PERBERESIT
1/2 kg midhje
1 qepë të vogel te grire ne kubik
50g gjalpë ose 1/2 filxhan kafe vaj ulliri
1 lugë gjelle majdanoz te grire
350ml verë te bardhë
kripë, piper
2 thelbinj hudhera te grira
PREGATITJA
Vendosim midhiet ne uje te bollshem per ti lare mire duke eleminuar midhiet qe jane te hapura sepse nuk jane te keshillueshme. Ne nje tigan te nxehur kavurdisim me vaj ose gjalpe qepen per 5-6 minuta dhe shtojme hudhrat. Shtojme midhiet, kripen , piperin, majdanosin. Duhet theksuar per midhiet qe duhet ti kavurdisim ato derisa te hapen te gjitha. Midhjet qe mbeten te mbyllura nuk eshte e keshillueshme per tu konsumuar. Shtojme veren e bardhe, gatuajme midhiet deri sa te na avulloje alkoli i tepert dhe te marrin nje vale. Sherbejme midhiet te ngrohta duke i sperkatur me pak majdanos te grire. Gatim te mbare.
Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte e juaj.
No comments:
Post a Comment