Pregatisni për miqtë tuaj këtë pjatë shumë të shijshme.... Mish në furrë. Gatuajeni këtë recetë hap pas hapi të sugjeruar nga ne dhe shijoni mishin e qengjit të butë dhe me një aromë të vecantë, sidomos po të gatuhet në saç...
PËRBËRËSIT
2 kg mish qengji
2 lugë gjelle me gjalp
2 thelbinj hudhre të grira hollë
1 filxhan çaji me verë të bardhë
2 filxhana çaji me salcë kosi
1 vezë
2 gjethe dafine
kripë
rigon mali
PREGATITJA
Presim mishin e qengjit në rracione. Hedhim në tenxhere gjalpin, mishin dhe e skuqim nga të gjitha anët në zjarr të mesëm. Shtojmë hudhrat dhe i përziejmë deri sa të zbuten. Shtojmë verën. Sa të ketë avulluar vera e tepërt shtojmë erëzat, rigonin, kripë dhe pak piper të zi.
Hedhim mishin e pregatitur në një tepsi balte dhe shtojmë ujë të nxehtë ose lëng mishi deri sa të mbulohet gjysma e mishit. Shtojmë dafinën, mbulojmë tepsinë me letër alumini dhe e pjekim në furrë për 2 orë deri sa mishi te jetë zbutur plotësisht. Kontrrojmë tepsinë në furrë dhe shtojmë ujë të nxehtë ose lëng mishi në qoftë se nevojitet.
40 Minuta para se ta nxjerrim tepsinë nga furra, përziejmë kosin me vezën me një pirun në një tas deri sa të bëhet një masë homogjene. Hedhim pak kripë tek kosi dhe e hedhim sipër mishit në furrë. E pjekim në furrë mishin deri sa të avullojnë ujrat e tepërta nga kosi dhe të lidhet. E shërbejmë të nxehtë dhe sipas dëshirës me pak djathë kaçkavall dhe majdanoz të grirë mbi të. Këtë recetë të shijshme mund ta pregatisim edhe duke e pjekur në saç.
No comments:
Post a Comment