Showing posts with label Recelera. Show all posts
Showing posts with label Recelera. Show all posts

4/09/2014

Recel rushi







PERBERESIT

1 kg rrush pa bërthama
1 kg sheqer
2 filxhana caji me ujë
2 luge supe me lëng limoni te fresket







PREGATIJA

Lajmë rrushin dhe i këpusin kokrrat nga bistakët. Vendosim ujin dhe sheqerin në një tenxhere dhe i lëmë të ziejnë për 4 minuta. Shtojmë rrushin dhe i lëmë te ziejne për 10 minuta të tjera. Largojmë tenxheren nga zjarri dhe e lemë qe te ftohet  për 4-6 orë. Vendosim tenxheren e recelit qe të ziejë përsëri derisa trashet shurupi. Shtonjmë lëngun e limoni, trazojmë recelin dhe e heqim nga të zjarri. Lëmë recelin mënjanë që të ftohet mirë dhe e vendosim në kavanoza sterilizuar.

Recel shalqini





PERBERESIT

1 kg lekura shalqini te qeruara
1 kg sheqer
1/3 luge kafe me vanilie
1 limon (lengun)

PER LEKURAT E SHALQINIT

2 luge supe me gelqere
10 gota me uje





PREGATITJA

Per te pregatitur nje reçel shalqini sa me te suksesshem se pari duhet nje shalqin me lekure te trashe. Pasi ky reçel behet vetem me te bardhen e lekures se shalqinit. Pasi e qerojme pjesen jeshile te tij e presim pjesen e bardhe ne kubike. Tresim 2 luget e gelqeres ne 10 gota uje dhe hedhim ne te shalqinin e prere ne kubike. E leme shalqinin ne ujin e gelqeres per 2 ore dhe me pas e kullojme ne nje kullese dhe e shpelajme mire me uje te bollshem. Ne nje tenxhere hedhin shalqinin, sheqerin dhe i leme te ziejne ne zjarr te ngadalte. Pasi fillon te trashet shiropi i recelit shtojme vanilien, lengun e limonit, i perziejme mire dhe i leme te ziejne dhe 7 minuta te tjera ne zjarr me temperature te ulet. Heqim recelin nga zjarri dhe e leme te ftohet plotesisht. Vendosim recelin ne vazo te sterilizuara.