Në mjekësinë popullore hithra njihet si mbretëresha e bimëve mjekësore, për shkak të efekteve të saj pozitive në shërimin e disa sëmundjeve. Përdorimi i kësaj bime gjatë periudhës së pranverës ndihmon në pastrimin e gjakut dhe te të sëmurët me anemi. Këshillohet të konsumohet sa më shpesh bima e hithrës në formë sallate ose dhe e gatuar në supë ose byrek. Githashtu, mund të pihen 3 gota çaj në ditë.
Për shkak te sasisë se madhe te kaliumit, hithrat kane efekt diuretike dhe çaji i tyre shfrytëzohet ne mjekimin e inflamacionit te rrugëve urinare, si dhe për parandalimin e krijimit te gurëve ne veshka.
Pasi qe përmban hekur çaji nga hithra ndihmon edhe ne krijimin e qelizave te kuqe te gjakut. Ky çaj e pastron organizmin prandaj është i dobishëm te sëmundjet e lëkurës. Pjesët e përdorshme janë gjethet, lulet dhe rrënjët. Mbledhja e gjetheve fillon në Prill por vetëm në ditë me diell dhe përfundon nga mesi i tetorit. Tharja bëhet shpejt dhe në hije, nëse nuk thahen me kujdes nxihen dhe humbasin vlerat kryesore. Në shumë sëmundje përdoren më me sukses rrënjët. Rrenjët mblidhen në vjeshtën e vonë dhe lahen mirë nga dheu. Nëse rrenjët janë të trasha i cajmë përsegjati dhe i vëmë për të tharë në një dhomë të ngrohtë me ajër të pastër, ku thahen për shumë ditë. Pasi janë tharë plotësisht i vëmë në enë hermetike dhe i mbajme në një vend të errët dhe pa lagështirë. Lëndët që përmban hithra janë: klorofili, vitamina A dhe C, acidi salicilik, vitamina E, beta karoteni, hekuri ,kalziumi, kaliumi, fosfate dhe mineralie të tjera. Përmban serotonin dhe histamin,acid formik dhe acid acetik. Përdorimi i hithrës ndihmon ne shume semundje si: kundër inflamacionit të rrugëve urinare, kundër hemoragjive të brendshme, kundër zmadhimit jo malinj të gjëndrës së prostatës (rrënja), kundër rrufës alergjike, kundër zbokthit dhe ndihmuese për forcimin e flokut (rrënja), për të përfituar mineralie në organizëm etj.
Disa nga menyrat e perdorimit te hithres:
1) Marrim 25 gr gjethe të freskëta ose 5 gr gjethe të thata, i ziejme me nje filxhan caji me uje rreth 200 ml, e leme sa të marrë valë, e heqim pastaj nga zjarri e lemë 10 minuta të pushojë, e kullojmë dhe e kemi gati për përdorim. Përdoret si tonik i përgjithshëm, diuretik, përfitues mineraliesh, vitaminash etj…
2) Në të njëjtën mënyrë mund të përdoren edhe rrënjët. Për të përgatitur një dekokt kundër zbokthit dhe për forcimin e rrënjës së flokut veprojmë në këtë mënyrë: Në një tenxhere vëmë 130 ml ujë dhe 130 ml uthull rrushi ose molle, shtojmë aty 10 gr rrënjë të tharë ose 50 gr rrënjë të
njoma (kuptohet që duhet të jenë të pastra) dhe i lemë të marrin valë.
I ziejmë rreth 5 minuta në valë të lehtë dhe pastaj e heqim nga zjarri e lemë 30 min. në qetësi. Pas 30 min. e kullojmë dhe e kemi gati për të lyer kokën duke e fërkuar lehtë në të gjithë pjesën e kokës ku kemi flokët. Personat që kanë probleme me zbokthin u rekomandohet larja e kokës me lëngun që përftohet nga zierja e hithrës. Është mirë që larja të kryhet dy herë në javë dhe të vazhdojë deri në eliminimin përfundimtar të zbokthit. Larja e kokës me ujin e hithrës këshillohet edhe për ata që kanë probleme me rritjen e ngadaltë, si dhe rënien e flokut.
3) Për të pastruar gjakun hithra përdoret më shumë e përzier edhe me bimë tël tjera si me radhiqen, me rrenjën e rrodhes me këputjen etjte ziera ne forme caji.
4) Hithra ka edhe një përdorim tjetër duke e futur në vaj ulliri i cili bashkohet me substancat vepruese të përfituara nga hithrat. Për të përfituar këtë vaj mjekësor veprojmë në këtë mënyrë:
Marrim një sasi gjethesh të freskëta me gjithë dega i copëtojmë si për sallatë, i vëmë në një ene ose vazo qelqi dhe i shtojmë vaj ulliri të pastër biologjikisht sa të mbulohet bima. E mbyllim dhe e vendosim në një vend ku e kapin rrezet e diellit. E përziejmë çdo ditë nja dy tre herë me lugë druri.
Pas dy javësh e kullojmë në një napë sterile dhe vajin e hedhim në një shishe qelqi të errët dhe me mbajmë në vend të errët dhe të freskët. Pihen 1-2 lugë kafeje nga vaji 3 herë në ditë për pastrimin e fytit dhe mëshkrisë nga katarret, për lyerjen e lëkurës së kokës dhe për mjekimin e hemorroideve.
5) Efektet anësore të hithrës janë ende të panjohura. Por është thelbësisht e dëmshme të përdoret te personat, që kanë akumulime ujore si pasojë e aktivitetit të kufizuar të zemrës dhe veshkave, pasi është një çaj që nxit largimin e ujërave nga trupi.
No comments:
Post a Comment