Lekura e portokallit eshte shume aromatike, ku te vjen keq ta hedhesh poshte. Me aromen e portokallit gatuajme shume lloje embelsirash dhe gjellerash. Kemi shume lloj menyrash per ta ruajtur aromen e lekures te portokallit. Marrim lekuren e portokallit dhe mundohemi qe te kete sa me pak te bardhe nga ana e brendesme duke e pastruar mire, e kalojme ne nje spango ne menyre qe te mos jene ngjitur njera me tjetren. I varim ne nje vend ku te ajrosen vazdimisht deri sa te thahen mire e te behen te forta.
I ruajme ne nje vazo qelqi dhe mund ti perdorim kur te duam, shkojne ne mish me qep 1-2 cope ose ne mishra me salce domateje per tu dhene aromen e tyre dhe pastaj i hedhim. Dicka tjeter qe mund te bejme duke e pastruar shume mire lekuren e portokallit te mos kete fare te bardhen e saj dhe e presim ne feta te holla. I veme ne nje vazo qelqi dhe e mbushim me konjak. Nga kjo mund te hedhim per arome ne keik, ne kremra te ndryshme, ne brumra dhe ku te deshironi.Te njejten gje mund te bejme dhe me mandarinat. Kujdes portokallat dhe mandarinat te jene biologjike. Gatim te mbare.
Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte e juaj.
No comments:
Post a Comment