PERBERESIT
4 mandarina, të prera në feta holla të rrumbullakëta
1/4 filxhan caji lëng mandarine
1/2 filxhan caji vere te bardhe te gazuar
sheqer
PREGATITJA
Pregatisim një kavanoz qelqi te sterilizuar dhe e vendosim mënjanë. Vendosim një tenxhere të madhe ne teperature te larte ngrohjeje, shtojme fetat e mandarinave dhe ju shtojme uje te ftohte deri sa te mbulohen. Pasi fillojne te ziejne fetat e mandarines me ujin ulim temperaturen ngrohjes dhe e leme te ziejne për 10 minuta akoma. Zbrazim ujin e mandarinave dhe përsërisim edhe njehere kete proces. Per pregatitjen e kësaje recete ne do të përdorim një procesor ushqimor grires ose nje blender me thika prerie. Shtojme ne enen plastike te procesorit fetat e mandarinave, pasi i kemi lene pak per tu ftohur dhe i bluajme lehte vetëm disa herë. Në qoftë se do duam copa me të vogla mandarine mund të vazhdojmë grirjen deri sa te kemi arritur madhësine e dëshiruar te mandarinave.
Duke përdorur një peshore gatimi, peshojnë Mandarinat e grira. Në një tenxhere të madhe, shtojme copat e mandarinës dhe të njëjtën peshë sheqeri. Shtojme lëngun e mandarinave dhe veren e bardhe te gazuar, dhe vazhdojme zierien deri sa te arrije ne temperaturen 100 ° C per rreth 10-15 minuta. Heqim nga zjarri marmelaten dhe heqim me nje luge shkumën qe ka krijuar marmelata gjate zieries. Me një lugë vendosim në kavanozin e sterilizuar që kemi përgatitur marmelaten e mandarines dhe e leme te ftohet pa e mbyllur kapakun e kavanozit. Pas ftohjes se plote e vendosim atë në frigorifer dhe është gati për përdorim. Marmelata e mandarines mund te ruhet ne frigorifer per 2 muaj. Menyra e pregatitjes se kesaje marmelate mund te zevendesohet me cdo lloj fruti tjeter te sezonit.
Gatim te mbare.
Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte e juaj.
No comments:
Post a Comment