Showing posts with label Receta me shpende. Show all posts
Showing posts with label Receta me shpende. Show all posts

7/01/2014

Tave me pule dhe patate ne furre




PERBERESIT

Per 4-5 persona

1 pule te prere ne rracione
10 kokrra patate
2 karrota (sipas deshires)
1 gote uje
6 luge gjelle me vaj ulliri
kripe, piper, rigon, 2 gjethe dafine
rozmarine
1 limon (lengun)








Lajme mire pulen e prere ne rracione e leme te kulloje dhe e sperkasim me pak kripe dhe piper. Lajme mire patatet i qerojme dhe i presim ne pjese te trasha. Ne nje tigan skuqim rracionet e pules me vaj nga te duja anet deri sa te marre nje ngjyre te kuqerremte.






Sotarume per 2-3 minuta patatet ne nje tenxhere. Hedhim patatet ne nje tepsi dhe i sperkasim me kripe, piper te zi pluhur, rozmarine, rigon dhe 2 gjethe dafine.






Vendosim pulen mbi patate. Ne nje ene perziejme ujin, lengun e limonit (pak mustarde sipas deshires), pak kripe dhe e shtojme ne tepsine me patatet dhe pulen.






Vendosim tepsine ne furre te parapregatitur ne temperaturen 220 grade per 60-70 minuta. Gjate pjekjes mund te duhet ti shtojme dhe pak uje taves ne rast se nevojitet.






Sherbejme pulen me patate ne furre te ngrohte dhe e shoqerijme me nje sallate jeshile, sallate ruse ose me sallate te sezonit. Gatim te mbare. Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte tuaj.



5/14/2014

Tave me gjiro pule dhe salce konjaku




PERBERESIT

170 gr gjiro pule (ose fileto pule te pjekur)
1.5 filxhan caji me salce konjaku
2 luge gjelle me djathe kackavall te grire
2 feta domate






PREGATITJA

Ne nje tave te vogel vendosim gjiron e pules te pjekur (fileto pule te pjekur ne skare, ose fileto pule te skuqur ne tigan), shtojme salcen e konjakut (receta e salces se konjakut > ketu), hedhim mbi salcen e konjakut djathin e grire te kackavallit dhe 2 feta domateje. Fusim taven ne furre te nxehur ne 190-200 grade per 20-25 minuta. Taven me gjiro pule dhe salce konjaku mund ta shoqerojme me patate te skuqura, oriz me zarzavate, pite te pjekura ne skare, kroketa patatesh etj.

4/20/2014

Supe pule




PERBERESIT

1 pule
1 karotë
1 patate
1 qepë
2 lugë gjelle vaj ulliri
kripë - piper
6 lugë gjelle oriz per supe






PERBERESIT PER SALCEN E LIMONIT
 
1 vezë
2 limon 
 
1 lugë gjelle miell







PREGATITJA

Lajme pulen, e vënë atë në një tenxhere me ujë deri sa te mbulohet për të zier dhe sapo ka filluar te ziej, derdhim ujin, lajme perseri pulen dhe e vendosim përsëri në tenxhere me ujë deri sa te mbulohet dhe e leme te ziej. Shtojme, karroten, pataten, qepën, kripën, piperin dhe vajin e ullirit dhe i lëme te ziejne rreth 40 minuta apo më shumë ne temperature jo shume te larte. Mbasi kane zier i heqim nga tenxherja pulen dhe perimet me një lugë me vrima dhe i vendosim në një pjatë që shërbejme, shtojme ne tenxhere 1 filxhan ujë dhe sapo te fillojë te ziej shtojme orizin dhe e leme te zieje per 10-15 minuta. Pregatisim salcen e vezes dhe lemonit per supen e pules ne kete menyre qe te mos na prihet veza ne supe:  Vënë në një vezë procesorin e ushqimit, lëngun e limonit dhe miellin dhe i perziejme per 2 minuta. Hedhim keta perberes në tenxhere e cila mund te jete dhe mbi zjarr duke zier dhe i trazojme. Heqim kockat pules dhe e presim mishin ne pjese te vogla, presim dhe zarzavatet në pjese të vogla dhe i hedhim te gjitha ne supe. Shtojme pak majdanos te grire dhe leme te marre nje vale. Supen e shërbejme në pjatë të thellë, sipas deshires shtojme pak piper te zi. Gatim te mbare. 

Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte e juaj. 
 

4/17/2014

Salce pikante hudhre per krahe pule te marinuar


PERBERESIT 

1 filxhan caji salce domateje(kecap me pak piper djeges)
1/3 filxhan caji vaj misri
1/2 lugë kafeje me sheqer
1 lugë gjelle hudhër te grire (ne multi shum mire) 
1/2 lugë kafeje piper te zi te bluar
1/2 lugë kafeje piper te kuq te embel
1 lugë kafeje me salcë soje
1 te verdhë veze
3 luge kafeje me ujë
2 luge kafeje me niseshte




PREGATITJA

Në një tigan të vogël kombinojme duke hedhur shtate perberesit e pare. Vendosim tiganin me perberesit qe te ziejne ne temperature jo te larte. Ulim temperaturen e zjarrit dhe sa te filloje te ziejne me ngadale per 5 minuta e largojme nga zjarri dhe e leme salcen te ftohet per 10 minuta. Ne nje tenxhere te vogel rrahim te verdhen e vezes sebashku me ujin. Shtojme niseshten dhe të vazhdojme perzierien deri saniseshtia te shpërbëhet plotësisht. Shtojme ngadale dhe duke i perzier salcen e ngrohtë qe pregatitem ne salcën e vezes me niseshten. Perziejme vazhdimisht salcen pikante me hudher deri sa te kemi nje mase te mpiksur. Vendosim tenxheren e salces pikante me hudher ne zjarr me temperature te ulet per tu zier ngadale per 5-6 minuta dhe e sherbejme te ngrohte. Gatim te mbare. 

Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte e juaj.
 

Krahe pule te marinuar (chicken wings)




PERBERESIT

8 krahë pule, të plota
3 lugë kafeje xhenxhefil te bluar
1/2 filxhan kafeje me uthull
2 lugë supe vaj misri
1,5 luge kafeje me susam
1/2 filxhan kafeje me mjaltë
1/2 filxhan kafeje me salcë soje
1 luge gjelle me hudher te grire imet
2 lugë kafe fara susami për garnitur
3 gjethe qepe të freskët për te garnirur
1/4 filxhan caji vaj misri për skuqie
kripe
piper te bardhe te bluar




PREGATITJA

Ngrohim furrën paraprakisht në 200 °celsius. Presim krahët e pules ne dy pjese i pastrojme mire dhe ju heqim dhjamrat e teperta. Vendosim krahët e pules në një tepsi të mbuluar me leter alumini dhe i pjekim ne furre për 35 minuta. Në një tigan të madh shtonjme 2 lugë vaj misri dhe xhenxhefilin e bluar dhe i kavurdisim krahet e pules per 2 minuta ne temperature jo shume te larte. Shtojme uthullen, 2 luget e supes me vaj misri te nxehtë, farat e susamit, mjaltin, kripen, piperin e bardhe, salcën e sojes dhe hudhren. Kavurdisim keta perberes për 2 minuta te tjera dhe pastaj i hedhim ne nje ene plastike të madhe dhe i lëmë mënjanë. Në të njëjtën tigan ngrohim 4-6 lugë vaj misri per skuqie. Hedhim krahet e pules ne tigan dhe i skuqim për rreth 3 minuta, deri sa te marrin nje ngjyre të artë kafe.

Heqim krahët e pules dhe i vendosim mbi nje leter guzhine per tu thithur vajrat e teperta, pastaj 
i hedhim në enen plastike me salcën e pregatitur me pare. Perziejme mire krahet e pules me salcen qe te marinohen sa me mire. Vendosim enen plastike me krahet e pules ne salce per tu marinuar ne frigorifer pasi jane ftohur mire per 2 ore ose gjate gjithe nates. Vendosim krahët e pules në një tepsi, duke e ruajtur salcën (ne ngrirje) per ta perdorur here tjeter, dhe i pjekim ne furre në 210 grade celsius për 15-20 minuta për ti pjekur plotesisht. Sherbejme krahet e pules te ngrohta duke i sperkatur me pak susam dhe qepe te njome te grire duke i shoqeruar sipas deshires  dhe me patate te skuqura ose me oriz te zier. Gatim te mbare. 
Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte e juaj.

4/13/2014

Fileta pule te skuqura me galete (chicken nuggets)




PERBERESIT

4 fileta pule prera në copa me madhësi te nje kafshate
galete (buke e thekur e grire)
2 vezë rrahura

vaj për skuqje
kripë 
piper 
rigon




 PREGATITJA

Lajme mire pjeset e prera ne kubike te filetos se pules, i leme te kullojne dhe shtojme kripë, piper dhe rigon. Vendosim filetot e prera  vezë rrahur dhe pastaj ne galete. Në një tigan me vaj te nxehur skuqim filetot e pules me galete duke i kthyer vazhdimisht nga te dyja anet deri sa te marrin nje ngjyre te kuqerremte dhe te fryhen pak. Vendosim filetot e skuqura në letër thithëse kuzhine që të tërheqë vajrat e teperta dhe i sherbejme te ngrohta. Gatim te mbare.
Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte e juaj.

4/09/2014

Sallate me fileto pule





PERBERESIT



sallate jeshile
domate
kastravec
buke e thekur ne kubik (kruton)
miser i zier
salce majoneze ose kosi
speca te fresket ne kubik
160 gr filet pule 
1/2 luge kafe me maidano


PREGATITJA

 Presim fileten e pules ne kubike ne madhesine e kafshates dhe e sperkasim me kripe,piper te bardhe,1 luge supe vaj ulliri, 1 thelb hudher te shtypur sipas deshires dhe i perziejme per tu marinuar 30-40 min para skuqies.E skuqim fileton e pules reth 5-6 minuta ne tigan.

 Per salcen e majonezes na duhen:

Per 1 sallate 
3 lug supe majonez,1/2 luge kafe me uthull balsami 1 luge kafe mustard,kripe dhe piper te bardhe duke e provuar,1 luge kafe kecap,1 luge kafe me koper te grire imet dhe pak  sheqer. Perziejme te gjithe perbersit e salces se majonezes para se ta sherbejme.






Ne te njejten menyre pregatitjeje mund te pregatisim dhe salcen e kosit por ne vendin e majonezes do vendosim 3 luge salce kosi dhe te gjithe perberesit e tjere.

Vendosim ne piate perberesit si ne foto ose mund ti vendosni sipas fantazise tuaj.Me rradhe salaten jeshile,krutonin,misrin e zier,kastravecat domatet,salcen e majonezes,specat e fresket, mishin e pules dhe sperkasim ne fund sallaten me majdanos.