PERBERESIT
1 kg luleshtrydhe
600 gr sheqer
1 limon (lengun)
1/2 luge kafeje me vanilie
PREGATITJA
Luleshtrydhet duhet te jene te pjekura dhe te forta. I lajme mire me uje te bollshem dhe ju heqim bishtat.
Vendosim luleshtrydhet ne nje robot shtepiak multi dhe i grijme ne madhesine e nje kokrreje fasuleje. Ne nje tenxhere te gjere vendosim luleshtrydhet, sheqerin, lengun e limonit dhe vanilien. I veme te ziejne ne zjarr te forte duke i perzier vazhdimisht me nje luge druri deri sa te arrije temperaturen 105 grade.
Ziejme marmelaten deri sa te mpikset mire (te bjeri nga luga e drurit ne copa te trasha). Heqim tenxheren nga zjarri dhe leme qe te ftohet mire. Vendosim marmelaten ne kavanoza te sterilizuara dhe e ruajme ne frigorifer. Gatim te mbare. Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte tuaj.
No comments:
Post a Comment