PERBERESIT
1 pule
1 karotë
1 patate
1 qepë
2 lugë gjelle vaj ulliri
kripë - piper
6 lugë gjelle oriz per supe
PERBERESIT PER SALCEN E LIMONIT
1 vezë
2 limon
1 lugë gjelle miell
PREGATITJA
Lajme pulen, e vënë atë në një tenxhere me ujë deri sa te mbulohet për të zier dhe sapo ka filluar te ziej, derdhim ujin, lajme perseri pulen dhe e vendosim përsëri në tenxhere me ujë deri sa te mbulohet dhe e leme te ziej. Shtojme, karroten, pataten, qepën, kripën, piperin dhe vajin e ullirit dhe i lëme te ziejne rreth 40 minuta apo më shumë ne temperature jo shume te larte. Mbasi kane zier i heqim nga tenxherja pulen dhe perimet me një lugë me vrima dhe i vendosim në një pjatë që shërbejme, shtojme ne tenxhere 1 filxhan ujë dhe sapo te fillojë te ziej shtojme orizin dhe e leme te zieje per 10-15 minuta. Pregatisim salcen e vezes dhe lemonit per supen e pules ne kete menyre qe te mos na prihet veza ne supe: Vënë në një vezë procesorin e ushqimit, lëngun e limonit dhe miellin dhe i perziejme per 2 minuta. Hedhim keta perberes në tenxhere e cila mund te jete dhe mbi zjarr duke zier dhe i trazojme. Heqim kockat pules dhe e presim mishin ne pjese te vogla, presim dhe zarzavatet në pjese të vogla dhe i hedhim te gjitha ne supe. Shtojme pak majdanos te grire dhe leme te marre nje vale. Supen e shërbejme në pjatë të thellë, sipas deshires shtojme pak piper te zi. Gatim te mbare.
Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte e juaj.
No comments:
Post a Comment