Showing posts with label Mishra. Show all posts
Showing posts with label Mishra. Show all posts

9/12/2018

Supë Me Të Brendëshmet E Qengjit (Magjirica Greke)





A e dini se magjirica është një supë tradicionale e fesë ortodokse dhe konsumohet në darkën e së shtunës së madhe mbas ringjalljes së krishtit dhe mbas 40 ditëve të agjerimit?  Një recetë e shijshme, gatim tradicional për tryezën e Pashkëve. Një supë e shijshme me aromë erëzash të freskëta, plot me proteina për të mëdhenj dhe të vegjël...





       PËRBËRËSIT

të brendëshmet e qengjit
1 qepë të thatë
2 tufa me qepë të njoma tëgrira
1/2 tufë me kopër të grirë
1/2 tufe me majdanoz të grirë
3/4 filxhan çaji me vaj ulliri
50 gr oriz (Glase)
kripë, rigon, piper

   PËR SALCËN E LIMONIT

2 te verdha vezësh
1 limon (lëngun)
1 lugë gjelle me niseshte


                     

                                    PREGATITJA

I lajmë të brendëshmet e qengjit dhe i ndajmë veç melçinë, mushkëritë, zemrën dhe gjëndrat. I vendosim në një tenxhere me ujë të bollshëm që të ziejnë sa të marrin valë për 10 minuta. Mbasi të kenë zier kulojmë ujin dhe i grijmë të brendëshmet hollë. Lëngun e tyre e hedhim.






Në një tenxhere, hedhim vajin e ullirit, të brendëshmet, qepën e thatë të grirë imët, qepën e njomë dhe i skuqim pak derisa të avullojnë lëngjet dhe të zbuten. Shtojmë koprën dhe majdanozin dhe i përziejmë. Shtojmë 5 gota me ujë dhe sapo të fillojë te ziejë hedhim orizin, kripën, piperin dhe rigonin. E lemë supën të ziejë në temperaturë të ulët deri sa të zihet orizi.

                                                               PREGATITJA E SALCËS SË LIMONIT

Në një tas tresim niseshten në lëngun e limonit, shtojmë të verdhat e vezëve dhe i përziejmë lehtë. Me një garuzhde hedhim me ngadalë në salcën e limonit pak nga lëngu i supës së nxehtë, duke e përzier vazhdimisht për të balancuar temperaturat e tyre. Hedhim salcën e limonit përsëri me ngadalë në supën e mëlçisë, duke e përzier vazhdimisht për të shmangur ''prerjen'' e vezëvedhe e heqim menjëherë nga zjarri.


Mish Çobani (Mish Qengji Në Furrë Me Kos - Ushqim Arumën)



Pregatisni për miqtë tuaj këtë pjatë shumë të shijshme.... Mish në furrë. Gatuajeni këtë recetë hap pas hapi të sugjeruar nga ne dhe shijoni mishin e qengjit të butë dhe me një aromë të vecantë, sidomos po të gatuhet në saç...






PËRBËRËSIT

2 kg mish qengji
2 lugë gjelle me gjalp
2 thelbinj hudhre të grira hollë
1 filxhan çaji me verë të bardhë
2 filxhana çaji me salcë kosi
1 vezë
2 gjethe dafine
kripë
rigon mali



                                    PREGATITJA

Presim mishin e qengjit në rracione. Hedhim në tenxhere gjalpin, mishin dhe e skuqim nga të gjitha anët në zjarr të mesëm. Shtojmë hudhrat dhe i përziejmë deri sa të zbuten. Shtojmë verën. Sa të ketë avulluar vera e tepërt shtojmë erëzat, rigonin, kripë dhe pak piper të zi.






Hedhim mishin e pregatitur në një tepsi balte dhe shtojmë ujë të nxehtë ose lëng mishi deri sa të mbulohet gjysma e mishit. Shtojmë dafinën, mbulojmë tepsinë me letër alumini dhe e pjekim në furrë për 2 orë deri sa mishi te jetë zbutur plotësisht. Kontrrojmë tepsinë në furrë dhe shtojmë ujë të nxehtë ose lëng mishi në qoftë se nevojitet.

40 Minuta para se ta nxjerrim tepsinë nga furra, përziejmë kosin me vezën me një pirun në një tas deri sa të bëhet një masë homogjene. Hedhim pak kripë tek kosi dhe e hedhim sipër mishit në furrë. E pjekim në furrë mishin deri sa të avullojnë ujrat e tepërta nga kosi dhe të lidhet. E shërbejmë të nxehtë dhe sipas dëshirës me pak djathë kaçkavall dhe majdanoz të grirë mbi të. Këtë recetë të shijshme mund ta pregatisim edhe duke e pjekur në saç.


7/01/2014

Tave me pule dhe patate ne furre




PERBERESIT

Per 4-5 persona

1 pule te prere ne rracione
10 kokrra patate
2 karrota (sipas deshires)
1 gote uje
6 luge gjelle me vaj ulliri
kripe, piper, rigon, 2 gjethe dafine
rozmarine
1 limon (lengun)








Lajme mire pulen e prere ne rracione e leme te kulloje dhe e sperkasim me pak kripe dhe piper. Lajme mire patatet i qerojme dhe i presim ne pjese te trasha. Ne nje tigan skuqim rracionet e pules me vaj nga te duja anet deri sa te marre nje ngjyre te kuqerremte.






Sotarume per 2-3 minuta patatet ne nje tenxhere. Hedhim patatet ne nje tepsi dhe i sperkasim me kripe, piper te zi pluhur, rozmarine, rigon dhe 2 gjethe dafine.






Vendosim pulen mbi patate. Ne nje ene perziejme ujin, lengun e limonit (pak mustarde sipas deshires), pak kripe dhe e shtojme ne tepsine me patatet dhe pulen.






Vendosim tepsine ne furre te parapregatitur ne temperaturen 220 grade per 60-70 minuta. Gjate pjekjes mund te duhet ti shtojme dhe pak uje taves ne rast se nevojitet.






Sherbejme pulen me patate ne furre te ngrohte dhe e shoqerijme me nje sallate jeshile, sallate ruse ose me sallate te sezonit. Gatim te mbare. Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte tuaj.



6/01/2014

Melci, zemer dhe veshka te tiganisura




PERBERESIT

Per 5-6 persona

300 gr veshka
350 gr melci
350 gr zemer
2 luge gjelle me gjalpe
1 filxhan kafeje me vere te bardhe
kripe - piper - 2 gjethe dafine
3-4 thelpinj hudher
1/2 luge gjelle me miell



PREGATITJA

Melcite, zemra dhe veshkat e bagetive te imta priten ne copa te vogla, lyhen me pak miell dhe i skuqim ne tigan me gjalpe. Ne fillim skuqim zemren per 3-4 minuta dhe shtojme veshkat dhe melcine. Shtojme kripen, piperin, dafinen, hudhrat e grira imet dhe i shuajme me veren e bardhe. I leme te marrin nje vale per 3-4 minuta dhe jane gati. Sherbehen te ngrohta sade ose shoqerohen me patate te skuqura, me zarzavate te ziera,me nudels etj.

5/14/2014

Tave me gjiro pule dhe salce konjaku




PERBERESIT

170 gr gjiro pule (ose fileto pule te pjekur)
1.5 filxhan caji me salce konjaku
2 luge gjelle me djathe kackavall te grire
2 feta domate






PREGATITJA

Ne nje tave te vogel vendosim gjiron e pules te pjekur (fileto pule te pjekur ne skare, ose fileto pule te skuqur ne tigan), shtojme salcen e konjakut (receta e salces se konjakut > ketu), hedhim mbi salcen e konjakut djathin e grire te kackavallit dhe 2 feta domateje. Fusim taven ne furre te nxehur ne 190-200 grade per 20-25 minuta. Taven me gjiro pule dhe salce konjaku mund ta shoqerojme me patate te skuqura, oriz me zarzavate, pite te pjekura ne skare, kroketa patatesh etj.

4/21/2014

Meze per vere ne tave


PERBERESIT 

Per 6-7 persona

3 kg mish derri, qafe ose shpatull te prere
4-5 domate te grira
2-3 qepe te grira
4-5  thelbinj hudre te grira
1 spec jeshil te grire
3 luge supe me majdanos te grire
1/2 filxhan caji me vaj ulliri
kripe-piper-rigon
1 filxhan caji me birre



PREGATITJA

Vendosim mishin e grire ne nje tepsi te thelle. Me nje rende grijme domatet dhe qepen dhe i hehim ne tepsi bashke me mishin. Ne te njejten menyre veprojme dhe me specin ne rende, shtojme hudhrat, birren, vajin e ullirit, kripen, piperin, rigonin dhe i vendosim bashke me gjithe perbersit ne tepsi. I perziejme mire te gjithe perberesit dhe e vendosim tepsine ne frigorifer per 7-8 ore para se ta pjekim ne furre. Mezen e veres e pjekim ne furre rreth 1.5 ore ne temperaturen 180 grade, 30-40 minutat e fillimit gjate pjekies mund ta mbuloni tepsine me nje leter alumini. Mezen mund ta shoqeroni me vere te bardhe ose te kuqe. Gatim te mbare. 

Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte e juaj. 
 

Berrxolle vici me qepe te skuqura







PERBERESIT

1 berrxolle vici pa kocke 260 gr
1 qepe te mesme te grire
piper te kuq speci
kripe
piper te zi  te sapobluar
2 patate te fresketa te grira
1 luge kafe me maidano te grire





PREGATITJA

Per pregatitjen e kesaje pjate na duhet te parapregatisim bexollen e vicit 4-5 ore para pjekies duke e marinuar mire berxollen e vicit me kripe, piper te bardhe te sapobluar dhe me 2 luge supe me vaj ulliri. Per te pregatitur nje qepe te skuqur te shishme ne ngjyre karameleje skuqim qepen ne vaj misri me pak piper te kuq, kripe dhe ne temperature jo shume te larte.







Duhet patur parasysh qe berxolla e vicit dhe qepa e skuqur duhet te perfundojne njekohesisht pregatitjen, qepen e skuqur e pregatisim 6-7 minuta para se te piqet berrxolla e vicit qe te sherbehen te ngrohta. Berxolla e vicit mund te shoqerohet me kroketa patatesh, me patate te skuqura, me pure patateje, me oriz te zier, me nudel dhe me lloje te ndryshme salcash per B.B.Q.









Pjaten e berxolles se vicit e sherbejme te ngrohte dhe mund ta sperkasim me pak majdanos te grire. Gatim te mbare. Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte e juaj. 







 

4/19/2014

Mish qengji ne furre (gjylbashi)

  
 PERBERESIT: 

 1 kofshe qengji
 5-6 thelbinj hudhër te grira
 kripë,piper
 2 luge gjelle me gjalpë
 1 limon (lengun)
 1/2 lugë gjelle mustardë.

PREGATITJA:

Lajme dhe kullojme mire mishin e qengjit. Me një thikë të mprehtë, hapim vrima ne kofshen e qengjit dhe mbushin me copa të vogla  hudhrash. Sperkasim mire mishin e qengjit me kripë, piper, lëng limoni, mustardë dhe ne fund me gjalpe. Vendosim mishin ne leter pjekjeje dhe e lidhim  mire me spango. E fusim në furrë  ne temperature te ulet 160-170 grade  për rreth 2.5 orë. Heqim letren e piekies nga mishi dhe e leme dhe 20-25  minuta te tjera qe te marre ngjyre. Gatim te mbare. 



Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte e juaj.  

4/18/2014

Berrxolle derri me salce konjaku (sauce metaxa) ne furre







PERBERESIT

1 berrxolle derri e pjekur ne skare
salce konjaku deri sa te mbulohet berxolla 
2-3 feta domateje
2 luge gjelle me djathe kackavall te grire 
per te shoqeruar taven mund te pregatisni oriz me salce domateje.





PREGATITJA

Vendosim ne tave berrxollen e derrit dhe i shtojme salcen e konjakut mbi berrxollen (receta e salces se konjakut ketu ). Shtojme djathin kackavall mbi salce dhe 2 feta domateje. Vendosim taven ne furre te nxehur ne temperaturen 180-190 grade celsius per 25-30 minuta








Berrxollen e derrit me salce konjaku (metaxa) ne furre mund ta shoqerojme me patate te fresketa te skuqura, me sallata te sezonit, me oriz me salce domateje, etj. Gatim te mbare. 
Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte e juaj.







4/17/2014

Qofte me mish deleje


PERBERESIT   

Per 6 rracione

800 gr mish te grire deleje
1 qepe te thate te grire ne rende
2 thelbinj hudhre te grir ne rende te imet
pak karafil te bluar
2 luge gjelle majdanos te grire
rigon
1 luge kafeje piper te kuq paprika
piper te zi te bluar
kripe
4 luge supe me vaj ulliri


PREGATITIA

Ne nje ene plastike perziejm mishin e grire qepen, hudhren dhe te gjithe perberesit e tjere. Perziejme mire te gjithe perberesit dhe i leme te qetsohen ne frigorifer per 30 minuta. Qoftet e pregatitura i pjekim ne zgare per 10 -15 minuta duke e pjekur nga te gjitha anet. I sherbejme me pite te pjekura dhe domate te pjekura ne sgare. Gatim te mbare. 
Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte e juaj. 
 

4/16/2014

Kermij te skuqur me veze






Kermijte kane mish te paster e te shijshem. Para se ti gatuajme i lajme disa here me uje te bollshem, te rrjedhshem, ferkohen mire guackat dhe i vendosim ne nje ene me uje, uthull dhe kripe per 2-3 ore. I perziejme vazhdimisht qe t'u hiqen jarget. Ne nje tenxhere i ziejme me qepe, hudher, dafine, kripe, piper dhe pak uthull. I kullojme, nxjerrim mishin me pirun dhe jane gati per ti gatuar.




PERBERESIT

250 gr mish kerrmilli te zier
1 filxhan kafeje me vaj
1 luge gjelle me miell
1 veze
kripe
piper te zi te bluar




PREGATITJA

Sperkasim mishin e kerrmillit me kripe, piper te zi, i lyejme me miell, i zhysim ne veze te rrahur dhe i skuqim. Sherbehen me nje fete limoni, patate te skuqura ose sallatra te ndryshme te sezonit. Gatim te mbare.
Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte e juaj.


4/14/2014

Gjiro te ndryshem






Të famshem dhe te shijshem janë sufllaqet me mish derri dhe mish pule, ose pitat me gjiro siç quhen ndryshe. Të mbledhura kaush, ose të hapura, te shoqëruar veç mishit, edhe me patate të skuqura, me të gjitha zarzavatet dhe salcat pikante, majonez dhe salca e ndryshme.






GJIRO PULE

Gjiro i pregatitur nga mishi i fresket dhe i pastruar mire i pules. Shume i shijshem dhe dietik





GJIRO DONER

Gjiro prej mishi te grire vici dhe deleje, te marinuara dhe te perpunuara ne nje jiro Doner me shije pak pikante dhe shume te shishme.










SUFLLAQ ME GJIRO DERRI









Znicel derri







PERBERESIT

berxholla derri te shtypura
miell
qumesht me veze
krip
piper
galete
PREGATITJA

Pasi e kemi shtypur mishin e derrit me makinerine e znicelit ose me nje cekic druri per znicel hedhim pak kripe dhe piper sipas deshires. Kalojme znicelin ne miell duke e sperkatur mire me te dyja anet, e zhysim ne qumesht me veze dhe e sperkasim mire me galete. Ne nje tigan me vaj te nxehur vendosim znicelin per tu skuqur. Skuqim znicelin nga te dyja anet deri sa te marre nje ngjyre te kuqerremte dhe e sherbejme te ngrohte me patate te skuqura, me oriz te zier me zarzavate, me salca te ndryshme etj. Gatim te mbare.
Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte e juaj.

4/13/2014

Qofte me mish vici dhe deleje



PERBERESIT
  
Per 6 rracione

300 gr mish te grire vici
500 gr mish te grire dele
2 qepe te grira ne multi dhe e shtrydhur nga lengu
4 thelbinj hudhra te grira ne multi
1 luge kafe rigon
piper te bardhe te sapo bluar
1 filxhan kafeje me maidano
4 luge gjelle me vaj ulliri
1 luge gjelle me piper te kuq parpika
kripe




PREGATITJA

Ne nje ene plastike bashkojme te gjithe perbersit e lartpermendur qe te krijojme nje mase homogjene duke e ngjeshur si brume per 10-15 minuta. Vendosim masen e pregatitur ne frigorifer per 50-60 minuta. Marrim me dore te lagur (qe mos na ngjitet ne dore mishi i grire) nje pjese nga masa homogjene e mishit te grire te pregatitur me perberesit e tjere dhe i japim formen e deshiruar (qofteve). Pjekim ne skare qoftet e per 10-15 minuta duke i kthyer nga te gjitha anet. Qoftet e mund ti sherbeni me domate te pjekur, pite te pjekur, patate te skuqura, oriz me zarzavate dhe me salce pikante B.B.Q sipas deshires.
Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte e juaj.

Berrxolla derri te pjekura ne skare me salce limoni



PERBERESIT

4 bërxolla derri, te trasha 2-3 cm
2 luge ghjelle vaj ulliri Extra
2 luge gjelle lëng limoni të freskët
1 lugë kafe kripë deti
1/3 luge kafe piper te zi te sapo bluar
1 luge kafe rigon





PREGATITJA

Bashkojme perberesit e salces vajin e ullirit dhe limonin dhe i perziejme mire deri sa te kemi nje salce homogjene. Lyejme të dyja anët e berxhollave te derrit me rigon, vaj ulliri dhe lëng limoni, dhe i spërkasim me kripë dhe piper te zi. Përgatisim një zjarr të mesëm dhe nje skare të nxehtë. Lyejme me nje furçë me vaj hekurat e pastër te skares. Vendosim mbi skaren e nxehtë berrxollat duke i kthyer cdo 5-6 minuta deri sa te na piqen berxhollat dhe i sherbejme te ngrohta me patate te skuqura,ose oriz te zier me salce domateje, me pure patateje, sallata te deshires tuaj etj.

Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte e juaj.