4/21/2014

Sallate orizi shumengjyreshe


PERBERESIT Per 6-7 persona

2.5 filxhana caji me oriz te zier
1 spec i kuq i grire ne kubik
1 spec jeshil i grir ne kubik
1 spec portokalli i grire ne kubik
1 filxhan caji me miser te zier ose konserve
2 konserva te vogla peshk ton ne vaj
1 filxhan kafeje me turshi te ndryshem kastravec,karrot,lule laker
kripe piper
vaj ulliri


PREGATITJA

Vendosim orizin e zier ne nje ene te madhe dhe shtojme specat e te gjitha ngjyrave, misrin dhe e perziejme. Presim turshit ne kubike dhe i hedhim dhe ato ne ene. Vendosim dhe peshkun tono pasi e kemi kulluar nga vaji i tyre dhe i perziejm me ngadale. I hedhim sallates pak vaj ulliri, kripe, piper dhe e perziejm per here te fundit dhe e sherbejme. Gatim te mbare. 
Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte e juaj. 

No comments: