4/09/2014

Recel shalqini





PERBERESIT

1 kg lekura shalqini te qeruara
1 kg sheqer
1/3 luge kafe me vanilie
1 limon (lengun)

PER LEKURAT E SHALQINIT

2 luge supe me gelqere
10 gota me uje





PREGATITJA

Per te pregatitur nje reçel shalqini sa me te suksesshem se pari duhet nje shalqin me lekure te trashe. Pasi ky reçel behet vetem me te bardhen e lekures se shalqinit. Pasi e qerojme pjesen jeshile te tij e presim pjesen e bardhe ne kubike. Tresim 2 luget e gelqeres ne 10 gota uje dhe hedhim ne te shalqinin e prere ne kubike. E leme shalqinin ne ujin e gelqeres per 2 ore dhe me pas e kullojme ne nje kullese dhe e shpelajme mire me uje te bollshem. Ne nje tenxhere hedhin shalqinin, sheqerin dhe i leme te ziejne ne zjarr te ngadalte. Pasi fillon te trashet shiropi i recelit shtojme vanilien, lengun e limonit, i perziejme mire dhe i leme te ziejne dhe 7 minuta te tjera ne zjarr me temperature te ulet. Heqim recelin nga zjarri dhe e leme te ftohet plotesisht. Vendosim recelin ne vazo te sterilizuara.

No comments: