4/11/2014

Qofte me mish vici te grire




PERBERESIT

0.5 kg mish vici te grire
1 qepe te grire ne rende 
1 spec jeshil te grire ne rende
1 veze
3 thelbinj hudhre te grira ne rende te imet
1 luge kafeje me piper te kuq (paprika)
1/2 luge kafe me kripe
piper te zi
2 luge kafeje me majdanoz te grire
1/2 luge kafe me rigon
1/2 luge kafe me arre myshku (pluhur)
2-3 luge gjelle me vaj ulliri





PREGATITJA

Ne nje ene plastike bashkojme te gjithe perberesit duke i perzier mire me dore per 8-10 minuta qe te kemi nje mase homogjene. Vendosim brumin e qofteve per 1 ore ne frigorifer para pregatitjes. Formojmë qoftet ne forme topthash dhe i fusim ne fillim në miell e pastaj i hedhim në tiganin me vaj të nxehtë. Skuqim qoftet nga te gjitha anet deri sa te marrin nje ngjyre te kuqerremte, i nxjerim nga vaji dhe i lëmë të kullojne vajin e tepert ne mbi nje leter kuzhine. Qoftet mund ti sherbejme si antipaste ose mund ti shoqerojme te ngrohta me pure, pilaf, ose patate te skuqura. 






Per pregatitjen e qofteve me patate ne furre, i vendosim ato sic i formojme toptha (qoftet) direkt me patatet ne tepsi. Shtojme vaj ulliri, kripe, piper, pak rigon, leng limoni sipas deshires dhe 2 filxhana caji me uje, i pjekim ne furre ne 180-190 grade per 40-45 minuta. Gatim te mbare.



No comments: