Brumi baze per tarta te embla dhe te kripura. Brumin e mbetur nga tartat e pregatitura gjate prerieve anesore, i hapim ne peta te trasha dhe i presim me forma. I pjekim ose me sheqer ose me erëza dhe kemi biskota te embla ose te kripura
PERBERESIT
250 gr miell të butë
150 gr gjalpë në temperature dhome
pak kripe
pak sheqer
1 vezë
2 luge gjelle me qumesht te ftohte
1/3 luge kafe me vanilie
PREGATITJA
Në nje siperfaqe ne tavoline sisim miellin, shtojme kripen, gjalpin, sheqerin dhe vezën. Me majat e gishtërinjve përzierjme së bashku te gjithe perberesit pak e nga pak deri sa te kemi nje mase si rërë e lagësht. Shtojme qumështin dhe të fillojnë ta punojme mire brumin. E pregatisim brumin në formë sferike dhe e mbeshtjellim me nje plasmas guzhine. E lëmë atë në frigorifer për të paktën 30 minuta qe te ftohet mire sepse sa me shume te ftohet aq me mire do hapet dhe piqet. Brumin e tartave mund ta ruajme për 4-5 ditë në frigorifer ose 2 muaj në ngrirje, vetëm duhet te shkrije mire nga ngrirja nje dite para perdorimit. Ashtu i ftohte sic eshte brumi e hapim me nje okllai te trashe mbi banak. Trashësia nuk duhet të kalojë 3-4 mm, dhe duhet ta vendosim ne nje forme tartiere te lyer me yndyre si ne foton e mesiperme, buzet qe varen pak nga brumi i tartes duhen prere me nje thike.
Vendosim formen e tartieres me brumin ne frirorifer per 20 minuta te tjera, sa me i ftohte te jete brumi kur futet ne furre aq me kerc dhe i frure do piqet. Vendosim mbi tarten e pregatitur nje letër pjekjeje dhe e perthyejme me gishta mbi tarte duke e mbushur me oriz deri tek buzet e tartjeres mbi letren e pjekies per ti ruajtur formen tartes gjate pjekies. Pjekim tarten ne furre te nxehte në 180 ° C për 10 minuta. Heqim letren me orizin qe kemi vene mbi tarte si peshe per te ruajtur formen e tartes dhe e pjekim tarten perseri per 10 - 12 minuta qe te na piqet mire. Orizin qe perdorem per peshe mund ta perdorim dhe here te tjera. Tarten e pjekur mund ta ruajme per 1 muaj ne ngrirje te mbeshtjelle mire me plasmas. Me perberesit e mesiperm mund te pregatisim nje tarte me diameter 26-28 cm per 8 rracione. Gatim te mbare.
Nese ky informacion eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte tuaj.
No comments:
Post a Comment