4/13/2014

Fasule pllaqi ne tave


PERBERESIT  

Per 7-8 rracione

1 kg fasule pllaqi
2 qepe te vogla te grira ne kubik te vegjel 
2 karrota te grira
3 luge gjelle majdanos te grire
3 gjethe selino te fresket te grire
200 gr salce domate
1 filxhan kafeje me vaj ulliri
4 thelbinj hudher te grira
kripe - piper
1 flete dafine



PREGATITJA

Vendosim fasulet nje nate perpara se ti gatuajme qe te na zbuten. I kullojme, i shpelajme dhe ne nje tenxhere ziejme fasulet pllaqi (gjysem te ziera) ne uje me kripe per 30-40 minuta. Kullojme fasulet e ziera ne nje site dhe i leme menjane.





Ne nje tenxhere me vajin e ullirit skuqim qepen, karrotat,selinon per 3-4 minuta. Shtojme hudhren, salcen e domates dhe majdanozin, kripen dhe piperin. Shtojme fasulet pllaqi qe ziem me perpara dhe i kaverdisim dhe 3-4 minuta akoma.






Shtojme 3 filxhana caji me uje te ngrohte dhe i leme te marrin nje vale per 2-3 minuta. Vendosim fasulet pllaqi ne nje tepsi.




Fusim tepsine me pllaqite ne furre te parapregatitur ne temperaturen 170 - 180 grade celsius per 30 - 40 minuta. Sherbejme te ngrohta duke i shoqeruar me djathe te bardhe dhe buke te thekur. Gatim te mbare.
Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte e juaj.




No comments: