4/17/2014

Sallata Poseidon




PERBERESIT
 
300 gr karkaleca deti te pastruar
300 gr kallamar te zier

200 gr mish gaforreje ne kubik
5 veze (te bardhat e vezes)

130 gr havjar te kuq (brik)
majonezë
kripe 
piper te bardhe




PREGATITJA
 
Ziejme vezët, i leme te ftohen dhe ndajme te verdhen e tyre nga e bardha. Te bardhat e vezeve i presim ne kubik dhe te verdhat e vezeve mund të lihen për dekorim. Ziejme karkalecat e detit në ujë te kripur dhe i heqim per tu ftohur. Hedhin  ujin e vluar te karkalecave te detit kallamarin e prere ne unaza dhe pasi  eshte zier i heqim per tu ftohur. Presim mishin e gaforres ne kubik. Bashkojme te gjithe perberesit shtojme 2 luge majoneze dhe perziejme mire. Shtojme kripen dhe piperin per shije dhe i perziejme te gjithe perberesit me kujdes qe mos na cahet haviari.Gatim te mbare. 

Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte e juaj.
 

No comments: