PERBERESIT
Per 4 persona
400 gr. spinaq të freskët
3 qepe te fresketa te grira
1 qepë të vogel te grire
pak kopër te grire
1 filxhan caji me oriz
kripë dhe piper
1 limon (lengun)
4 veze
PREGATITJA
Presim spinaqin ne dy ose në tre pjese (në varësi tëgjatësisë). Ziejme spinaqin per 5 minuta ne uje te valuar dhe e kullojme. Ne nje tenxhere kavurdisim qepet e njoma, dhe qepet e thata ne vaj te nxehte dhe shtojme kripen, kopren, spinaqin dhe i perziejme. Shtojme 220 ml uje dhe sa te fillojne te ziejne te gjithe perberesit shtojme orizin, piperin, kripen sipas deshires pak spec djeges dhe hedhim te gjithe perberesit pasi te kene marre nje vale ne nje tepsi. Fusim tepsine ne furre te parapregatitur ne temperaturen 180 grade per 30-40 minuta (15 minuta para se te nxjerrim tepsine nga furra vendosim vezet mbi spinaq). Gatim te mbare.
Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte e juaj.
No comments:
Post a Comment