Showing posts with label Receta per femije. Show all posts
Showing posts with label Receta per femije. Show all posts

7/14/2014

Sufllaqe





PERBERESIT

pite te gatshme (ose pite arabe)
mish te pjekur (ose qofte)
pak qepe te grire te perzier me majdanos
domate te grira ne feta
patate te skuqura
xaxik 
kripe



PREGATITJA

Sufllaqet pregatiten nga pite te gatshme. Pitet lyhen me lyre ose me vaj misri dhe piqen nga te dyja anet ne nje pllake te nxehte ose ne nje tigan. Vihet ne mes mbushja (mish i pjekur ose qoftja) te cilat piqen ne cast.





Mbi mishin e pjekur vihet xaxiku, domatet, qepa, patatet e skuqura dhe sperkatet me pak kripe per shije. Mbeshtillet me leter per sufllaqe dhe sherbehet i ngrohte.








Lexoni me teper per:

1) Pregatitja e pites arabe ne kushtet shtepiake.
2) Pregatitja e qofteve me mish vici dhe deleje.
3) Pregatitja e salces se kosit (xaxiku grek).

5/06/2014

Buke e pjekur me djathe kackavall ne furre









PERBERESIT

1 panine te fresket
2 luge kafeje me gjalp
1 luge kafeje me koperr
1/2 hudher te grire imet
kripe
piper i bardhe pluhur
2 luge gjelle me djathe kackavall te grire







PREGATITJA

Nje menu e shpejte, nje buke e fresket (panine) e prere ne mes, para se te shtojme djathin e grire te kackavallit (guda) mbi buke, lyejme buken me nje shtrse gjalpi te pregatitur (ne nje filxhan kafeje perziejme gjalpin, hudhren, koprren dhe rregullojme shijen me pak krip dhe piper). Pas streses se gjalpit qe do ti japi nje shije te vecante bukes gjate pjekies, vendosim djathin e grire ne rende. Vendosim ne furre te nxehur per 4-5 minuta deri sa te shkrihet djathi dhe i sherbejme buket e thekura te ngrohta.

4/18/2014

Cheezburger





PERBERESIT

500 gr mish te grirë, të përzier nga viç dhe derr  

3/4 filxhan caji me kecap 
1 qepë të vogël te grire ne rende 
1 lugë kafe me koriandër pluhur 
6 feta djathë cedar 
6 unaza qepe të mëdha 
2 domate të mesme ne feta te holla 
2 kastraveca turshi të prera në feta holla 
kripë dhe piper te sapobluar 
6 buke hamburger te deshires suaj 
ketchup + mustardë per te lyer buket






PREGATITJA

Per 6 cheezburger te vogla

Në një ene plastike perziejme lehte mishin e grirë, kecapin-3/4 lilxhan caji , qepën dhe koriandëren. U japim qofteve te burgerit nje formë rreth 6-8 cm diameter dhe një trashësi rreth 1,5 cm dhe i sperkatim me kripë dhe piper nga te dy anët (nuk i vëmë kripe gjate përzierjes te perberesve).
Vendosim qoftet ne nje tepsi te shtruar me leter pjekie dhe i pjekim ne furre te parapregatitur ne temperaturen 180 ° C per 15-20 minuta, duke i kthyer per tu pjekur nga te dyja anet. Ne momentin qe do ti nxjerrim nga furra u vendosim nga lart cdo qofteje nga nje fete djathi qe te shkrije. Sperkasim domatet dhe unazat e qepës me kripe dhe piper. Presim buket ne mes dhe i lyejme me kecap dhe mustardë, cdo pjese te bukes. Vendosim mbi buke qoften, qepën, domaten, kastravecat dhe pjesen tjeter te bukes dhe i sherbejme me patate te skuqura. Gatim te mbare. 
Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte e juaj. 

Akullore ne kushte shtepiake






PERBERESIT

Per 4 persona  

1 banane e prere ne kubik
150 gr luleshtrydhe te grira
1 kiwi te grire
250 gr kos me yndyrë te ulet 
 
1/3 luge kafe me vanilie
1.5 luge gjelle me sheqer pluhur








PREGATITJA

Pregatisim kosin para perdorimit duke i shtuar sheqerin pluhur, vanilien dhe e perziejme mire. Presim frutat, i vendosim në enën plastike te akullores dhe e mbushim me kosin e pregatitur. Vendosim enen plastike në frigorifer. Për 2-3 orë, mund ti sherbeni keto akullore shtepie per femijet qe i pelqejn aq shume por edhe per te rriturit. Gatim te mbare. 
Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte e juaj. 

4/17/2014

Byreke te vegjel me gjize per 1 minut!!





PERBERESIT

Për 20 byreqe
peta te prera ne rripa me trashesi rreth 7 cm  
150 gr djathe te bardhe
200 gr gjize
6 lugë gjelle qumësht (mundesisht krem qumeshti pana) 
1-2 vezë
piper te bardhe te bluar (ose te zi)

2 luge gjelle me gjalp ne temperature dhome
vaj për skuqie

2 luge gjelle koperr te grire sipas deshires






Në një ene plastike te madhe shtypim djathin me nje pirun ose e grijme ne rende. Shtojme perberesit e tjere, vezet, piperin, qumeshtin, k oprren dhe i perziejme mire te gjithe perberesit.





Shtrojme rripat e petave ne tavoline dh i lyejme me nje furce gatimi me gjalp. Vendosim ne fillim te cdo rripi prej petave te prera 1/2 luge gjelle me perberesit e perzier dhe e mbeshtjellim ne forme trigoni. Vendosim vajin ne tigan te ngrohet ne temperature jo te larte dhe i skuqim deri sa te marrin nje ngjyre te kuqerremte.





Heqim byreqet nga tigani dhe i vendosim per pak kohe në letër kuzhine qe te leshojne vajin e tepert dhe i sherbejme te ngrohta. Gatim te mbare. 

Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte e juaj. 

4/14/2014

Znicel derri







PERBERESIT

berxholla derri te shtypura
miell
qumesht me veze
krip
piper
galete
PREGATITJA

Pasi e kemi shtypur mishin e derrit me makinerine e znicelit ose me nje cekic druri per znicel hedhim pak kripe dhe piper sipas deshires. Kalojme znicelin ne miell duke e sperkatur mire me te dyja anet, e zhysim ne qumesht me veze dhe e sperkasim mire me galete. Ne nje tigan me vaj te nxehur vendosim znicelin per tu skuqur. Skuqim znicelin nga te dyja anet deri sa te marre nje ngjyre te kuqerremte dhe e sherbejme te ngrohte me patate te skuqura, me oriz te zier me zarzavate, me salca te ndryshme etj. Gatim te mbare.
Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte e juaj.

4/13/2014

Fileta pule te skuqura me galete (chicken nuggets)




PERBERESIT

4 fileta pule prera në copa me madhësi te nje kafshate
galete (buke e thekur e grire)
2 vezë rrahura

vaj për skuqje
kripë 
piper 
rigon




 PREGATITJA

Lajme mire pjeset e prera ne kubike te filetos se pules, i leme te kullojne dhe shtojme kripë, piper dhe rigon. Vendosim filetot e prera në vezë rrahur dhe pastaj ne galete. Në një tigan me vaj te nxehur skuqim filetot e pules me galete duke i kthyer vazhdimisht nga te dyja anet deri sa te marrin nje ngjyre te kuqerremte dhe te fryhen pak. Vendosim filetot e skuqura në letër thithëse kuzhine që të tërheqë vajrat e teperta dhe i sherbejme te ngrohta. Gatim te mbare.
Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte e juaj.