Showing posts with label Keshilla. Show all posts
Showing posts with label Keshilla. Show all posts

7/15/2014

Mesoni si mund te mos cahen levozhgat e vezeve gjate zierjes





Doni te pregatisni veze te ziera por gjithmone pothuajse cahen levozhgat e tyre para se te ziejne:

Kjo ndodh sepse i vendosim ne uje te nxehte sapo i nxjerrim nga frigoriferi, si perfundim te nderrohet menjehere temperatura e tyre.

Per te pregatitur veze te ziera perfekte, duhet qe para se ti gatuajme ti nxjerrim 20 minuta perpara ne temperature ambjenti. Dhe per nje rezultat akoma me te mire gjate zierjes shtojme pak kripe ne uje.






LEXONI ME TEPER:

1) Receta zyrtare e vezeve te skuqura.

6/30/2014

3 Mënyra të lehta për të bërë shijen e orizit të mërzitshëm një shije të mahnitshme:






Pregatitja e nje tenxhereje me oriz per te sherbyer per darke eshte bere atomatike. Por e njejta shije cdo here eshte bere e merzitshme. Ketu mund te gjeni tre menyra per ti dhene orizit nje shije tjeter te shijshme dhe mahnitese.







1) Skuqeni orizin

Skuqja e kokrrave te thata te orizit me gjalp ose me vaj ulliri, para se ti shtojme ujin nxjerr ne pah shijen e tije dhe i shton shijen e arres se kokosit. Akoma nje shije me te vecante mund ti japim orizit duke e gatuar (kavurdisur) bashke me drithra, makarona elb etj.


2) Gatuajeni orizin me pule ose me leng zarzavatesh

Pregatitja e orizit me leng pule ose me leng perimesh i jep atij nje shije te vecante. Ndonje here perdorimi i supes se pules 100% ben qe te ndjehet pak me teper shija e niseshtes se orizit, prandaj do ishte me e mire te perdoret 50/50 perzierja e supes me ujin.


3) Gatuajeni orizin me barishte aromatike ose perime

Cdo barishte aromatike apo perime i jep orizit nje shije te shijshme gjate pregatitjes. Nje gjethe dafine do ishte e domosdoshme gjithmone ti shtojme orizit gjate zierjes. Shije te ndryshme mund ti japim orizit me ereza te deshires tuaj si rozmarine, rigon, etj.

6/17/2014

Ushqimi me i shendetshem dhe me i shijshem - ushqimi sezonal



Domatet

Një rracion domate, të prera në feta ju jep dozë të vitaminës C e cila është e barabartë me një të tretën e nevojave tona ditore për këtë vitaminë, kurse më këtë sasi të domates fitojmë të njejtën sasi edhe të vitaminës A. Kjo perime është e pasur edhe me vitaminë B6, E dhe K, kurse përmban edhe fibra. Domatja përmban edhe likopen, antioksidans i fuqishëm i cili ndihmon në luftimin e disa llojeve të kancerit, mirëpo edhe në mirëqenien e shëndetit kardiovaskular.

Pjeshkët

Një pjeshkë e madhësisë së mesme, krahas shijes së mirë, i sjell organizmit tonë shumë fibra, vitamina C dhe A. Vitamina A ndihmon organizmin tonë që të mbajë baraspeshën e lëngjeve gjatë ditëve të gjata të verës, kurse vitamina C bën çudira në sistëmin imunitar të lëkurës, posaçërisht në periudhën e verës, kur ajo i është ekspozuar rrezeve agresive të diellit.


Natyra vetë na ka siguruar shijen më të mirë të pjeshkës, prandaj është më mire që atë ta hani të freskët. Nëse doni të jeni më kreativë, mund që t’i kombinoni me disa toptha akullore nga vamila dhe kanella.





Nektarina

Sikurse edhe pjeshkët, edhe nektarinat janë plot me fibra, vitaminë A dhe C, kurse në anën tjetër, niveli i kalorive në këtë pemë është jashtëzakonisht i vogël. Edhe pse janë më të mira kur i hamë të freskëta, shijet e pasura të nektarinës na japin mundësinë që prej tyre mund të bëhet gjithçka ne kuzhine, nga lyerja e pazakontë e mishit, e deri tek ëmbëlsirat e pafundme etj...



Misri

Misri është shumë i pasur me fibra dhe me ujë. Në të ka edhe shumë vitaminë C, dhe një vakt misri përmban 10% të sasisë së përgjithsme të këtij vitamini që ju nevojitet brenda një dite.



Shalqini

Përderisa temperaturat rriten, një fetë shalqini, e cila është plot me ujë, do t’ju sigurojë që të mbeteni të hidratuar. Për faktin që 92% e shalqinit është ujë, ai ka shumë pak kalori. Ai gjithashtu përmban vitaminë A dhe C, kurse në të ka likoden dhe beta karoten.


6/16/2014

Hithra mbreteresha e bimeve mjeksore





Në mjekësinë popullore hithra njihet si mbretëresha e bimëve mjekësore, për shkak të efekteve të saj pozitive në shërimin e disa sëmundjeve. Përdorimi i kësaj bime gjatë periudhës së pranverës ndihmon në pastrimin e gjakut dhe te të sëmurët me anemi. Këshillohet të konsumohet sa më shpesh bima e hithrës në formë sallate ose dhe e gatuar në supë ose byrek. Githashtu, mund të pihen 3 gota çaj në ditë.





Për shkak te sasisë se madhe te kaliumit, hithrat kane efekt diuretike dhe çaji i tyre shfrytëzohet ne mjekimin e inflamacionit te rrugëve urinare, si dhe për parandalimin e krijimit te gurëve ne veshka.
Pasi qe përmban hekur çaji nga hithra ndihmon edhe ne krijimin e qelizave te kuqe te gjakut. Ky çaj e pastron organizmin prandaj është i dobishëm te sëmundjet e lëkurës. Pjesët e përdorshme janë gjethet, lulet dhe rrënjët. Mbledhja e gjetheve fillon në Prill por vetëm në ditë me diell dhe përfundon nga mesi i tetorit. Tharja bëhet shpejt dhe në hije, nëse nuk thahen me kujdes nxihen dhe humbasin vlerat kryesore. Në shumë sëmundje përdoren më me sukses rrënjët. Rrenjët mblidhen në vjeshtën e vonë dhe lahen mirë nga dheu. Nëse rrenjët janë të trasha i cajmë përsegjati dhe i vëmë për të tharë në një dhomë të ngrohtë me ajër të pastër, ku thahen për shumë ditë. Pasi janë tharë plotësisht i vëmë në enë hermetike dhe i mbajme në një vend të errët dhe pa lagështirë. Lëndët që përmban hithra janë: klorofili, vitamina A dhe C, acidi salicilik, vitamina E, beta karoteni, hekuri ,kalziumi, kaliumi, fosfate dhe mineralie të tjera. Përmban serotonin dhe histamin,acid formik dhe acid acetik. Përdorimi i hithrës ndihmon ne shume semundje si: kundër inflamacionit të rrugëve urinare, kundër hemoragjive të brendshme, kundër zmadhimit jo malinj të gjëndrës së prostatës (rrënja), kundër rrufës alergjike, kundër zbokthit dhe ndihmuese për forcimin e flokut (rrënja), për të përfituar mineralie në organizëm etj.

Disa nga menyrat e perdorimit te hithres:

1) Marrim 25 gr gjethe të freskëta ose 5 gr gjethe të thata, i ziejme me nje filxhan caji me uje rreth 200 ml, e leme sa të marrë valë, e heqim pastaj nga zjarri e lemë 10 minuta të pushojë, e kullojmë dhe e kemi gati për përdorim. Përdoret si tonik i përgjithshëm, diuretik, përfitues mineraliesh, vitaminash etj…

2) Në të njëjtën mënyrë mund të përdoren edhe rrënjët. Për të përgatitur një dekokt kundër zbokthit dhe për forcimin e rrënjës së flokut veprojmë në këtë mënyrë: Në një tenxhere vëmë 130 ml ujë dhe 130 ml uthull rrushi ose molle, shtojmë aty 10 gr rrënjë të tharë ose 50 gr rrënjë të
njoma (kuptohet që duhet të jenë të pastra) dhe i lemë të marrin valë.
I ziejmë rreth 5 minuta në valë të lehtë dhe pastaj e heqim nga zjarri e lemë 30 min. në qetësi. Pas 30 min. e kullojmë dhe e kemi gati për të lyer kokën duke e fërkuar lehtë në të gjithë pjesën e kokës ku kemi flokët. Personat që kanë probleme me zbokthin u rekomandohet larja e kokës me lëngun që përftohet nga zierja e hithrës. Është mirë që larja të kryhet dy herë në javë dhe të vazhdojë deri në eliminimin përfundimtar të zbokthit. Larja e kokës me ujin e hithrës këshillohet edhe për ata që kanë probleme me rritjen e ngadaltë, si dhe rënien e flokut.

3) Për të pastruar gjakun hithra përdoret më shumë e përzier edhe me bimë tël tjera si me radhiqen, me rrenjën e rrodhes me këputjen etjte ziera ne forme caji.

4) Hithra ka edhe një përdorim tjetër duke e futur në vaj ulliri i cili bashkohet me substancat vepruese të përfituara nga hithrat. Për të përfituar këtë vaj mjekësor veprojmë në këtë mënyrë:
Marrim një sasi gjethesh të freskëta me gjithë dega i copëtojmë si për sallatë, i vëmë në një ene ose vazo qelqi dhe i shtojmë vaj ulliri të pastër biologjikisht sa të mbulohet bima. E mbyllim dhe e vendosim në një vend ku e kapin rrezet e diellit. E përziejmë çdo ditë nja dy tre herë me lugë druri.
Pas dy javësh e kullojmë në një napë sterile dhe vajin e hedhim në një shishe qelqi të errët dhe me mbajmë në vend të errët dhe të freskët. Pihen 1-2 lugë kafeje nga vaji 3 herë në ditë për pastrimin e fytit dhe mëshkrisë nga katarret, për lyerjen e lëkurës së kokës dhe për mjekimin e hemorroideve.

5) Efektet anësore të hithrës janë ende të panjohura. Por është thelbësisht e dëmshme të përdoret te personat, që kanë akumulime ujore si pasojë e aktivitetit të kufizuar të zemrës dhe veshkave, pasi është një çaj që nxit largimin e ujërave nga trupi.

6/02/2014

Kuzhina me përpara & pastaj: Një përmirësim kuzhine me porosi për më pak se 25000 mij lekë te reja







Mënyra më e mirë dhe më ekonomike për një rikonstruksion  të kuzhinës tuaj, me rafte deri në tavan. Shikoni me poshtë se çfarë kuzhine duket tani:





Një pamje me të vërtetë krejt të re. Nuk është e nevojshme të harxhojmë një grusht me para për një kuzhinë të re ... Një nga mënyrat më të thjeshta për ti dhënë një pamje të vecantë kuzhinës është ndërrimi i rafteve deri në tavan dhe veshja e frigoriferit me raft. Mënyra më ekonomike për një kuzhinë estetike!




5/15/2014

Momenti më i përshtatshëm për të pirë kafenë



Momenti me i mire për te pire kafene është harku kohor ndërmjet orës 9:00 dhe 11:00 te mëngjesit. Ne këtë ore kafeina është ne gjendje te japë efektet e saj maksimale dhe te mos krijoje varësi. Ky është përfundimi i një studimi te dr Steven Miller i botuar ne “Popular Scienze”. Te tregosh kujdes ne orarin e pirjes se kafesë, thotë doktori shmang mundësinë te qenurit tolerant ndaj kafeinës, ashtu sikurse ndodh ne rastet kur merr për një kohe te gjate antibiotike, apo antidolorante. Me tej ai shton se është e panevojshme te pihet kafe ne ato momente kur organizmi, trupi dhe truri ndodhe ne gjendje aktive, pasi kjo do te çonte mungese te efektit te saj bonifikues edhe ne rastet kur organizmi është i lodhur dhe i përgjumur.

Si të eliminojme ngrënien gjatë natës





Nëse ha një mëngjes të mirë dhe një drekë të kënaqshme, pa harruar ndonjë vakt të vogël pasdite, nuk do të bie shumë në mendje për të ngrënë në darkë vonë. Sidomos kur një njeri ndjehet i trishtuar, apo nervoz, konsumon ushqim për t'u harruar në një farë mënyre. Mirëpo ky zakon mund të zëvendësohet me një aktivitet më pak të dëmshëm, siç është ushtrimi fizik, leximi, e shkruara, apo studimi. Është mirë që kur ndjeni nevojën për të ngrënë diçka në orët e vona, atëherë të pini ujë ose ndonjë lëng frutash. Sigurisht që nuk do të ngopë dëshirën tuaj, por do të mbushë stomakun dhe në fund mund t'iu ndihmojë për shmangien e ngrenjes. Lani dhëmbët përpara se të shkoni në shtrat. Me dhëmbët e pastër do të keni një farë pengese për të ngrënë diçka.

5/14/2014

Keshilla gatimi






Për të bere ekonomi gjate ores se gatimit, duhet të mbulosh tenxheren me kapak! E thjeshtë, por e rëndësishme sepse kufizon në 30% konsumin e energjisë dhe ruan aromen e ushqimit. Gjithashtu kur pjek ne furre nuk duhet te hapesh kapakun e furres vazhdimisht. Gatim te mbare. Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte tuaj.

Provoni të lehtësoni dhimbjet e kokes pa perdorimin e ilaceve










Për lehtësimin e dhimbjeve te kokes pa perdorimin e ilaceve dhe qetesueseve te ndryshem, provoni pak leng lemoni me nje luge mjalte duke ju shtuar pak uje dhe pijeni avash avash. Gatim te mbare. Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte tuaj. 






Konsumimi i peshkut 2 here ne jave luan nje rol kyc ne zhvillimin e trurit tek femijet




Studiuesit paralajmerojne se duhet konsumuar peshk te pakten 2 here ne jave sepse jane te pasura me vitamina dhe substanca te dobishme per organizmin tone. Keto substanca luajne nje rol kyc ne zhvillimin e trurit te femijeve dhe jo vetem. Omega -3 eshte nje vitamine shume e domosdoshme per sistemin nervor, muskujt dhe kockat. Po ashtu peshqit permbajne dhe kalcium, fosfor dhe jod, te nevojshem per prodhimin e hormoneve te tiroideve e mjaft i nevojitshem per krijimin e embrionit te bebes.






Jane keto vitamina si B, B6 lufton anemin, B2, B12, Omega-3 qe ndihmojne te jesh energjik, te shtojne tonalitetin e muskujve dhe na ulin peshen e tepert. Vetem keshtu mundesite per te jetuar ''sa te duash'' jane te medha dhe rregullat kryesore perfshihen tek stili i jetes dhe ushqimet sipas shkencetareve. Si ushqim shume i dobishem per organizmin tone peshku keshillohet te konsumohet 2-3 here ne jave duke u ashtuquajtur dhe si partneri me i vjeter i veres, ilaci me i mire per shume semundie dhe ushqim i pa diskutueshem per tryexat e cdo shtepie.
 

Uthulla nje nga ilacet popullore qe eshte perdorur 5000 vjet p.e.s










Uthulla eshte nje nga ilacet popullore qe perdoret ne pothuajse te gjitha kulturat. Ne fillim u zbulua si medicinal ne Babiloni (5000 p.e.s), eshte duke fituar pike ne shkencen moderrne per efektet e saj shume te mira qe lidhje me melcine dhe me dezintoksikimin. Ne nje studim te publikuar ne "The British Journal of Nutrition" ne 2005, studiuesi Takashi Fushimi dhe koleget e tij zbuluan se uthulla vepronte mbi kolestereolin dhe trigliceridet duke larguar yndyrnat nga organizmi.








Disa nga vetite e jashtezakonshme ushqyese dhe kuruese te uthulles se rrushit.

1. Shtoni uthullen ne mishin qe konsumoni. Sipas Henry Lu, autori i "Chinese System of Food Cures", shtimi i uthulles ne ushqimet tuaja dhe sidomos tek mishi rrit tretshmerine dhe njekohesisht hap oreksin. Henry Lu ka nje efekt te menjehershem mbi melcine dhe stomakun dhe mund te perdoret per te trajtuar helmimin nga ushqimet, hepatitin, parazitet etj, tratjen me probleme dhe shume probleme te aparatit tretes.

2.Shtojini uthull sallatave tuaja. Nje lloj uthulle e zakoneshme per sallatat eshte uthulla balsamike, e cila eshte shume shume e pasur ne antioksidante. Gjate vitit me pak fjale ju mund te shtoni uthullen ne dieten tuaj ne menyre qe tu ndihmoje ne problemet me tretjen, oreksin si dhe me dezintoksikimin.

3. Treningët intensivë dhe ndonjëherë edhe stresi i madh shkaktojnë rritjen e acidit laktik në trup, duke nxitur kështu lodhjen. Interesante është që aminoacidet që gjenden në uthullën e rrushit veprojnë si kundërhelm. Për më shumë, uthulla e rrushit përmban kalium dhe enzime që mund t’ju lirojnë nga kjo ndjenjë. Herën tjetër kur ndiheni që e keni tepruar me ushtrimet apo keni pësuar stres, shtoni një apo dy lugë uthull në gotën e pijes prej perimeve apo në gotë uji.

4.Shtoni pak uthull në ujë. Nëse infeksioni bakterial është arsye e diarresë suaj, uthulla e rrushit mund të ndihmojë në ndaljen e këtij problemi, duke falënderuar veçorive antibiotike. Për më shumë, sipas disa ilaçeve natyrale, uthulla e mollës përmban pektinë, e cila mund të ndihmojë në lehtësimin e ngërçeve në zorrë.

5. Shtoni 10 ml uthull ne nje gote me uje te vaket ose te ngrohte per te eleminuar problemet me tretjen, gazrat ose dhembjen e kokes te shkaktuar nga dezintoksikimi. Ne javen e pare te trajtimit mund te ndjeni keto lloj simptomash pasi nje numer shume i madh toksinash eshte duke u larguar nga organizmi nepermjet melcise. Uthulla e rrushit me uje te ngrohte eshte nje recete popullore per uljen e dhimbjes se kokes dhe problemeve te tretjes.

6. Përzini mirë një lugë uthull rrushi në gotën me ujë dhe pijeni. Kjo ndihmon kullimin e sinuseve, dhe me këtë do të ndikojë në zhbllokimin e hundës.

5/09/2014

Mjalte me arra dhe kikirik, nje embelsire me vlera te shumta kuruese







Arra është një bimë që ka qenë e njohur që nga kohërat e lashta për vetitë e saj shëruese. Kombinimi i mjaltit, kikirikeve dhe i arres per trupin tone ofron të gjitha vitaminat esenciale, minerale, proteinike, yndyrore, karbohidrate, dhe shumë më tepër. Jo vetëm që është shumë e shijshme si ëmbëlsirë mjalti i kombinuar me arra por ndihmon edhe në zbutjen e dhimbjeve kokes dhe pagjumësise.

10 Arsye per te ngrene nje molle ne dite!!




1. Nje molle ka 60 kalori dhe aspak yndyre.
2. Ka perberie hekuri te cilat forcojn kockat.
3. Ndihmon ne ulien e koliserolit te (keq) LDL. 
4. Ndihmon ne punen e mir te zemres. 
5. Ka perberie te shumta te vitamines C qe forcon      imunitetin e trupit.
6. Inet tretse qe ka ndihmojne ne rregullimin e sheqerit    ne gjak keshtu ndihmon diabetiket.
7. Ju ruan nga semundia e Alchaimerit.
8. Lufton semundien e kancerit.
9. Ndihmon ne funksionimin e mire te zorreve.
10.Forcon sistemin muskulor dhe ate nervor.

5/08/2014

Hudhra dhe vetite e saje kuruese




Sipas studimeve të reja, hudhra ka nje numer te madh vetish sheruese. Një nga këto është parandalimi i kancereve të ndryshme. Për shembull, ata që konsumojnë më shumë se 6 thelbinj hudhër në jave kane 30% më pak të ngjarë të marrin kancerin e zorrës së trashë dhe 50% me pak mundesi per zhvillimit të kancerit të stomakut. Hudhra mbron zemrën. Sipas një studimi të publikuar në revistën mjekësore «British Medical Journal», 2 thelbinj të hudhër të pa përpunuara një javë mund të zvogëlojë me 25% rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës.

5/06/2014

Preshi





Aroma e Preshit është konsideruar përgjithësisht më i sofistikuar se ajo e qepëve të zakonshme. Gjethet e freskëta të preshit kanë veti bakteriostatike, nxisin veprimin tretës të zorrëve dhe ndikojnë në uljen e presionit të gjakut. Gjithashtu rekomandohen si ndihmë kundër fryrjes së gjymtyrëve, në rastet e ashitit. Në të gjitha keto rastet preshi rekomandohet të përdoret i freskët (sallate). Ne ditët e sotme preshi është një nga perimet që janë pothuajse te freskëta në dispozicion gjatë gjithë vitit.

Shega simbol i jetegjatesise





Lengu i shegës tashmë mund të quhet një bar i çmuar për zemrën. Nëse pini një gotë me lëng shege çdo ditë, do të mund të parandaloni formimin e pllakëzave në enët e gjakut, duke ulur kështu rrezikun për t’u prekur nga arteriosklerozat. Fruti i shegës është simbol i jetëgjatësisë. Ky frut ka një përmbajtje të lartë të antioksidantëve. Studimet tregojnë se ka tre herë më tepër fuqi antioksiduese në raport me çajin e gjelbër dhe verën e kuqe. Disa shkencëtarë izraelitë kanë zbuluar se burrat që pinë një gotë me lëng shege në ditë, jo vetëm mbrohen nga kanceri i prostatës, por edhe rregullojnë sistemin e tyre sistolik, punën e zemrës dhe presionin e gjakut.

Si mund ti konsumojme kerpudhat

 



Kërpudhat mund ti konsumojme të prera në feta të holla te skuqura ose te shuara me vere, mund të përdoren të pjekura ne skare në sallata të ndryshme si, sallatë jeshile, sallatë me spinaq të freskët, në një salcë domateje, etj. Ato shkojnë shumë mirë të kavërdisura me pak qepë, në anë të një pjate mishi. Pasi i hiqni kërcellin, mund t’i mbushni me djathin tuaj të preferuar dhe t’i piqni në furrë. Kërpudhat mund të bëjnë dhe një omeletë shumë të shijshme.
Receta > Kerpudha pleurotus te pjekura ne skare. 
Receta > Kerpudha te mbushura me djathe ne furre. 

Leng sherebele






PERBERESIT

1 kupe e gjysem caji me gjethe sherebele te fresket
1 liter uje
10 lule anise star


PREGATITJA

Zieni gjethet ne uje per rreth 15 min. Kullojini, derdheni lengun ne nje shishe sterile dhe mbylleni mire. Perdoreni si per freskim te fytyres, per te pastruar lekuren me nje pambuk te cilin e keni zhytur ne te, ashtu edhe per te dhene arome te kendshme ne trup.

 

Domatet dhurate e natyres per te luftuar semundjet



Sipas një studimi të Institutit të Shëndetit Publik finlandez, domatet, një nga përbërësit kryesorë të dietës mesdhetare, përgjysmojnë rrezikun e një iktusi në tru. Dhe sipas studiuesve, efekti është akoma më i madh në parandalimin e një ishemie, për të cilan përkundër hemorragjisë cerebrale, reduktimi i rrezikut në rastin e konsumimit të domateve shkon në 60 për qind. Studimi i gjerë finlandez ka nisur në vitet ‘90 dhe ka përfshirë në eksperiment disa mijëra meshkuj të moshave 46-65 vjeç. Në një hark kohor prej 12 vjetësh, 67 prej tyre kishin pësuar një iktus, por në asnjë rast nuk ishin prekur ata persona që kishin në gjak përqindje të likopenit (substanca që u jep ngjyrën e kuqe domateve dhe që gjendet me shumicë brenda tyre). Duke u nisur nga ky fakt, studiuesit kanë vlerësuar benefitet e domates në mbrojtjen e shëndetit të njeriut, veçanërisht në reduktimin e rrezikut nga ishemia dhe iktusi në tru.





Veç likotemit, domatet përmbajnë antioksidantë të shumtë të cilët shkatërrojnë radikalet e lira dhe ndaj cilësohen nga shumë ekspertë si dhurata e natyrës për të luftuar sëmundjet. Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte tuaj.
 

Ulliri bime mrekulluese





Jo më kot, ulliri është cilësuar si një ndër bimët mrekulluese. Gjethet e ullirit dhe lëvoret e degëve përmbajnë taninë dhe kanë shije të hidhur. Ato kanë veti rrudhëse, tonike dhe antipiretike. Përdoren me rezultate shumë të mira kundër arteriosklerozës, tensionit të lartë të gjakut dhe në rastet e sëmundjeve me temperaturë. Ato kanë veti direkte dhe pakësojnë sasinë e sheqerit në gjak.

Kuron:

1-Arteriosklerozën
2-Tensionin e lartë
3-Ul temperaturën e lartë
4-Pakëson sasinë e sheqerit në gjak
5-Rregullon metabolizmin
6-Rekomandohet për ekzemat në lëkurë
7-Kuron stomakun





Përgatitja e  çajit te ullirit:

Merren 40-50 copë gjethe dhe vihen të zihen në gjysmë litri ujë derisa të mbeten ¾ e sasisë së ujit. Nga çaji i përgatitur pihen 1-2 filxhanë çaji në ditë, pasi filtrohet dhe i shtohet sheqer. Kokrrat e ullirit bëjnë mirë kur i konsumojnë ata që vuajnë nga sëmundja e sheqerit. Është e këshillueshme që diabetikët të hanë sidomos kokrra jeshile, të cilat shuajnë etjen që shkakton diabeti.