4/16/2014

Veze te skuqura






PERBERESIT
 
2 vezë 

1 filxhan kafe vaj ulliri 
Kripë 
Piper te zi te bluar








PREGATITJA

Rregulli kryesore: Vezët duhet te skuqen ne temperature te ulet. Receta Zyrtare thotë se e verdha e vezes duhet të jetë e lengshme kur sherbehet dhe e bardha e saje te jete e forte ( e mpiksur ). Problemi është se e verdha e vezes mpikset në një temperaturë të ndryshme nga e bardha.
Në një tigan të vogël te laminuar shtojme vajin dhe e leme te ngrohet ne temperature te ulet.Vendosim vezet dhe presim deri sa te mpiksen periferite e se bardhës (qe merr disa sekonda), dhe me një lugë gjelle hedhim vajin e nxehte nga anet e tiganit mbi te bardhen e vezes dhe me pak mbi te verdhen e saje. Kështu skuqet njëkohësisht nga lart dhe poshtë.Ne momentin qe eshte forcuar mire ( mpiksur ) e bardha e vezes i sherbejme (vezet dhe vajin) në një pjatë.Shtojme kripën për shijen tonë dhe piperin e zi. Vezet e skuqura mund ti sherbejme me bukë te thekur dhe djathe te bardhe (sipas deshires tuaj). Nëse ju doni shije ekstra mund te zevendesojme vajin e ullirit me gjalpe. Gatim te mbare. 

Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte e juaj
. 

No comments: