PERBERESIT
6 patate të mesme (te ziera me lëkurat)
3 luge gjelle veze peshku te konservuara te kripura
1 qepe te vogel te grire
1 limon (lëngun)
2 filxhana kafeje me vaj ulliri
1 filxhan kafe me uje te gazuar
kripe
piper te bardhe te bluar
PREGATITJA
Ziejme patatet dhe mbasi jane ftohur i xhveshim nga lekurat. I presim patatet ne kubike dhe i fusim ne nje blender. Shtojme ne blender vezet e peshkut, qepën, piperin dhe lengun e limonit. Perpunojme te gjithe perberesit, duke shtuar ne blender vajin e ullirit rrjedhshem pak e nga pak dhe gjithmone duke punuar blenderi me xhiro te avashta.
Ne fund shtojme ujin e gazuar perseri duke punuar blenderi me te gjithe perberesit. Provojme shijen e salces se peshkut dhe neqofte se nevojitet shtojme pak kripe dhe piper. Heqim salcen e peshkut me patate nga blenderi kur te jete krijuar nje kreme te trashe. Shërbejme sallaten e peshkut me bukë te thekur dhe ullinj ose si antipaste. Gatim te mbare.
Nese ky informacion eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte tuaj.
No comments:
Post a Comment