Showing posts with label Vera. Show all posts
Showing posts with label Vera. Show all posts

4/18/2014

Njohuri dhe histori per veren








Rrushi është shumë i pasur me glukozë, fruktozë, acide organike, kripëra minerale, kalium, kalcium, natrium, magnezium, pektinë dhe vitamina. Pikërisht për këtë arsye, mjekët e rekomandojnë në rastet e anemive dhe çrregullimeve të sistemit nervor, në stadet fillestare të
tuberkulozit, si dhe në shumë sëmundje të stomakut dhe zorrëve.
 


Shishja më e vjetër në botë

Zbulimi u krye gjatë hapjes së themeleve për të ndërtuar një shtëpi në një vresht afër qytetit Speyer në Gjermani. Shishja që daton rreth vitit 325 pas Krishtit, u gjet në 1867-ën. Shishja prej qelqi e gjelbër në të verdhë, ka mbajtëse në forma delfinësh. Ajo është e vetmja, e cila midis shumë të tillave të zbuluara ruhet ende në gjendje të mirë. Në fund të saj ka ende shumë llum vere. Rreth 2/3 e përmbajtjes janë një përzierje e turbullt, por ndoshta bëhet fjalë për vaj ulliri, të cilin romakët e përdornin zakonisht për të ruajtur verën nga prishja. Vendosja e tapave, edhe pse sipas dëshmive mësohet të kenë ekzistuar, nuk përdorej shumë. Metoda e ?taposjes? me vaj, mesa duket ishte më efektive në ruajtjen e pijes. Shishja e verës është ekspozuar së bashku me objekte të tjera të vjetra që nevojiteshin për bërjen e saj, në Muzeun Historik të Pfalz.







Vera më e shtrenjtë

Vintages e Chateau Lafite kanë qenë gjithmonë ndër verërat më të mira në botë.Ankandi Anglez ka një shishe  versteigert 178-cilësisë me te mirë për 200 000 EURO




Shampanje " Vino Spumante" Prodhuar ne menyra tradicionale ne hormonine e rretheve Farnceze rreth (Reims & Eperany).
Edhe perse shume rrethe te tjera franceze thone qe kane prodhur verera spumante ne kohe ende me te lashta qe "RRethi i quajtur Champagne" ku u prodhua me shumica te medha.
Hardhite jane vendosur nga monaket.






Me perpara jane prodhuar vetem verera te tharta. Thuhet qe Shampanja eshte e bere nga "Monaku _-_ Dom Pèrigom. Ne vitet 1600 e ne fillim te 1700 eshte marre me selezionimin e Pinotit te Zi, Chardonnay, e Pinot meunier. Monaku perziu shume rrush te ndryshem dhe e la te fermentohej ne shishe xhami ,por me tape si perdorin plakat me kavanozat e ullinjeve /pf/images/graemlins/tongue.gif pra te lidhura si me tel dhe shishet nuk mbylleshin mire keshtuqe plaseshin pas nje fare kohe.

Prodhimi i Shampanjes filloj rreth mesit te shekullit XIX pasi shishet me shumice u prodhuan neper podrumet: Veuve Clicquot, Krug, Bollinger e Moët et Chandon. Menyra e prodhimit eshte e njejte sic sot. Shtrydhja e pare e rrushit te sjell nje vere te tharte edhe icik si acid te sjell uthin /pf/images/graemlins/laugh.gif  80% rrush i zi (Pinot i Zi e Pinot maunier) te cilat i kthejne ne te bardhe dmth qe lengu ndahet nga lekura e rrushit + rrush i bardhe Shardonnay.
Prodhohen keshtu disa verera te bardha, te kuqe gjithmone te tharta.

Ketyre vererave baze ju hidhet sheqer i zi (Liquer de tirage) e pastaj e vendosin neper shishe teper te forta te cilat jane ne gjendje te durojne presionin qe sjell ( Co ) e cila formohet ne kohen e fermentacionit. Ne kete kohe shishet vendosen ne forme horizontale neper podrume te fresketa e cila ju jep karakteristiken e eferveshences (dmth shkumen e tyre). Me vone shishet vendosen ne pozicion te kundert me gryke poshte ne vendet qe quhen pupitres. Bien poshte tek gryka funderrinat qe mbeten. Ky moment quhet rèmuage. Shihet vendosen ne temperaturen - 25grade. Tek gryka e shishes formohet akull e cila permban tere fundrinat e vocka, te cilat dalin kur hapim tapen e shishes.
Ne baze te liqueur qe ju eshte hedhur ka shampanje te llojeve te ndryshme.

Ne Brut sheqeri eshte me pak se 15 gram/liter.
Ne Ekstra Dry 12-20 gram/liter.
Dry te tharte 17-35 gram/liter...etj etj....
Doux o e embel sheqeri eshte mbi 50 gram/liter.

Mund te jene : sans année o millesimé Kurse i Vini Spumanti jane te bere vetem nga rrushi Chardonnay ( Blanc de blancs) e ata nga rrushi i zi (Blanc de noirs.)
Per tu pire temperatura me e mire eshte rreth 7 grade.

Punishte artizanale e veres tradite per 5 breza





PER PESE BREZA FAMILIA NGULI KA QENE E DEDIKUAR PER ARTIN E VERES DHE FILOZOFINE SE CILESIA E VERES E KA ORIGJINEN NE FERMENTIMIN PERFEKT TE SAJE NE CILESINE DHE NE PJEKURIN MAKSIMALE TE RRUSHIT
    







Punishtja jone artizanale familiare e veres bazohet ne fermentimin tradicional te veres, me nje proces prodhimi ne temperatura te kontrolluara (ne qelar origjinal me temperatura kostante nga 12-15 grade) qe lejojne te vleresojme sa me mire shijen e rrushit, duke cliruar taninet me te lehta. Kjo pervoj shume vjecare mundeson ne prodhimin e vererave te ekujlibruara te nje cilesie dhe finese shume te vecant.





Punishtja jone artizanale familiare e veres bazohet ne fermentimin tradicional te veres se kuqe dhe te bardhe, pa perdorur konservante dhe ngjyrues te ndryshem, sic perdorin ne shume fabrika vererash. Nje vere qe pihet pa merak, 100% bio.












4/16/2014

Vera pije alkolike

 

Vera është një pije alkoolike që prodhohet nga fermentimi i rrushit ose lëngut të rrushit. Fjala vjen nga gjuha Greke për Fοινος dhe nga Gjuha Latine përvinum.

Pije të ngjashme me verën mund të bëhen edhe nga fruta të tjera. Në këtë kuptim emri verë perdoret si kualifikues, për shëmbull, verë e kuqe. Vetë fjala verë ka kuptimin verë rrushi.




Kjo terminologji shpesh caktohet nga ligji.Vera është interesante për disa arsye: perdorimi i saj ne ceremonite fetare të shumë kulturave; rëndësia historike e tregut te verës ne lashtësi. Ndryshe nga produkte të tjera, vera reflekton tek ai që e shijon veritetin e terrenit, klimës dhe konditave në të cilat rrushi është rritur, duke e bërë verën të ketë një shumëllojshmëri shijesh.

Duke shtuar këtu edhe përmirsimin e verës me kalimin e kohës variteti i shijes së verës është gati i pafundmë. Shumë fabrika moderne vere mundohen ta fshehin këtë varjetet duke prodhuar verë me të njëjtën shije çdo vit me anë të shkrirjes, adiksioneve kimike etj. duke krijuar kështu shije vere që nuk ndryshojnë nga viti në vit. 

Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte e juaj
.

Efektet e veres ne organizmin tone








Të pish alkool, do të thotë t’u hapësh dyert sëmundjeve të zemrës. Të gjitha pijet alkolike sjellin probleme, përveç verës së kuqe, e cila është vënë në qendër të studimeve. Vera e kuqe përmban resveratol, një substancë e cila, pas studimeve të bëra te kafshët, tregoi se mund të aktivizojë gjene që ngadalësojnë plakjen e qelizave.









Efektet mjekësore të verës janë subjekt i studimeve dhe debateve të vazhdueshme. Ne SHBA, një rritje e madhe e konsumit të verës së kuqe u pa në 1990.
Tashmë është ë qartë se konsumi i rregullt i 1 ose 2 pijeve në dite (1 pije e barabartë afërsisht me 125ml verë me 13% alkool) ul vdekshmërinë sepse ul 10%-40% mundësinë e sëmundjeve të zëmrës për njerzit mbi moshën 35 vjeç


Një gotë verë ka më shumë vlera se ç’mund të mendojmë. Zhvillon trurin, mbron kujtesën, lufton qelizat kanceroze apo forcon imunitetin. Për më tepër, një gotë verë mund të konsumohet kurdo, në kohë dimri dhe vere

Ushqen trurin

Një nga vlerat më pozitive të verës ka të bëjë me zhvillimin e kujtesës. Një gotë verë bën gjithmonë mirë sepse jo vetëm e ushqen trurin, zhvillon kujtesën por dhe e mbron atë. Një sondazh bërë grave të moshës 70 vjeçe rezultoi më i suksesshëm për ato që konsumonin verë në krahasim me ato që nuk e pinin fare. Vera parandalon mpiksjen e gjakut dhe redukton inflamacionin e enëve të gjakut, ku secila prej tyre është e lidhur me sëmundjen e zemrës. Kështu ka shpjeguar Tedd Goldfinger, një nga studiuesit e universitetit të mjekësisë në Arizona. Alkooli gjithashtu duket se rrit edhe hdl-në, kolesterolin e mirë, që i duhet trupit.

Tretë kalori

Studimet kanë treguar se njerëzit që pinë verë çdo ditë kanë një peshë trupore më të vogël, ( më të lehtë) se sa ata që e pijnë me raste. Pijësit e moderuar kanë më pak yndyrë në trup, se ata që konsumojnë më pak pije. Alkooli mund të nxisë trupin tuaj për të djegur kalori ekstra. Kjo vlen sidomos pas 90 minutave pasi keni konsumuar një gotë të tillë. Birra duket se ka efekt të ngjashëm.

Forcon imunitetin e trupit

Sipas një studimi britanik, ata që pinin afërsisht një gotë verë në ditë ishin më pak të prekshëm ndaj baktereve ‘Helicobacter pylori’, i cili shkakton gastrit dhe ulcerë të stomakut. Nëse konsumohet qoftë edhe një gjysmë gote do të kishte shumë rëndësi pasi trupi juaj mbrohet ndaj mikrobeve të salmonelës sidomos kur njerëzit janë të ekspozuar ndaj ushqimit të ndotur.

Lufton qelizat kanceroze

Një studim tjetër ka treguar se një gotë verë ndihmon në zhdukjen e qelizave kanceroze. Konkretisht kjo iu bë grave të cilat nuk kishin kancer. Pikërisht një gotë verë në ditë i ndihmonte ato që të luftonin qeliza të tilla kanceroze të paktën deri në 50 për qind. Studime të tjera në universitete të tjera të botës prodhuan rezultate të ngjashme. Ekspertët dyshojnë se kjo mund të jetë për shkak të antioksidantëve, të cilët kanë përhapje të lartë të substancave antikanceroze që gjenden në verë.

Stimulon ndërtimin e kockave

Një tjetër arsye se pse duhet pirë vera është sepse ajo ndihmon në mënyrë të ndjeshme zhvillimin dhe ndërtimin e kockave. Ata që konsumojnë më tepër verë, sidomos gratë, kanë kocka më të forta se ata që nuk pijnë. Alkooli rrit nivelet e estrogjenit, hormone që ndihmojnë në prodhimin e kockave të reja dhe mbrojtjen e të tjerave.

Parandalon diabetin

Gratë të cilat janë në fazën e para menopauzës e që konsumojnë një ose dy gota verë në ditë kanë 40 për qind më pak gjasa se sa gratë që nuk pijnë të zhvillojnë diabetin e llojit Ndërkohë nga ana tjetër studimet kanë treguar se për arsye ende të paqarta vera zvogëlon rezistencën e insulinës te pacientët diabetikë. 

Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte e juaj
  .

4/09/2014

Pershtypjet me te mira per perzgjedhjen dhe pirjen e veres se kuqe ne vere






Pavarësisht nga të nxehtit dhe lagështia disa prej nesh ende pëlqen të pijnë verë të kuqe gjatë gjithë verës. Lexoni më tepë për disa këshilla të dobishme në zgjedhjen e verërave të kuqe të përsosura freskuese verore.Si mund të shërbehet një verë e kuqe në verë!!
Një nga aspektet më të rëndësishme të çdo vere të kuqe është mezja që do ta shoqërojë. Kjo është veçanërisht e rëndësishme kur temperaturat rriten. Vendosni shishen tuaj më të preferuar të verës së kuqe në frigorifer për rreth 20 deri në 30 minuta para se ta shërbeni. Ju do të jeni të habitur se si ajo do të ketë një shije të vecantë freskuese. Zgjidhni verëra të lehta me tanine te ulëta. Mundohuni të zgjidhni verërat e 13% alkol dhe më poshtë. Verërat Light të kuqe janë më të lehta në qiellëz dhe janë shumë më tepër freskuese se sa verërat me përqindje të larta alkoli. 


 

 

 

 

Disa nga verërat favorite freskuese verës janë:


Valpolicello - Nga rajoni i Venetos në Italinë veriore. 

Harrojeni Ripasso ose Amarone. Në vend të këtyre të zgjidhni për të thjeshtë dhe Normale verën Valpolicello. 
Gamay - Beaujolais, ose verëra të tjera të bëra nga rrushi Gamay 
Franc Cabernet - veçanërisht nga Chinon Loire Valley. 
Pinot Noir por Pinote të lehta si. Carneros, Sonoma Coast, Bourgogne Rouge, Burgundy, 
Red Sancerre apo gjermane Pinot Noir janë të gjitha mundësitë të mira. 
Grenache apo blends (verëra me tre ose më shume lloje rrushrash) Grenache të bazuara nga Lugina Rhone ose Languedoc në Francë apo bregdetin qendror të Kalifornisë.
Ver
ëra te kuqe austriake të bëra nga Zweigelt apo St Laurent.
Dolcetto ose verëra Barbera nga Piemonte zonën e Italisë.
Verërat BIERZO (rrushi Mencia) nga Northwestern i Spanjës. 
Schiava - një nga rrushrat lokal të Alto Adige në Italinë veriore bën verëra të kuqe të shijshme të lehta per tu perdorur për stinën e verës.