hedhim per arome ne keik, ne kremra te ndryshme, ne brumra dhe ku te deshironi.Te njejten gje mund te bejme dhe me mandarinat. Kujdes portokallat dhe mandarinat te jene biologjike. Gatim te mbare.
Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte e juaj.

4/14/2014

Mjalti i bletes





Mjalti është një lëng i ëmbël dhe i trashë që e prodhon bleta nga nektari i luleve dhe nga disa lëndë të ndryshme që i merr nga pjesë të ndryshme të bimës, të cilave u shton edhe një lëndë të posaçme nga vetë bleta (enzimat), e kjo i jep mjaltit vetinë ushqyese dhe kuruese. Bleta e ruan mjaltin brenda hualleve të dyllit në zgjua.







Vetitë kuruese dhe shkaqet e përdorimit:

1. Fuqizues i përgjithshëm dhe aktivizues, pasi që konsiderohet si një nga burimet më të mira të energjisë. Mjalti fuqizon muskujt dhe nervat.
2. Përmirëson funksionimin e sistemit të tretjes në mënyrë të përgjithshme. Mjalti përmirëson funksionin e zorrëve nëpërmjet nxitjes dhe aktivizimit të florës në zorrë (bakteries së dobishme të zorrëve), gjë e cila ndihmon në rastet e kapsllëkut, diarresë, ulcerave dhe infeksioneve. Mjalti vepron gjithashtu në lehtësimin e alergjisë së fytit, për shkakun se ai është anti infeksion.
3. Aktivizues dhe ushqyes i mëlçisë.
4. Përmirëson funksionin e sistemit të frymëmarrjes. Mjalti është ilaç efektiv për kollën dhe gëlbazën.
5. Rregullon funksionin e sistemit imun.
6. Mjalti është anti infeksion si rezultat i përmbajtjes së tij grupin e flavonoideve (një numër i të cilave i ngjan për nga përbërja lëndës Gromoglycate, e cila jepet zakonisht për parandalimin e krizave të astmës dhe jo si ilaç për të).
7. Sëmundjet infeksionale të syve (infeksionet e cornesë (bebes) së syrit, të bardhës së syrit dhe të qepallave të syve).
8. Antibiotik natyral (ka efekt kundër viruseve, baktereve dhe mukozave).
9. Ndihmon në mbylljen e plagëve, në shërimin e ulcerave dhe djegieve, si rezultat i përmbajtjes së tij të enzimave që ndihmojnë në këtë gjë.
10. Përdoret si maskë për zbukurim, pasi që mjalti mbron lëkurën nga rrudhosja dhe ruan freskinë e saj.

Përbërësit e mjaltit:

Ekzistojnë më shumë se 3000 lloj bimësh që janë lëndë e parë e mjaltit të bletës, kështu që mundet që i njëjti numër veçorish dhe vetish të ndryshme të jetë edhe te mjalti. Këtu po përmendim lëndët përbërëse të mjaltit në mënyrë të përgjithshme:
1. Ujë: 17-20%
2. Karbohidrate (sheqerna): fruktoz, glukoz, sukroz, maltoz. Këto përbëjnë 75% të mjaltit dhe janë pjesa kryesore e tij.
3. Poleni: përbën 5% të mjaltit me përafërsi, dhe kjo sqaron përse mjalti përmban: një sasi të konsiderueshme vitaminash, aminoacidesh dhe 0.05% proteina.
4. Minerale: 0.17% (botasium, sodium, kalcium, magnezium).
5. Ngjyra: si karotina, zanthina dhe flavonoidet.
6. Enzimat. Mjalti përmban një numër enzimash që kanë funksione të ndryshme, prej të cilave përmendim:

Enzima Invertase: Lloji më i madh i enzimave që gjenden te mjalti. Roli kryesor i kësaj enzime është thyerja e sheqerit të dyfishtë në sheqerna të thjeshta: në sheqer rrushi (glukozë) dhe sheqer frutash (fruktozë).
Enzima Glucouse Oxidase: Funksioni i kësaj enzime është shndërrimi i glukozës në Acid Glukonik, i cili prodhon lëndën Hydrogen Peroxide (ujin e oksigjenuar), që ka veti antibakteriale.
Enzima Diastase: Burimi i kësaj lënde është nektari i luleve dhe funksioni i saj është thyerja e amiloideve në sheqerna më të vogla dhe më të lehta për t’u tretur.
Enzima Catalase: Burimi i kësaj lënde është gjithashtu nektari i luleve kurse funksioni i saj është plotësimi i asaj që fillon enzima e Glucouse Oxidase, për të shndërruar këtë lëndë në ujë dhe oksigjen. 
Zbulimi i mashtrimit në mjalt mund të njihet pikërisht nga përqindja e këtyre enzimave në mjalt. Mjalti me hile apo mjalti i nxehur në temperaturë të lartë përmban sasi shumë të vogël enzimash.
7. Acide: 0.57%. Mjalti përmban një numër acidesh të ndryshme që ndryshojnë në varësi të burimit të tij. Prej këtyre acideve është acidi formik, sitrik, glukonik, laktik, oksalik, tanik, tartarik, etj. Megjithëse mjalti ka veti acide, por ai në origjinë konsiderohet si ushqim alkalin (bazik), sepse të qenët e ushqimit acid apo alkalin, qëndron në llojin dominues të lëndëve minerale që gjenden në të.

Këshilla që duhen pasur parasysh para përdorimit të mjaltit:

Mjalti konsiderohet prej ushqimeve të dobishme për shumicën e njerëzve, por ata që vuajnë nga sëmundja e sheqerit (diabeti) duhet të kenë parasysh që të mos marrin aq sasi mjalti sa të ngrenë përqindjen e sheqerit tek ata.
99.99% e atyre që e konsumojnë mjaltin nuk ndeshin asnjë lloj problemi, por ekzistojnë disa ndalesa të pakëta që duhet të kihen parasysh në përdorimin e mjaltit:
1. Të sëmurëve me urinë diabetike nuk mund t’u jepet mjalt në sasi të madhe, sepse ai përmban më shumë se 70% lëndë karbohidrate, dhe për të qenë brenda sigurisë, këtyre të sëmurëve mund t’u jepet vetëm 8-9 gram mjalt në ditë, d.m.th. një lugë e mesme, ose dy lugë, ose mundet edhe dy lugë, duke i marrë sipas mënyrës së njohur.
2. Alergjia, sidomos ajo e sistemit të tretjes, dhe kjo për shkak se mjalti përmban një sasi të vogël poleni. Zgjidhja në këtë rast është që përdorimi i mjaltit të fillohet me sasi shumë të vogla duke e holluar me sasi të mëdha lëngjesh.
3. Foshnjat nën një vjeç: dhe kjo është më e rëndësishme se rastet e mësipërme, pasi që zorrët e foshnjës nën një vjeç janë një ambient i përshtatshëm për zhvillimin e baktereve të dëmshme, sidomos bakteria e quajtur “closterdem botelenm”. Vetëm për këtë moshë duhet siguruar se mjalti që i jepet nuk e përmban këtë lloj bakterie.

Mënyra e përdorimit të mjaltit:

Preferohet që mjalti të përdoret i holluar me ujë, në mënyrë që të bëhet përvetësimi i lëndëve te tij sa më mirë. Po kështu preferohet që të merret një orë para ngrënies ose tre orë pas ngrënies. Doza e lejuar e mjaltit është 60-100 gram në ditë dhe jo më shumë. Preferohet që mjalti të përdoret në sasi të vogla dhe në periudha të ndara kohore.

Ruajtja e mjaltit dhe rezervimi i tij:

1. Nuk duhet lënë në dritën e diellit sepse ai i thyen shumë prej enzimave, dhe po kështu as në dritë të drejtpërdrejtë për një kohë të gjatë.
2. Duhet të ruhet në enë të posaçme për ruajtjen e ushqimeve, qofshin prej qelqi apo prej plastike që janë të posaçme për ruajtjen e ushqimeve (PET).
3. Ena ku ruhet mjalti të mbyllet mirë, sepse ai i thith me lehtësi aromat e jashtme të cilat ndikojnë në aromën e tij, dhe sepse mjalti thith ujin që gjendet në ajrin e jashtëm, e nëse përqindja e lagësgtirës në mjalt e kalon atë normalen, ai thartohet dhe prishet.
4. Mjalti duhet të ruhet në vend të ftohtë e të freskët dhe të mos ekspozohet nxehtësisë. Temperatura e dhomës ku ruhet mjalti nuk duhet t’i kalojë 25 °C.
 

Mjalti dhe mrekullite e tij sherues


1. Duke pirë mjaltin e shkrirë në ujë, të gjitha njollat e zorëve do të zhduken

2. Ngrënia e rregullt e mjaltit ndihmon në përforcimin e të mbajturit mend
(memorien e forcon) si dhe forcon trupin fizikisht.

3. Nëse mjalti pihet i tretur në ujë të ngrohtë, ndihmon kundër diaresë.

4. Nëse mjalti pihet i tretur në ujë të ftohtë, ndihmon kundër kapësllëkut.

5. Me përdorimin e mjaltit pastrohet gjaku dhe lehtësohet qarkullimi i tij nëpër trup

6. Mjalti është ilaçi i vetëm për shërimin e të rahurit të shpejtë të zemrës (tahikardia).

7. Mjalti krijon lehtësim të organizmit, ndërsa sheqeri e rëndon atë.

8. Mjalti që pihet i nxehtë për 7 minuta përzihet me gjakun, ndërsa i ftohtë për 20 minuta.

9. Kur hahet mjalti lukthi punon në rregull dhe nuk nevojiten pluhra dhe ilaçra për të ndihmuar përpunimin.

10. Mjalti largon dhembjet në sy, duke e fërkuar me gisht të pastërt syrin.

11. Për anemikët, mjalti është bombë gjaku.

12. Për dhembjet e eshtrave ngrënia e mjaltit është ilaç i padiskutueshëm.

13. Të sëmurët nga verdha, në qoftë se mëngjes dhe mbrëmje hanë mjalt, për 15-20 ditë ajo do të shërohet.

14. Mjalti largon ngërçin e nervave.

15. Mjalti ndihmon në rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve.

16. Personave që janë nervoz, si dhe atyre që kanë gjumë, mjalti u ndihmon për t'u qetësuar

17. Ai i cili ha mjalt nuk mundet me pasë kaps dhe as që mund t'i krijohen hemorroidet.

18. Nëse mjalti tretet në qumësht të ngorhtë zhduken skrajat e zorrëve.

19. Nëse mjaltin lyeni mbi material të nxehur dhe atë e veni mbi qafë ose në gjoks, dhembjet e fytit menjëherë largohen. Kjo bëhet kur kemi ndezje të krajnikëve dhe anginë.

20. Nëse sasi e caktuar e mjaltit përzihet me vishnje dhe shpërlahet fyti disa here në ditë era e keqe nga goja menjëher do të largohet.

21. Mjalti përdoret për shërimin e sëmundjes "stalni aigan" plagës së qelbosur. Plagën e atillë duhet menjëherë te lyer me mjaltë, ndërsa të sëmurit duhet dhënë që të hajë 10-15 herë. Shepjtë
do të vërehet përmirësimi.

22. Mjalti ndërpret dhimbjet e stomakut.

23. Plagët e zorrëve dhe të lukthit mjalti shumë shpejtë i shëron. Gjatë një jave duhet ngrënë deri në 4 kg mjaltë. Nëse edhe aq hamë edhe për tri javë, që të bëhet një muaj nga cirri i stomakut nuk do të ngelet asnjë shenjë. 

Dr. Kolosau thotë: "Këtë vetë personalisht e kam provuar në 97 pacientë dhe në fëmijën tim dhe kam fituar 100 % rezultate pozitive. "

24. Nëse dhembjet e shpinës dhe shpatullave, vendet ku ndjehet dhembja, i lyejm me mjaltë e mbi të vemë biber pluhur, të shtypur, dhembjet menjëherë largohet.

25. Mjalti e bletës është ilaç kundër reumës. Kohë pas kohe duhet lejuar që bleta ti kafshojë vendet e prekura nga dhembjet reumatike.

26. Fëmijët të cilët urinojnë në shtrat duhet të hanë mjaltë dhe kjo sëmundje do t'ju ndërpritet.

Nje mori te mirash shendetsore te mjaltit e kane bere ate nje aspekt te rendesishem te mjeksise tradicionale. Shkencetaret gjithashtu po i kerkojne te mirat shendetsore te mjaltit ne mjekesine moderne e vecanerisht dobite e saj ne sherimin e plageve. Veshtire qe te kete ndonje vend ne bote ku mjalti nuk deshirohet. Gjermanet e quajne Honing, Italianet Miele, Francezet Miel, Spanjollet Miel, Portugezet Mel, Ruset Med dhe Holandezet Honing. Megjithate emrin me te mire e ka ne shqip: Mjalt.

Te gjithe e deshirojne per shkak te shijes dhe te mirave shendetsore qe ofron. Cfare e ben edhe me popullor eshte lehtesia e konsumimit te tij. Mund te hahet drejtperdrejt, mund te lyejme buken me te, ta perziejme me leng frutash apo ndonje pije tjeter apo edhe me uje te ngrohte, me limonade, me kanellë dhe me barishte tjera per te bere ilaç.

Te mirat shendetsore te mjaltit jane:

* Sheqer diabetik: sheqeri i zakonshem mund te zevendesohet me mjalt ne shume ushqime dhe pije. Mjalti permban rreth 69% glukoze dhe fruktoze qe e mundeson te perdoret si sheqer diabetik ne vend te sheqerit te zakonshem.

* Burim energjie: Mjalti gjithshtu perdoret nga shume persona si burim energjie pasi nje luge-gjelle mjalt ofron rreth 64 kalori. Per me teper sheqeri ne mjalt shnderrohet (konvertohet) lehte ne glukoze edhe nga stomaket me sensitive. Keshtu pra eshte shume i lehte per tu tretur.

* Humbja e peshes: Edhe pse mjalti ka me shume kalori se sa sheqeri, kur mjalti konsumohet me uje te ngrohte ndihmon ne tretjen e yndyrnave (dhjamit) te ruajtura (rezervuar) ne trup. Po ashtu edhe mjalti me leng limoni e gjithashtu mjalti me kanelle ndihmon ne zvogelimin e peshes.

* Permireson performancen atletike: hulumtimet e fundit kane zbuluar se mjalti ndihmon ne permiresimin e performances tek atletet. Mjalti ndihmon ne mirembajtjen e niveleve te sheqerit ne gjak, rekuperimin (sherimin) e shpejte te muskujve dhe restaurimin e glikogjenit pas ushtrimeve.

* Burim i vitaminave dhe mineraleve: Mjalti permban nje mori vitaminash dhe mineralesh. Vitaminat dhe mineralet ne mjalt varen nga lloji i luleve qe jane perdorur per apikulture.

* Perberes antibakterial dhe antifungal: Mjalti ka perberes anti-bakterial dhe anti-funga (kepurdhave te lekures) dhe keshtu perdoret si antiseptik natyral.

* Antioksidues: Mjalti permban nutraceuticals, te cilet jane efektive ne largimin e radikaleve te lire nga trupi jone. Si rezultat, sistemi imunitar i trupit tone permiresohet.

* Kujdes lekure me qumesht dhe mjalt: Qumeshti dhe mjalti shpesh serviren se bashku pasi qe te dy keto ndihmojne qe te kemi nje lekure te bute e te lemueshme. Keshtu pra konsumimi i qumeshtit me mjalt per cdo dite ne mengjes esthe praktike e zakonshme ne shume kultura.

Mjalti ne trajtimin e plageve

Hulumtime te rendesishme jane duke u kryer per te studiuar te mirat shendetsore te mjaltit ne sherimin e plageve. Standardet e kujdesit mjekesor ofrojne disa prej ketyre te mirave ne dokument – Dobite e mjaltit ne trajtimin e plageve.

Fuqite sheruese te mjaltit nuk jane zmadhuar. Njesia hulumtuese Waikato per mjaltin ofron detaje rreth hulumtimeve qe jane bere ane e kend botes per te mirat shendetsore te mjaltit ne mjekesi.

Per me shume, BBC ka raportuar ne korrik te 2006 se mjeket ne Spitalin Christie ne Didsbury, Manchester, po planifikojne te perdorin mjalt per te shpejtuar sherimin e pacienteve me kancer pas operimit te tyre. Nje hulumtim i tille do te ofroje deshmi shkencore mbi te ashtuquajturin besim qe mbajne adhuruesit e mjaltit ane e mbane botes dhe do ti ndihmoje ata qe te shperndajne keto te mira te mjaltit tek me shume njerez.

4/13/2014

Majoneza





PERBERESIT

400 ml vaj misri
3 te verdha vezesh
kripe
piper te bardhe pluhur
1 limon vetem lengun
2 luge kafeje me uthull


PREGATITJA

Me nje ene plastike me mikser ose me dore (varet nga sasia) rrahim te verdhat e vezeve. Perdorim vajin dhe vezet ne temperature ambjenti dhe i ndajme mire te verdhen nga e bardha. Duhet te kemi parasysh qe vaji mban nje sasi te caktuar te verdhash veze, 6-7 te verdha vezesh te perzihen me 1L vaj. Gjate rrahjes te verdhave te vezes mbasi i kemi rrahur mire shtojme rrjedhshem vajin si ne foto, shtojme kripe, piperin, uthullen dhe vazhdojme rrahjen deri sa te formohet salca e majonezes por te mos pritet



Pasi i kemi hedhur te gjithe vajin, shtojme dhe lengun e limonit te kulluar mire, gjithmone duke e perziere. Ne rastin qe majoneza do ju prihet bejme pak majoneze tjeter me te verdha vezesh dhe shtojme avash avash majonezen e prere. Nese majoneza rezulton shume e trashe, i shtojme akoma dhe disa pika limoni, ndersa nese rezulton shume e holle, i shtojme edhe pak vaj misri, por duke korigjuar shijen me kripe dhe piper.