4/18/2014

Kripa diamanti i gatimit



KRIPA ''DIAMANTI I GATIMIT''

Kripa është lëndë e bardhë dhe e fortë në trajtë kokrrizash të vogla të kristalta, e tretshme në ujë, me shije të njelmët, që nxirret nga uji i detit (nëpër kripore) a nga toka (në miniera) dhe që përdoret në gjelle ose u hidhet ushqimeve për t'i ruajtur për një kohë të gjatë. Në kimi kripa njihet si përbërje kimike e formuar nga zëvendësimi i plotë a i pjesshëm i hidrogjenit të një acidi me metal e me njëvlerës të tij. Në mjekësi kripa njihet si lëndë e bardhë dhe e kristaltë që pihet për të dalë jashtë kur jemi kaps, sulfati i magnezit.




DISA NGA EFEKTET E KRIPES

1. Nuk shërben vetëm për gatim.
2. Shishet e qelqurina lahen mirë me ujë me kripë.
3. Një sasi kripe e lënë pa mbuluar në një tepsi thith lagështinë e dhomës, pasi kemi lyer.
4. Uji i nxehtë ftohet me ngadalë po ti hedhim kripë.
5. Peshku në akuarium qëndron më mirë po ti hedhësh 2-3 kokrra kripë. Kjo i heq dhe aromën e keqe ujit.
6. Mizat e dheut largohen po të hedhim kripë në vendet e grumbullimit ose në rrugët e kalimit.
7. Njollat e kafes, kakaos, çokollatës, verës pastrohen më kollaj po i lage menjëherë me ujë të kripur.
8. Sendet prej mermeri, prej bakri e prej argjendi pastrohen mirë po të fërkohen me kripë.
9/ Tigani ose tenxherja që është nxirë nga të fërguarat, pastrohet shpejt po të fërkohet me kripë të nxehtë.
10. Njollat e shndritshme, që mbeten mbi mobiliet nga sendet e nxehta, mbulohen me kripë e pak vaj, pastaj pastrohen.
11. Gjalpi nuk prishet po ta mbulojmë me kripë.
12. Vezët ruhen të freskëta po të mbulohen me kripë.
13. Era e qepës largohet nga duart po ti fërkojmë me kripë.
14. Formula kimike: NaCl.
15. Djegiet e lehta të lëkurës, në kuzhinë, shërohen më leht po të laget pjesa e djegur dhe të mbulohet me kripë.


No comments: