4/09/2014

Trigona



PERBERESIT

1 pako me peta te fresketa
250 gr arra
300 gr galete
150 gr qumesht te fresket
100 gr sheqer
1/2 limon (lekuren te grire ne rende)
1/2 limon (lengun)
1/3 luge kafeje me vanilie
70 gr gjalp te shkrire




 PREGATITJA

Presim petat ne rripa te gjate me trashesi 7-8 cm. Ne nje tenxhere vendosim arrat, qumeshtin, sheqerin, lekuren e limonit, vanilien dhe i vendosim ne zjarr per tu ngrohu per 7 minuta. Pasi eshte ftohur shtojme galeten dhe e perziejme mire. Per cdo trigon do perdorim nga tre rripa petash te cilat do ti lyejme te gjitha me gjalpe dhe do ti vendosim njera mbi tjetren. Vendosim ne fillim te petave 1 luge supe me perzierjen e pregatitur dhe mbyllim cepin e petave ne forme trigoni ( mbyllen mire anet). Lyejme trigonat e pregatitur me gjalpe dhe i pjekim ne furre te parapregatitur (te nxehte) ne temperaturen 180 grade. Ne nje tenxhere pregatisim shurupin e trigonave te ngrohte me 250 gr sheqer, 200ml uje, lengun e limonit, 3 luge supe me RUM (pije alkolike). Fusim trigonat pasi te jene ftohur ne shurupin e ngrohte. Trigonat mund ti sherbejme dhe te ftohta te shoqeruar me akullore.



No comments: