PERBERESIT
zorre dele (e trasha)
te brendeshmet e deles
kripe - piper
rigon - piper te kuq te bluar(paprika)
1 luge kafeje nenexhik
1 limon (lengun)
50 gr gjalpe - 250 gr miell misri
4 thelbinj hudhera te shtypura
PREGATITJA
Ne nje ene te vogel metalike shkrijme gjalpin, shtojme lengun e limonit, i perziejme mire dhe i leme menjane ne nje vend te ngrohte. Kollofacia klasike pregatitet nga zorra e trashe e deles e cila pastrohet shume mire nga te dyja anet me leng gelqereje por mund te pregatitet dhe me zorre industriale (te gatshme). Presim te brendeshmet e deles ne kubike te vegjel dhe i vendosim ne nje ene plastike per tu marinuar me erezat e lartepermendura, hudher, kripe, piper, rigon, paprika dhe nenexhik. Mbushim zorren me te brendeshmet duke futur me rradhe, 1 mushkeri, 1 melci, nje gjenderr, 1 zemer, pak dhjame dhe pak miell misri.
Vazhdojme mbyshjen sipas rradhes deri sa te mbyshet zorra me te gjithe perberesit. Mbasi e kemi mbushur lidhim skajet e saje dhe kthejme zorren duke e rrotulluar nga majtas djathtas ose anasjelltas dhe e lidhim me zorre te holla te pastruara ose me spango duke formuar salcice simetrike. Kollofacet mund ti pjekim ne furre ose ne skare. Gjate kohes se pjekies lyejme kullufacet me nje furce gatimi vazhdimisht me perzierjen e pregatitur me gjalp dhe limon. Sherbejme te ngrohta dhe mund ti shoqerojme me harapash. Gatim te mbare.
No comments:
Post a Comment