4/11/2014

Fergese me melci vici ne tave balte



PERBERESIT

300 gr melci vici
2 thelbinj hudhere te shtypura
1.5 luge gjelle me vaj ulliri
150 gr gjize
5 luge gjelle me dhalle
1/2 luge gjelle me gjalpe
kripe
piper
rigon
1/2 luge gjelle me salce domatesh
1 spec te vogel turshi djeges
1 gjethe dafine

PREGATITJA

Heqim lekuren e melcise dhe e presim ne copa te vogla ne madhesine e kafshates. Ne nje tigan shkrijme gjalpin ne vajin e ullirit dhe kavurdisim pak hudhren. Shtojme melcine, kripen, piperin, rigonin dhe i kavurdisim per 3-4 minuta te tjera. Shtojme salcen e domates, specin djeges te grire holle, 3/4 e nje filxhani caji me uje te ngrohte dhe i leme te ziejne deri sa te avulloje 1/3 e lengut. Perziejme gjizen me 5 luge gjelle dhalle dhe ja shtojme melcise qe eshte duke zier bashke me nje gjethe dafine. I leme te ziejne per 2-3 minuta te gjithe perberesit duke i perzier vazhdimisht, provojme shijen e kripes dhe i hedhim ne taven e baltes. E pjekim fergesen ne furre te nxehur ne 160-170 grade per 15-20 minuta deri sa yndyra te dali ne siperfaqen e taves. Gatim te mbare.


No comments: