PERBERESIT
7 veze
200 gr miell
200 gr sheqer
1/2 luge kafe vanilie
250 ml qumesht te fresket
250 ml qumesht pana
250 ml qumesht panda te embel
150 ml krem karamele
150 ml krem cokollate (sipas deshires)
PREGATITJA
Rrahim te bardhat e vezeve me nje rrahes elektrik. Vazhdojme ti rrahim deri sa te formohet marenga (shkume e bardhe). Shtojme vanilien te perzier me sheqerin duke e perzier. Shtojme te verdhat e vezeve nje e nga nje dhe miellin pak e nga pak (per te shmangur kokrrizat) duke e rrahur vazhdimisht me xhiro me te ngadalta. Pasi te kemi nje mase homogjene e vendosim ne nje tepsi te lyer me yndyre dhe e pjekim ne furre te nxehte ne temperaturen 170-180 grade per 20-25 minuta. Pas pjekies leme te ftohet pandispanjen, e heqim nga tepsija dhe e shpojme me nje pirun nga te dyja anet. Vendosim ne tepsine qe poqem pandispanjen qumeshtin pana dhe vendosim pandispanjen mbi qumesht. Perziejme qumeshtin e fresket me qumeshtin panda te embel deri sa te tretet mire ky i fundit. Shtojme mbi pandispanje me ngadale dy qumeshtat qe perziem deri sa ta thithi mire. Hedhim mbi pandispanje kremin karamel dhe me nje shpatull pastiqerie e hapim ne menyre te njetrajtshme mbi te gjithe pandispanjen. Sipas deshires mbi pandispanje mund te vendosim dhe krem cokollate ne vend te kremit karamel. Vendosim trilecen ne frigorifer per 15-20 min dhe eshte gati. Gatim te mbare.
No comments:
Post a Comment